14/10/2011  Kusht plotësimi i 8 krediteve, 22 lëndë me zgjedhje e 16 lëndë bërthamë


Matura e 2012-s do të përmbajë një sërë ndryshimesh sa u takon testimeve që do të zhvillojnë maturantët. Sipas udhëzimit të shpallur nga MASH, konfirmohet se 22 do të jetë numri i lëndëve me zgjedhje, dhe 16 tw kurrikulws bwrthamw ku do testohen maturantwt e 2012-s, krahas provimeve të Matematikës, si dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë. Gjithashtu janë përcaktuar edhe kreditet me të cilat maturantët do të hyjnë në testime qoftë për lëndët e kurrikulës bërthamë dhe asaj me zgjedhje. Për të dhënë provimet me zgjedhje, maturantët duhet të plotësojnë disa kritere siç janë “shuma e krediteve të lëndëve të përzgjedhura nuk duhet të jetë më e vogël se tetë, numri i lëndëve me zgjedhje nuk duhet të jetë më shumë se dy apo tre, si dhe specifikimet teknike për shkollat profesionale. Në formulën tradicionale të llogaritjes së pikëve finale të maturës, e cila tashmë do të ketë disa provime me zgjedhje, jo vetëm dy sikundër është bërë deri më sot, saktësohet se pesha e provimeve të matematikës, e letërsisë, si dhe mesatares do të vlerësohet me 60 për qind (20 për qind secila prej tyre), ndërsa pesha e rëndësisë për testimet me zgjedhje do të jetë përkatësisht 40 për qind.


Kreditit për kurrikulën Bërthamë,


“Gjuhë e huaj e parë vlerësohet me 10 kredite, Kimia 4, Fizika 4, Biologjia 4, Shkencat e tokës 2, Qytetari 3, Historia 5, Gjeografia 3, Ekonomia 2, Teknologjia 2. Për shkollat artistike Histori muzike 6 kredite, Harmoni 6 kredite, Histori Arti 6, Histori-Baleti 3, ndërsa për shkollat profesionale, lënda teori profesionale 8 kredite.


Kurrikula për lendet me zgjedhje


Letërsi e thelluar 5 kredite, Matematikë e thelluar 5, Fizikë e thelluar 2, Kimi i thelluar 2, Biologji e thelluar 2, Trashëgimi Kulturore 4, Sociologji 2, Histori e thelluar 4, Gjeografi e thelluar 2, Psikologji 2, Filozofi 2, Ekonomi e thelluar 2, Teknologji e thelluar 2.Gjuhë e Huaj e dytë, Angleze, Italiane, Franceze, Gjermane e Spanjolle, secila vlerësohet me 6 kredite.