Partia Socialiste edhe pse jo plotesisht ka filluar procesin e perzgjedhjes se kandidaturave te saj per kryetar bashkish dhe komunash ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit. Disa prej emrave ne bashkite me te medha ne vend jane te rikonfirmuara por probleme apo edhe pavendosmeri jane shfaqur ne komuna dhe ne disa njesi bashkiake te kryeqytetit. Keshtu ne njesine bashkiake nr. 2 ne Tirane Partia Socialiste deri me tani ka tre kandidate kryesore te cilet garojne mes tyre. Ata jane Adrian Isa Boletini Artemon Cukalla dhe Kujtim Nanaj. Prej ketyre tre emrave duket se me i favorizuari eshte ai i Adrian Boletinit i cili ka nje mundesi me te madhe se dy emrat e tjere. Sipas disa burimeve favorizimi kryesor ndaj emrit te Boletinit vjen per shkak se prej kater vjetesh ai eshte ne pozicionin e zv.kryetarit te kesaj njesie bashkiake duke pasur gjithashtu mbeshtetje dhe respekt te konsiderueshem nga ana e banoreve te zones.