TIRANE - Projektligji i propozuar nga qeveria shqiptare për ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile tashmë kanë kaluar në Komisionin parlamentarë të Ligjeve, ndërsa pritet që këto ndryshime të çlirojnë Gjykatat nga barra e seancave civile.

Disa nga ndryshimet në Kodin e procedurave Civile janë që në Gjykatat shqiptare të mos merren me dëshmi trashëgimie dhe as vendime gjyqësore të veçanta për urdhëra ekzekutimi, por të lëshohen nga noteri.

Në cilësinë e propozuesit të ndryshimeve në kodin e procedurës civile, Ministri i drejtësisë, Eduard Halimi tha në Komisionin e Ligjeve se këto ndryshime ulin shpenzimet dhe kohën që qytetarët kalojnë në dyert e gjykatave.

Ky projektligj ka gjetur dhe konsensusin e opozitës për t’u shqyrtuar ndërsa vetë deputetët e partisë socialiste nuk morën pjesë gjatë shqyrtimit, pasi njëkohësisht në selinë rozë u mblodh me grupi Parlamentar për marrëveshjen zgjedhore me LSI-në.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)