Elvana Hana, drejtoresha e ISKSH-së

Ne synojmë ofrimin e shërbimeve shëndetësore për shumicën e popullsisë përmes një pakete shërbimi atraktive. Sikurse ka ndodhur me shërbimin parësor, do të ketë një paketë të veçantë edhe në shërbimin spitalor, por këto shërbime ISKSH-ja do t’i blejë duke kërkuar standarde optimale për pacientët.


Ne jemi të bindur se konkurrenca do të shkojë në të mirë të pacientëve dhe njëherësh do të forcojë shërbimin shëndetësor publik. Sektori shëndetësor tashmë po i nënshtrohet një reforme të thellë, ku mirëqenia shëndetësore e qytetarit është në plan të parë.








#