Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.





Ngjarja tragjike, xhaxhai masakron mbesën, të ëmën dhe tezen e sajNga Tema

Në ngjarje tragjike ka tronditur dje Shqipërinë dhe Italinë. Një 24-vjeçar shqiptar ka masakruar mbesën e tij 3-vjeçare, së bashku me të ëmën dhe tezen e saj.


Ngjarja tronditëse ka ndodhur në qytetin e Pavias, ndërsa viktimat janë Rina Mëlyshi, 24 vjeç, vajza e saj 3-vjeçare dhe tezja e vajzës, Ornela Ndoj, 19 vjeç.


Këto të fundit janë ekzekutuar nga 24-vjeçari Alfred Mëlyshi, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie, duke qenë se autori i saj ka qëlluar edhe veten dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Mediet e vendit fqinj, të cilat i referohen policisë italiane, bënë me dije se tri viktimat janë masakruar me thikë, gjë që dhe u ka shkaktuar vdekjen.


Fillimisht, mediet e vendit fqinj thanë se autorët e krimit qenë dy shqiptarë të tjerë, rreth moshës 30-vjeçare. Këto të fundit thanë se dy shqiptarët, pasi kanë kryer krimin e rëndë, i cili ka ndodhur pikërisht në apartamentin e viktimave, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Mediet italiane bënë me dije se konflikti i ka pasur fillesat që para disa muajve. Të paktën kështu janë shprehur fqinjët e viktimave. Këta të fundit kanë thënë për policinë se familja e viktimës ka pasur disa herë grindje me të dyshuarit, madje dy net më parë në pallatin në të cilin jetonin viktimat, janë dëgjuar disa të shtëna pistolete, që sipas fqinjëve kanë pasur lidhje pikërisht me familjen shqiptare. Ka qenë ky fakt që ka bërë policinë të dyshonte për ekzekutimin e tyre nga ana e personave të tjerë.


Por gjatë orëve në vijim, fillimisht policia ngriti dyshimin se viktimat mund të ishin ekzekutuar nga xhaxhai i vajzës së vogël, Alfred Mëlyshi, 24 vjeç. Gjatë një momenti që ka dalë nga gjendja e rëndë, xhaxhai i vajzës ka pohuar për policinë se ka qenë pikërisht ai që ka ekzekutuar familjarët e vet dhe më pas ka tentuar që të vrasë edhe veten. Policia ka deklaruar se 24-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit dhe se kemi të bëjmë me një vrasje të trefishtë e kryer me një mjet të vetëm, që është thika.