Komisioni kuvendor per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin miratoi sot ne mbremje projektin per dhenien ne perdorim te operatorit te katert te telefonise celulare ne Shqiperi Poste Telekomunikacionit te Kosoves, ne perberje te se ciles jane Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution dhe ACI Engineering shpk.


Projekti ne fjale synon t'i jape ne perdorim PTK per 15 vjet frekuencen e 4-t ketij konsorciumi, qe do te sjelle nje fryme te re te liberalizimit te tarifave ne sistemin e telefonise se levizshme celulare ne vendin tone si dhe do t'i hape rruge konkurrences se lire ne kete sektor.


Ne relacionin bashkangjitur ketij projekti theksohet se bashkimi i ofertuesve te perfaqesuar nga PTK paraqiti oferten prej 7.2 milion euro. Perfaqesues te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, te pranishem gjate diskutimit te ketij projekti ne komisionin kuvendor, u shprehen se PTK i ploteson te gjitha kriteret dhe konsorciumi i shpallur fitues jep oferten me te mire per tarifen e bisedes se telefonise mobile, duke e argumentuar kete me uljen e cmimit te telefonise se levizshme ne tregun vendas. Projekti ne fjale u miratua nga Komisioni per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin pa votat e opozites.