Kafshet e pyllit, te ndergjegjesuara per ndotjen e ambientit, vendosen te ndertonin nje HALE te madhe (banje alla turka) te rrapi i moçem 50 vjeçar. Ishin te ndergjegjshem se rritja e konsumit shkaktonte pershpejtim te procesit fiziologjik, bashke me intensifikimin e tij. Keshtu, te zgavra e rrapit, çliroheshin sa here kishin nevoje banoret e pyllit. Mirembajtja e halese normalisht i caktohej dikujt çdo kater vjet. Kishte raste qe edhe prishej rregulli, po kjo nuk pengonte ne mbarevatjen halelore.


Kohet e fundit, haleja e pyllit tone, kishte marre certifikate sigurie ISO-NATO…qe te flasim me popullorçe, ishte bere me kapak. Pasi mbaronin nevojat (sipas rastit bark, kaps apo normal, nevojtusi mund te ulte kapakun)..


Keshtu kaluan plot 18 vjet halelore (te dh….d.m.th) Banoret e pyllit ishin shume te entuziazmuar nga evenimenti, prandaj vitet i numeronin qe nga ndertimi i halese, d.m.th p.h dhe m.h. (para halese dhe mbrapa halese).


Pas ketyre viteve me prodhimtari te larte, vendosen te benin nje bilanc sesi kishin shkuar punet…Folen te gjithe…Ca mire ca keq.


Po ne fund e mori fjalen lepuri…


- Kam nje ankese ndaj elefantit -tha. Ai qendron me shume ne hale se gjithe ne te tjeret, asnjehere nuk e ul kapakun dhe jo vetem kaq, por kur mbaron perdor 10 nga ne per t'u fshirë...