TIRANË – Furtunë në radhët e policisë menjëherë pas emërimit të kreut të ri të saj. Gjatë ditës së djeshme janë lëvizur thuajse të gjithë titullarët e Drejtorive të Policisë në qarqe. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë bëjnë të ditur se janë bërë 19 emërime në të gjitha rrethet e vendit, dhe në strukturat qendrore të Policisë së Shtetit. Këto lëvizje vijnë pas ardhjes në detyrë të ministrit të Brendshëm, zotit Lulzim Basha dhe së fundit të kreut të ri të Policisë së Shtetit, zotit Hysni Burgaj. Vendin e lënë bosh nga Burgaj, e ka zënë Hamdi Fjore, i cili që nga dita e djeshme mban detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Fjore ka qenë drejtor i Forcave Speciale. Shemsi Prençi, drejtor i Policisë së Fierit është larguar nga kjo detyrë dhe në të vendoset Mërgim Hoxha, i cili ishte drejtues i Policisë së Qarkut të Lezhës. Në vendin e Hoxhës caktohet Muharrem Furriku. Shemsi Prenci zë vendin e Hamdi Fjores tek Forcat Speciale. Vehbi Bushati, drejtor i Policisë së Vlorës largohet nga detyra dhe ndodhet në pritje të detyrës së re. Ai zëvendësohet nga drejtori aktual i policisë së Elbasanit, Saimir Muça. Emri Vata lë Policinë e Korçës dhe emërohet drejtor i Policisë së Gjirokastrës. Në listën e ndryshime është edhe Qarku i Beratit, ku është emëruar në një periudhë të përkohëshme kryekomisar Altin Qato. Ndërsa Drejtuesi Bernard Çaushi, zë vendin e Emri Vatës në krye të Policisë së Qarkut të Korçës. (Në tabelën e mëposhtme janë të gjitha emërimet e reja në strukturat e policisë)

Pak ditë më parë dha dorëheqjen nga Policia e Shtetit Ahmet Prençi, dhe vendin e tij e zuri Hysni Burgaj. Që para periudhës së zgjedhjeve nuk ka pasur qarkullime të drejtuesve të strukturave të policisë nëpër rrethe.





Emërimet



Drejtues i Parë Hamdi Fjora, - Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike

Rasim Borishi, - Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse

Drejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku, - drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike

Drejtues i Parë Nazmi Kotarja, - drejtor i Qendrës së Formimit Policor

Drejtues i Parë Ali Elezi, - drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës

Drejtues i Parë Muharrem Furriku, - drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë

Drejtues i Parë Mërgim Hoxha, - drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier

Drejtues i Parë Shemsi Premçi, - drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale

K/Komisar Saimir Muça, - drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan

K/Komisar Altin Qato, - drejtor i përkohëshëm i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat

Drejtues Bernard Çaushi, - drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë

Drejtues i Parë Emri Vata, - drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër

Drejtues i Parë Edmond Rizai - drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar

Drejtues i Parë Arjan Muça, - Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Drejtues i Parë Arben Hyseni - në pritje të emërimit

Drejtues i Parë Vehbi Bushati, - në pritje të emërimit

Ilia Nasi - drejtor i Policisë së Qarkut Dibër

Drejtues Aleks Hajdari, - drejtor i Policisë së Qarkut Durrës

Ilia Nasi - drejtor i Policisë së Qarkut Dibër

(Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit)









5 Nentor 2009