Tirane 11 tetor NOA - Qeveria shqiptare ka
iniciuar projektin e Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes ku si pjese e tij ne
Shqiperi po ndertohet sistemi i ri i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme
me bazen nepermjet procedures se Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme nen drejtimin e kryeregjistruesit.



Ne vijim te ndertimit te ketij sistemi te ri Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te
Paluajtshme njofton se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar te pasurive
te paluajtshme per zonen kadastrale nr. 8270 te qytetit te Tiranes.





Ky afishim behet ne territorin prane njesise bashkiake
nr. 5 me nje periudhe afishimi deri ne 45 dite kalendarike.



Te gjitha subjektet private dhe shteterore qe
kane te drejta pronesie ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e
paluajtshme ne zonen kadastrale nr.8270 jane te ftuar te verifikojne regjistrimin
fillestar te pasurive te tyre.



Ne kete faze te ketij procesi eshte i
rendesishem bashkepunimi i ngushte i te gjithe personave qe kane te drejte mbi
pasurine me ekspertet duke verifikuar te dhenat ne listat e afishuara.



Ne rast se gjate kesaj faze konstatohen
mangesi ne informacionin e afishuar atehere cdo njeri qe ka te drejte mbi
pasurine duhet te beje plotesimet e nevojshme dhe ti paraqese vete ato te
Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Tiranes.



Te gjitha pretendimet do te shqyrtohen dhe do
te paraqiten ne listat e afishuara brenda periudhes se Afishimit Publik.



Procesi i regjistrimit fillestar eshte falas
per te gjithe personat qe kane te drejta mbi pasurite e paluajtshme.



n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/32132-nis-afishimi-publik-i-regjistrimit-fillestar-te-pasurive-te-paluajtshmetitleNis afishimi publik i regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshmetheme blue nickagjencianoa