Laureta Rryçi - Këshilli i Ministrave ndryshoi dje pagën minimale dhe maksimale që do të merren për bazë nga 1 korriku e në vazhdim për efekt të llogaritjes së kontributeve. Sipas këtij vendimi, nga data 1 korrik e në vazhdim, paga minimale mujore do të jetë jo më pak se 16 820 lekë, ndërsa paga maksimale mujore do të jetë 84 100 lekë. Vendimi përcaktoi edhe shumën minimale të kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit, që do të jetë 4 693 lekë.

Ndryshimet

Qeveria përcaktoi dje pagën minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, do të jetë jo më pak se 16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore do të jetë 84 100 (tetëdhjetë e katër mijë e njëqind) lekë. Shuma minimale mujore e kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë 4 693 (katër mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë. Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, të jetë 7 për qind e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 177 (një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.7.2010 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind, sigurim shoqëror, dhe 7 për qind, sigurim shëndetësor të pagës mujore minimale, prej 16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh, të barabartë me 5 046 ( pesë mijë e dyzet e gjashtë) lekë në muaj. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.7.2010 e në vazhdim, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind, sigurim shoqëror, dhe 7 për qind, sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh, e barabartë me 5 046 (pesë mijë e dyzet e gjashtë) lekë në muaj. Personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 1 440 (një mijë e katërqind e dyzet) lekë. Personat mbi 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia, e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.7.2010 e në vazhdim, të paguajnë kontribut vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 7 për qind të pagës mujore minimale, prej 16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 17 280 (shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 11 232 (njëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e dy) lekë.

Kontributi i detyrueshëm

Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, do të jetë 1 440 (një mijë e katërqind e dyzet) lekë në muaj. Punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar, që e fillojnë veprimtarinë për herë të parë, paraqesin, në agjencitë e sigurimeve shoqërore, kopjen e certifikatës së identifikimit të personit të tatueshëm dhe regjistrimi bëhet sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave. Pas pajisjes së shtetasve me letërnjoftimin elektronik, numri i sigurimit shoqëror zëvendësohet me numrin personal të identifikimit. Personat e vetëpunësuar për herë të parë, në veprimtari, tregtare a shërbimi, ambulante, paraqesin, në agjencitë e sigurimeve shoqërore, kopjen e certifikatës së identifikimit të personit të tatueshëm dhe regjistrimi bëhet sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave. Pas pajisjes së shtetasve me letërnjoftimin elektronik, numri i sigurimit shoqëror zëvendësohet me numrin personal të identifikimit. Periudhat nga data 1.9.1995 deri në datë 1.4.2006, për të cilat të vetëpunësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën 21.12.2009, të cilët vendbanimin e kanë në të njëjtin rreth ku kanë tokën, për rastet, kur toka është blerë, sipas ligjit nr.7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, si dhe për rastet, kur toka është marrë me qira, me akt noterial. Për subjektet, juridike dhe fizike, përveç personave të vetëpunësuar në bujqësi, shuma e detyrimit kontributiv dhe e interesave llogaritet, evidentohet dhe administrohet nga administrata tatimore, e cila është përgjegjëse edhe për vjeljen e detyrimeve të prapambetura, që këto subjekte kanë ndaj sigurimeve shoqërore. Për subjektet debitore aktive me detyrime të prapambetura në organet e sigurimeve shoqërore dhe të paarkëtuara deri më 1.7.2010 të bëhet transferimi i detyrimeve të prapambetura të tyre në organet tatimore. Shuma bazë e përfitimit nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë 10 690 (dhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj. Shuma e përfitimit, për personat, që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e masës së pensionit, të përcaktuar në paragrafin e parë, të këtij neni, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë 6 980 (gjashtë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë) lekë në muaj. Shuma bazë e përfitimit për gratë, të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, do të jetë 6 980 (gjashtë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë ) lekë në muaj.





Kontributi minimal mujor, sipas degëve të sigurimit, të jetë:

% në lekë

Dega e sigurimit të sëmundjeve

0.3 51;



Dega e sigurimit të barrëlindjeve

1.4 235;



Dega e sigurimit të pensioneve

21.6 3 633;



Dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale

0.3 51;



Dega e sigurimit të papunësisë

0.9 151;



Sigurimet shëndetësore

3.4 572.







1 Korrik 2010