Sot në orën 21:00, televizioni Ora News dhe kompania e njohur e sondazheve IPR Marketing publikojnë sondazhin e katërt për zgjedhjet e 28 qershorit. Ky është edhe sondazhi i fundit para zgjedhor, ndërkohë që ditën e zgjedhjeve televizioni Ora News dhe kompania IPR Marketing do të shpallin edhe rezultatet e exit poll-it.

Rezultatet do të shpallen nga drejtori i përgjithshëm i IPR Marketing Antonio Noto, në emisioni "Ora e Debatit", ku nuk do të mungojnë analistë e politologë që do të diskutojne rreth produktit të këtij testimi të opinionit të votuesve.m Kështu televizioni Ora News vetëm 6 dite para datës kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare sjell mbështetjen që forcat politike dhe koalicionet kanë, nëpërmjet sondazhit të organizuar nga një prej firmave me të njohura në Itali, IPR Marketing.

Sondazhi i parë i kompanise IPR Marketing u publikua në televizionin Ora News në 15 prill, më pas është publikuar një tjetër në mes të muajit maj, një në daten 16 qershor dhe sondazhi i sotëm është i fundit në periudhen parazgjedhore. Përveç sondazheve në rang kombëtar, kompania IPR Markting ka sjellë edhe sondazhe për qarqe të caktuara siç janë Tirana dhe Fieri, dy prej qarqeve më të rëndësishme në vend.

Ju ftojme të ndqini rezultatet e këtij sondazhi që do të publikohen nga Drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto dhe nga gazetari. Alfred Peza në një emision ku do të jenë të ftuar analistë dhe ekspertë të sondazheve qe do te debatojne rreth situatës ku ndodhen partitë politike kur na ndajne më pak se një javë nga zgjedhjet.