Korçë

Një 21-vjeçare nga një fshat i rrethit të Korçës është arrestuar nga policia lokale, pasi u kap duke ushtruar prostitucion në një lokal. Burime zyrtare të policisë pohuan se 21-vjeçarja me inicialet A.M. nga fshati Dishnicë i rrethit të Korçës, është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion në një lokal në fshatin Boboshticë. Në këtë fshat të njohur për tavernat e tij dhe frekuentimin nga vizitorë të shumtë, 21-vjeçarja ka qenë e punësuar në një lokal të zonës. Policia, ndërkaq, ka filluar hetimet në gjendje të lirë edhe për pronaren e tavernës. Gruaja me inicialet K.K., 40 vjeçe, do të ndiqet penalisht për veprën penale të mbajtjes së lokalit në pronësi të saj për prostitucion.








#