zirina llambroNdryshojnë kriteret për kualifikimin shkencor të stafit akademik në shkollat e larta. Qeveria me vendimin e djeshëm ka bërë një sërë ndryshimesh  në dispozitat e  ligjit  të  arsimit të lartë.  Ndryshe nga më parë nuk do të jenë më vetëm universitetet dhe akademitë e Tiranës që do të kenë mundësi të promovojnë personelin akademik për titujt "Profesor i asociuar",por të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik. Ndërsa titullin "Profesor" mund ta japin vetëm 6 IAL në Tiranë. Gjithashtu ndryshe nga më parë Këshilli i Profesorëve që organizon drejtimin e kualifikimeve shkencore e pedagogjike do të ketë shtatë anëtare,por së paku pesë prej të cilëve duhet të kenë titullin "Profesor". "Një ose dy anëtarë të KP-së janë "Prof. Asoc.", të punësuar me kohë të plotë, në fakultetin në fjalë, ose fakultete të tjera të universitetit që janë në prag të promovimit për titullin "Profesor". Në rast se numri i profesorëve të fakultetit është më i vogël se pesë,  për të arritur këtë numër në KP mund të thirren deri dy profesorë, të ftuar nga fakultetet e tjera, brenda universitetit ose nga universitete e tjera brenda ose jashtë vendit",thuhet në vendim.TitujtPër sa i përket marrjes së diplomës "Docent",  me vendimin e ri ajo duhet të nënshkruhet nga dekani dhe rektori, dhe vuloset, pasi është regjistruar  në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucionin e arsimit të lartë. Në vendimin e djeshëm qeveria ka bërë një përcaktim më të saktë të mënyrës si do aplikohet për titullin "Profesor i asociuar". "Prof. Asoc." bëhet nga KP-të e fakulteteve të institucioneve të arsimit të lartë  publik (më tej universitetet), me kërkesë të vetë kandidatit. Kandidatët, që punojnë me kohë të plotë, pranë institucioneve të arsimit të lartë, dorëzojnë dosjen te dekani i fakultetit të tyre. Dekani ia kalon dosjen KP-së së fakultetit,  i cili brenda një muaji jep mendim për fillimin e procedurës së vlerësimit të kandidatit. Në rastet kur një fakultet nuk ka arritur të krijojë KP-në, dekani i kërkon rektorit të universitetit ta përcjellë dosjen në një nga IAL-të e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi" saktëson vendimi. Në pikën 2.4 të ligjit është përfshirë për herë të parë edhe titulli "Akademik i asociuar" që nuk ekzistonte në dispozitë. "Titujt "Akademik i Asociuar" dhe "Akademik" janë tituj, që fiton çdo profesor, i cili është pranuar si anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Në rastin kur ai/ajo është profesor në institucionin e arsimit të lartë, gëzon të gjitha atributet, që i takojnë titullit "Akademik i Asociuar" dhe "Akademik", përcakton vendimi. Në kreun tre janë hequr disa dispozita që bëjnë fjalë për shqyrtimin e kërkesave për tituj shkencore përpara vitit 2007. Edhe për to procedurat do të jenë të njëjta me të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë.Akademia e shkencave raportim te kryeministriAkademia e Shkencave duhet të raportojë në Këshillin e Ministrave informacionin për veprimtarinë vjetore. Këtë vendosi dje qeveria me disa ndryshime të bëra "Në ligjin "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë". "Akademia e Shkencave paraqet, brenda datës 15 dhjetor të çdo viti, informacion për veprimtarinë vjetore, pranë Këshillit të Ministrave/Kryeministrit", thuhet në vendim. Sipas tij  akademikët e Asociouar të përfitojnë një shpërblim mujor në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave".disa nga dispozitat e ndryshuaraShtohet Institucionet e arsimit të lartë (më tej universitetet), që kanë të drejtë të promovojnë personelin akademik për titujt "Profesor i Asociuar", janë institucionet e arsimit të lartë publik.".Bëhet"1.3. Universitetet, që kanë të drejtë të promovojnë personelin  akademik për titullin "Profesor", janë:a) Universiteti i Tiranës;b) Universiteti Politeknik i Tiranës;c) Universiteti Bujqësor i Tiranës;ç) Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë;d) Akademia e Kulturës Fizike dhe Sporteve, Tiranë;dh) Qendrat kërkimore-shkencore, me status të krahasueshëm me atë të një universiteti.Në pikën 2.4 të  është përfshirë  edhe titulli "Akademik i asociuar" që nuk ekzistonte në dispozitat e mëparshmeKëshilli i Profesorëve  që organizon drejtimin e kualifikimeve shkencore do të ketë shtatë anëtarë, por minimalisht 5 prej tyre duhet të kenë titullin profesor.