Parashqevi Simaku, transformimi i saj pas divorcit


Prej dy dekadash u tërhoq nga skena shqiptare në kërkim të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që deri diku edhe e gjeti. Parashqevi Simaku, këngëtarja që tundi muzikën shqiptare në fund të viteve 80, u shfaq në koncerte të mëdha nëpër diasporë, por edhe me një mashkull në krah, i cili më pas u bë bashkëshorti i saj. Por prej dy vitesh duket se nuk ka më asnjërën prej atyre që gjeti, përveç një djali nga martesa e shkurtër. Parashqevi Simaku është divorcuar nga bashkëshorti dhe nga skena. Të paktën kështu thonë miqtë e saj, ndërkohë që në profilin e saj personal në facebook ajo ka hequr të dhënat lidhur mbi gjendjen civile, si edhe fotografitë që ka pasur me të shoqin. Ka lënë vetëm ato të saj, si dhe të djalit. Ndërkaq, qindra pyetje i bëhen nga miqtë në FB, se me çfarë po merret kohët e fundit, ku performon dhe si po i shkon jeta private. Pyetje që kanë mbetur që të gjitha pa përgjigje prej më se një viti, pavarësisht se është aktive herë pas here me komentet e saj mbi çështje të përgjithshme, kryesisht filozofike, pa lidhje me muzikën. Ajo duket krejt e tërhequr nga bota muzikore, por jo nga nostalgjia. Duke vëzhguar një tjetër profil të saj, kësaj here në myspace.com, zbuluam foto që nuk i kishim hasur kurrë më parë. Një Parashqevi vogëlushe me shami pionieri, duke kënduar në pallatet e kulturës së diktaturës komuniste, por edhe një


Parashqevi Simaku, para divorcit


Parashqevi seksi duke pozuar me veshje të brendshme prej dantelle dhe mëndafshi. Madje, gjetëm edhe një foto topless. Për kuriozët ky është linku http://www.myspace.com/simaku/photos. Dhe diçka tjetër për ta kujtuar më saktë: Parashqevi Simaku lindi më 1 shtator 1966. Ajo lindi në Kavajë dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ka kënduar në shumë festivale dhe koncerte të pranverës. Në vitin 1988 fitoi çmimin e parë të Festivalit të 27-të të Këngës në RTSH me kompozimin e Piro Çakos E duam lumturinë. Pas vitit 1991, ajo u largua në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën dhe duke nxjerrë një album. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri si këngëtare ishte viti 1996, në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH. Ishte e ftuar speciale. Vite më vonë, ajo shkeli sërish në Shqipëri, por thjesht për vizita private. Sakaq në setin e fotove të saj, mungojnë pozimet e viteve të fundit. Megjithatë ne e gjetëm një, që për hir të së vërtetës, është e transformuar totalisht. Një Parashqevi e pakuruar dhe në mbipeshë. Gati-gati nuk njihet fare…


Pareshqevi Simaku
Pareshqevi Simaku1
Pareshqevi Simaku2
Parashqevi Simaku, para divorcit
Pareshqevi Simaku4
Pareshqevi Simaku5
Pareshqevi Simaku6
Pareshqevi Simaku7
Pareshqevi Simaku8


ELISABETA ILNICA