Mot me diell, por i ftohtë. Pas reshjeve të dendura të shiut rikthehet dielli, por temperaturat pritet që të jenë në vlera të ulëta.


Gjatë kësaj fundjave por edhe në 10 ditët në vazhdim qytetarët duhet që të vishen trashë, pasi pritet që të ketë temperatura që do të mbërrijnë edhe nën zero.


Lajda Porja metorologe pranë MeteoAlb shprehet se deri në datën 15 në vendin tonë do të jetë mot i qëndrueshëm.

 


Në 15 ditëshin e dytë të muajit janar ndërkohë parashikohet që të rikthehen reshjet me intensitet që përcaktohet si një situatë normale për këtë këtë muaj.