14-11-2013 / Nga Msc. Zaim Mema

Nga Msc. Zaim Mema


(Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së)


 


Bioteknologjitë dhe organizmat e modifikuara gjenetikisht - Organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) janë bimë apo kafshë të cilave kodi gjenetik i është ndryshuar në laborator për të siguruar që ata të marrin karakteristika specifike që nuk sigurohen nga natyra. Organizmat e modifikuara gjenetikisht percaktohen si organizma ne te cilat materiali gjenetik (ADN) është ndryshuar ne nje menyre jo natyrale (nga bashkimi i dy individëve te sekseve te ndryshëm) ose te nje kombinimi jo natyral. Organizma të tillë përmbajnë gjene të ndryshuar nëpërmjet metodave të inxhinierisë gjenetike. Ushqimet që përgatiten nga organizma të tillë, të cilët mund të jenë bimë ose kafshë, thirren shpesh me termin ushqime me OMGJ. Duke patur në dorë hartat gjenetike, ashtu edhe kodin gjenetik, inxhinieri gjenetike ka krijuar organizma të gjalla të reja (kryesisht bimor, por edhe shtazore), të cilat me genomin e tyre kanë të injektuar një apo disa gene të organizmave të tjerë të ndryshëm në gjini.


Shumë varietete bimore janë modifikuar për t’i bërë ato më rezistente ndaj kushteve të pafavorshme klimaterike, nga dëmtuesit, pesticidet,dhe konservimit më të gjatë. Ato do të jenë “ushqim për të ardhmen” sepse OMGJ-të mund të rriten në vende ku nuk rritet dot fruti biologjik, gjithashtu me OMGJ-të, rritet sasia dhe madhësia, zvogëlohen humbjet bujqësore të shkaktuara nga sulmet e insekteve dhe parazitëve.


Provat e para me organizma OMGJ u kryen në SHBA në vitin 1972, vite më vonë u përhapën në tregun amerikan fara të bimëve të sojës, misrit, patate, oriz, domates, pambukut, mjaltë e kolzës së modifikuar gjenetikisht. Prodhimet e këtyre bimëve u përhapën gjerësisht në tregun vendas e atë ndërkombëtar duke e kthyer në këtë mënyrë arritjen shkencore në një realitet të prekshëm për konsumatorin.


Konsumimi i ushqimeve me OMGJ sjell pasoja në shëndetin e njeriut? - Duhet të sqarojmë se prodhimi i organizmave OMGJ, përpara se të përdoren për konsum, i nënshtrohen kalimit nëpër një filtër shumë të imët provash për efekte negative ndaj organizmit të njeriut. Gjithashtu, prodhimi dhe përdorimi i organizmave të tillë është i rregulluar nga ligjshmëri rigoroze qoftë në vendet prodhues të tyre qoftë në nivel ndërkombëtar. Deri sot asnjë efekt negativ ndaj shëndetit që mund ti ngarkohet inxhinierisë gjenetike nuk është dokumentuar në popullatat njerëzore, ushqimet me OMGJ janë ngrënë nga miliona njerëz kudo nëpër botë pa ndonjë raportim për efekte sëmundjesh. Përfundimi kryesor që mund të nxirret nga përpjekjet prej mbi 140 projektesh kërkimorë që mbulojnë një periudhë prej më se 25 vjet kërkim duke përfshirë më se 500 grupe kërkimorë është se bioteknologjia, dhe në mënyrë të veçantë OMGJ, nuk janë në vetvete më të rrezikshme se p.sh. teknologjitë konvencionale të kultivimit të bimëve”. Konsumimi i ushqimeve të përgatitur nga organizma të tipit OMGJ ka rezultuar i padëmshëm për shëndetin e njeriut.


Produktet me OMGJ dhe qëndrimi ndaj tyre - Gjithsesi, prej listës së gjatë të organizmave me OMGJ nuk ka të deklaruar deri më sot të tillë që nuk mund të përdoret në mënyrë kategorike.Sidoqoftë, zgjedhja e përdorimit apo mospërdorimit të tyre është krejtësisht e lirë nga konsumatori. Shumë produkte ushqimore të modifikuara gjenetikisht për konsumatorin kanë problem si: • Ndjenja e frikës dhe preokupacionit nga e panjohura; shumë njerëz nuk janë në dijeni dhe për më tepër nuk janë të bindur mbi saktësinë e modifikime gjenetike. • Problemet etike ; shumë persona e konsiderojnë modifikimin gjenetik si një sferë ku nuk duhet punuar, sepse është ndërhyrje në punët e perëndisë. • Problemet e konkurrencës; është faktor kyç në qarkullimin e produktet ku përdoret më shumë OMGJ. Amerikanët kanë investuar miliarda dollarë në këtë fushë dhe mbajnë lidershipin me gjenetikën molekulare, janë pro prodhimit dhe përhapjes së OMGJ-ve, europianët, janë më prapa në këto teknologji, kanë një qëndrim më skeptik, dhe hera-herës frenues. Në të vërtetë ushqimet e përgatitur me OMGJ, nuk kanë karakteristika të dallueshme nga ata të tjerët për vetë faktin se vetë organizmat OMGJ nuk pësojnë ndryshime të tillë të dukshëm. Kjo gjë vlen jo vetëm për perimet por edhe për të gjithë organizmat e tjerë qofshin këta bimorë apo shtazorë. E vetmja gjë që mund t’i dallojë është shenja e shkruar etiketimi, cila tregon se janë OMGJ gjë të cilën e bën vetë prodhuesi. Produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ) nga ana e shkencëtarëve, vlerësohet ne mënyrë shkencore se nëpërmjet proceseve gjenetike  marrin vetëm gjenin (ndonjëherë edhe të kafshës) që ata e konsiderojnë si të dobishëm dhe e inkuadrojnë atë në materialin gjenetik. Ata thonë se kjo nuk paraqet asnjë problem, në aspektin e shëndetit dhe ekologjinë e mjedisit.


Në zbatim të Ligjit Nr.10416, datë 07.04.2011 “Për Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor” produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ ) janë të ndaluara të tregtohen deri në vitin 2016. Në mendjen e shkruar dhe atë televizive flitet për pasojat shëndetësore që sjellin ushqimet  e pa kontrolluara, kjo është një e vërtetë e pakundërshtueshme. Konsumatori kërkon siguri ushqimore por duhet të sqarohet  nga vin efektet negative në mbrojtjen e shëndetin. Jemi te mendimit se nuk janë produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ) që ndikojne negativisht në shëndetin e konsumatorit por janë mbetjet toksike mbi nivelin e standardeve , prodhimet vilen ose mblidhen pa kaluar afati i shpërbërjes së këtyre mbetje, thjesht nuk zbatohen rregullat teknike mbi karencën e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve. • Produktet të Mbrojtjes së Bimëve që përdoren në teknologjin e kulturave bujqësore për luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve janë të miratuara nga strukturat përkatëse në Ministrin e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe qarkullojnë në vendet e BE, të cilat kanë afatet e karencave. • Kur prodhimet e kultura, vilen ose mblidhen pasi ka kaluar afati i karencave, mbetjet janë nën nivelin e standardeve të miratuare nga Bashkimi Europian si dhe nuk kanë pasoja në shëndetin e konsumatorit. • Mbetjet e nitrateve dhe nitrite që vijnë nga Përdorimi i Plehrave të Përdorimit për Bimësinë, në veçanti përdorimi pa kritere i plehrave azotike, këto prodhime vilen ose mblidhen para kohës së shpërbërjes së këtyre elementeve ushqyese, vilen ose mblidhen pa këshilluar me specialistin përkatës. • Fitoregullatoret në teknologjinë e kulturave bujqësore,në disa raste bëhen të pakontrolluar, sasia prish cilësinë e prodhimeve dhe shkakton pasoja kur këto prodhime vilen ose mblidhen pa kaluar afatin e karencave. Për eliminimin e këtyre problemeve sipas legjislacionit përkatës, strukturat drejtuese të AKU-së kanë hartuar programe të veçanta Monitorimi si dhe  në vazhdimësi ka rezultate konkrete në përmirësimin e gjendjes. Kjo kërkon koordinimin e punës në hallkat e zbatimit të zinxhirit ushqimor, nëpërmjet vlerësuesve të riskut, menaxherëve, konsumatorëve, biznesit të ushqimeve dhe komunitetit akademik dhe aktorëve të tjerë të interesuar. Në sigurinë ushqimore ndikojnë shumë faktorë. Por është i nevojshëm identifikimi i ushqimit, i ndjeshëm është konsumatori, prandaj kujdes konsumator nga praktikat falsifikuese ose mashtruese! 


Për të përcaktuar se një ushqim dëmton shëndetin duhet pasur parasysh: • Mundësia e efektit të menjëhershëm, afatshkurtër ose afatgjatë të ushqimit në shëndetin e konsumatorit si dhe efektet negative në gjeneratat e ardhshme; • Ndjeshmëritë e veçanta shëndetësore të një kategorie të caktuar konsumatorësh, kur ushqimi është përcaktuar për këtë kategori, • Kujdes në efektet toksike të mundshme grumbulluese në këto produkte për arsye kontaminimi, të pranisë së lëndëve të huaja, të prishjes ose kalbëzimit.


Treguesi cilësor për këto produkte, për sigurinë ushqimore është Etiketa e Produktit. Gjurmueshmëria përcaktohet çdo substancë për të vepruar ose që ka bashkëvepruar me ushqimin në të gjitha nivelet e prodhimit,përpunimit dhe të shpërndarjes së ushqimit, të lëndëve të para, me origjinë bimore. Konsumator, largohuni nga tregtimi dhe konsumimi i këtyre produkteve pa etiketën përkatëse.


...