Bari ka efekte pozitive kundër radikaleve të lira dhe acideve toksikë

Paracetamoli, i njohur nga të gjithë për vetitë antiinfiamatore dhe qetësuese, mund të përdoret, madje mund të jetë shumë i dobishëm, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të bërë nga Universiteti i Sidneit në Australi. “Arritëm të studionim një detyrë të re për një qetësues që njerëzit e përdorin shpesh dhe më duhet të them se rezultatet kanë qenë vërtet befasuese”, deklaroi profesor Michael Davies, i Qendrës së Kërkimeve për Zemrën. Sipas studimit, paracetamoli, përveçse mbron indet nga plakja, pengon edhe efektet toksike të një enzime të quajtur mieloperosidas, një proteinë që prodhon një lloj acidi “helmues”, e cila i dëmton shumë rëndë indet. Pavarësisht se janë të domosdoshme studime të tjera më të thelluara, doktor Davies thotë se “për të parandaluar shfaqjen ose progresionin e sëmundjes, ideja do të ishte që mjekët t’i japin paracetamol pacientëve që bëjnë pjesë në kategori me rrezik të lartë, d.m.th në prag të shenjave të para të sëmundjes, apo që kanë nivele të larta mieloperosidasi”. Nga faqet e revistës shkencore “Biochemical Pharmacology”, ku u publikua edhe studimi, kërkuesit paralajmërojnë që personat të mos tentojnë një vetëdiagnostikim apo vetëmjekim. Për të arritur efekte pozitive, në fakt pacientët duhet më parë t’i nënshtrohen një programi mjekësor apo analizave të nevojshme. Meqenëse ilaçi mund të blihet pa recetë në farmaci, ka shumë mundësi që duke mos e ditur se si dhe në çfarë sasie duhet ta përdorim, mund të rrezikojmë seriozisht shëndetin tonë, paralajmërojnë ata.


Pak histori

Paracetamoli është një ilaç që në të kaluarën grupohej me antiinfiamatorët josteroidë (FANS). Por në krahasim me këto substanca, sot klasifikohet si një ilaç analgjezik dhe antipiretik, i “përjashtuar” nga grupi i ilaçeve të quajtura FANS. Paracetamoli është i njohur në kulturën e shumë popujve, sidomos atë anglosaksone, për shkak të përhapjes së tij të madhe si një qetësues i përgjithshëm. Në treg ai njihet edhe me emra të tjerë si Tachipirina, Efferalgan etj. Ai ka nisur të përdoret prej më shumë se një shekulli. Sigurisht që bëhet fjalë për një nga ilaçet më të përdorura si analgjezik. Por edhe pse ka një përdorim dhe popullaritet shumë të madh, gjithmonë duhet të mbajmë parasysh këshillat e mjekëve lidhur me dozën. Shpesh ajo rekomandohet në bazë të peshës së trupit. Gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet të këshillohen gjithmonë me mjekët para përdorimit. Mjekët thonë se organizmi i fëmijës e asimilon ilaçin ndryshe nga organizmi i një të rrituri. Ndryshimet në muskuj, kockë, lëngje, yndyra, proteina të gjitha luajnë rol në asimilimin e ilaçit nga organizmi. Gjithashtu, shumë ilaçe mund të sjellin probleme serioze te fëmijët. Një ilaç kundër astmës mund të shkaktojë pneumoni dhe të pengojë rritjen apo zhvillimin e fëmijës. Një ilaç anestezie ngadalëson rrezikshëm zhvillimin e zemrës dhe mund të shkaktojë vdekjen e tij. Po ashtu distanca nga një kokërr te tjera nuk duhet të jetë më pak se gjashtë orë. Në rast të kundërt rreziqet mund të jenë shumë herë më të mëdha.


Zemra e shëndetshme

Një nga kardiologët më të mirë australianë nuk harron të na kujtojë edhe këshillat për një zemër të shëndetshme. “Në të vërtetë, sëmundjet e ndryshme kardiake janë komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janë rezultati i një ndërveprimi ndërmjet faktorëve ambientalë dhe trashëgimisë gjenetike. Te të parët futen të ashtuquajturit faktorë rrezikues, ndërsa për isheminë e zemrës janë kolesteroli i lartë në gjak, diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumë persona që vuajnë nga sëmundjet kardiake thuhet se e kanë të trashëguar. Kështu sëmundjet kardiake janë të trashëguara, por ajo që duhet theksuar është se janë të pakta dhe të rralla”, tregon profesori. Predispozita është e lidhur me aktivitetin e ndryshëm të gjeneve që rregullojnë mekanizmat kryesorë të sëmundjeve, ku simptomat e saj janë ato që lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka edhe forma të tjera të sëmundjes së zemrës. Në fakt, në sëmundjet më të shpeshta duhet të përmendim: ishemia e zemrës, angina, infarkti i miokardit akut dhe vdekja e papritur koronarike. Por këtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe aritmia. Këto sëmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeç, por në shumë raste ato janë të trashëguara. Megjithatë, moshat më të rrezikuara janë ato mes 50 dhe 60 vjeç. Simptoma e sëmundjeve të lindura të saj ka të bëjë me cianozën dhe prishjen e ekuilibrit të parakohshëm që në lindje. Valvulopatia reumatike ka të bëjë me gulçime, edemë periferike, si dhe aritmi. “Sëmundja më e rrezikshme që prek zemrën, si dhe një nga më të shpeshtat, është padyshim infarkti. Dhembja është më e gjatë dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, të cilat shfaqen me ndjenja të tjera, si ajo e vdekjes së shpejtë, me djersë të ftohta dhe hipertension të theksuar. Faktorët më të mëdhenj të rrezikut, sipas studimeve të fundit, janë: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti. Jo çdo formë e stresit ndikon në aktivitetin kardiak. Vetëm ai negativi, që lidhet me ndjenjën që nuk i përballon dot problemet. Efekt negativ ka dhe një dietë e çekuilibruar. është vërtet një "vrasës" i pamëshirshëm. Përveç dëmeve që provokon në aparatin e frymëmarrjes, është një nga faktorët kryesorë për rrezikun e kardiopatisë ishemike", përfundon eksperti. çfarë të bëjmë për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare? "është stili i jetesës perëndimore ai që shkakton pjesën më të madhe të patologjive koronare. Duhani, një dietë e pasur me yndyra, aktiviteti i pakët fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepërt ndikojnë në përkeqësimin e patologjive koronare. Këta faktorë të rrezikshëm janë përgjegjës në më shumë se 80% të patologjive kardiovaskulare, të cilat mund të reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesës”








#