Fabiola Çela

Përfundon llogaritja e rritjes së pensioneve të qytetit dhe të fshatit. Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, ka sqaruar masën e rritjes së pensioneve për çdo kategori. Në bazë të kësaj rritje të ardhurat minimale për pensionin e plotë në qytet nuk do të jenë më të vogla se 12.226 lekë në muaj. Ndërsa të ardhurat minimale për pensionin e plotë në fshat s’do jenë më të vogla se 7234 lekë në muaj.
Rritja
ISSH-ja ka përfunduar llogaritjet dhe që dje ka nisur shpërndarjen e tyre. Sipas përllogaritjeve, 8 për qind janë rritur pensionet e pleqërisë së qytetit, 10% pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit, 22% për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat, si dhe rritjen me 4% për të gjitha pensionet suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake. Ndërsa trajtimi i veçantë i ish-punonjësve të nëntokës është rritur në masën 10%. “Të gjitha pensionet minimale të pleqërisë shtet, përveç rritjes për 8% përfitojnë dhe një kompensim në 190 lekë, duke e çuar rritjen reale të të ardhurave minimale të pensionistit në masën 10%”, u shpreh dje drejtoresha e ISSH-së, Evelina Koldashi. Në këtë kategori pensionesh përfitojnë 126.177 persona. Kështu me këtë rritje dhe shtesë, të ardhurat minimale të pensionistëve që marrin pension të plotë pleqërie bëhet 12.226 lekë. Sipas saj, kompensimin deri në masën 190 lekë do ta përfitojnë edhe pensionet e pjesshme të pleqërisë shtet. Ky kompensim u jepet në proporcion me masën e pensionit që ata kanë. Ky kompensim i bën këto pensione që të përfitojnë një rritje reale të të ardhurave në masën 10%. Në këtë kategori përfitojnë 44.077 persona. Pra, kompensimin në masën deri në 190 lekë e përfitojnë 203.850 pensionistë. ”Rritja e pensioneve nuk cenon asnjë prej kompensimeve që janë dhënë gjatë periudhave të mëparshme. Pra, të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç kompensimeve të përfituara me vendime të veçanta të qeverisë, do të përfitojnë edhe rritjen më të fundit që ka filluar që sot në të gjitha zyrat postare”, është shprehur drejtoresha e ISSH-së. Pas kësaj rritjeje të ardhurat minimale për pensionin e plotë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12.226 lekë në muaj. Të ardhurat minimale për pensionin e plotë në fshat nuk mund të jenë më të vogla se 7234 lekë në muaj. Të ardhurat për pensionin maksimal në qytet bëhen 21.052 lekë. Nga kjo rritje do të transferohen drejt buxheteve familjare të pensionistëve shuma 4.412 milionë lekë, fond i cili është vënë në dispozicion të ISSH-së nga qeveria.


VENDIMIPER RRITJEN E PENSIONEVE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 88 te ligjit  nr.7703, date 11.5.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozimin e Ministrit te Financave, Keshilli i Ministrave,
V E N D O S I :
1) Rritjen, në masën 8 për qind të:
a) pensioneve të plota, të pjesshme dhe të parakohshme, të pleqërisë, të pensioneve për merita të veçanta dhe për vjetërsi shërbimi
b) pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore
d) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994 të Presidentit "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut", miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994.
2) Rritjen, në masën 10 për qind të pensioneve të plota, të pjesshme dhe të reduktuara të invaliditetit dhe te pensioneve familjare
3) Rritjen ne masen 10 % te shtesave mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet  38 e 39 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe me nenin 24 të ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966 "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë".
4) Rritjen, në masën 22 për qind të:
a) pensioneve, të plota dhe të pjesshme, të pleqërisë, të pensioneve të invaliditetit,  dhe pensioneve familjare, të caktuara në përputhje me ligjin nr.4976, datë 29.6.1972 "Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë";

V  E  N  D  I  M 
PËR RRITJEN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE TË TRAJTIMEVE TË VEÇANTA
FINANCIARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror", të ndryshuar, të ligjit nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", të ligjit nr. 9128, datë 29.7.2003 "Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension", të ligjit nr. 8455, datë 4.2.1999 "Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit", të ndryshuar, të ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005 "Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension", të ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake", me propozimin e Ministrit të  Financave, Këshilli i Ministrave,

V E N D OS I:
1. Rritjen ne masen 4 % te;
a. Pensioneve te parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të ushtarakëve që për shkak të detyrës bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare, pensioneve suplementare familjare të ushtarakëve, që kane humbur jetën për shkak të detyrës, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror", të ndryshuar, dhe pensioneve familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999 "Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit", të ndryshuar, me datë fillimi deri më 30.6.2008, përfshirë dhe kjo datë.
b. Pensioneve te parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, që për shkak të detyrës, bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare dhe pensioneve suplementare familjare të punonjësve të Policisë së Shtetit, që humbasin jetën, për shkak të detyrës, të caktuara në mbështetje të ligjit nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", me datë fillimi deri më 30.6.2008, përfshirë dhe kjo datë.
c. Trajtimeve te veçanta financiar i pilotëve fluturues në pension .
d. Trajtimeve te veçanta financiar i efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension.
e. Trajtimeve te veçanta financiare te punonjësve të disa ndërmarrjeve ushtarake
2. Rritjen ne masen 10  % te trajtimeve te veçanta financiar te punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë.
3. Rritjen, në masën 4 për qind, do ta marrin edhe të gjitha përfitimet e përcaktuara ne piken "1", kur caktohen pas dates se hyrjes ne fuqi te këtij vendimi,  por me datë fillimi deri në 30.4.2009, përfshirë edhe këtë datë.


Përfituesit
Nga vendimi i qeverisë për të rritur pensionet përfitojnë 283.702 pensione pleqërie urbane, 41.000 pensione invaliditeti urbane, 49.619 pensione familjare urbane. Ndërsa në fshat përfitojnë 142.786 pensione pleqërie, 5467 invaliditeti dhe 11.333 pensione familjare. Kompensimin deri në masën 190 lekë do ta përfitojnë edhe pensionet e pjesshme të pleqërisë shtet. Ky kompensim u jepet në proporcion me masën e pensionit që ata kanë. Ky kompensim i bën këto pensione që të përfitojnë një rritje reale të të ardhurave në masën 10%. Në këtë kategori përfitojnë 44.077 persona.


Pensionet e qytetit
Nga periudha korrik 2005 - maj 2009 si pensionet e qytetit dhe të fshatit kanë pësuar rritje. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat e plota minimale në qytet në vitin 2005 ishin 8350. Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për rritjen e pensioneve të ardhurat minimale bëhen 12.226 lekë. Pra, ka një rritje në të ardhurat për 3876 lekë në muaj, ose 46.4% krahasuar me vitin 2005.

Pensionet e fshatit
Për pensionet e fshatit rritja ka qenë më e lartë se ato të qytetit. Kjo, pasi të ardhurat minimale për pensionet e fshatit ishin tepër të ulëta në krahasim me ato të qytetit. Sipas përllogaritjeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat minimale për pensionet e plota të fshatit në korrik të vitit 2005 ishin 3630 lekë, ndërsa me rritjen më të fundit bëhen 7234 lekë. Pra, ka një rritje në të ardhurat për 3604 lekë në muaj, ose 100% krahasuar me vitin 2005.