Nga Kadri MUKA



Nga marrja e vendimit te Keshillit te Ministrave VKM Nr. 793 date 24.09.2010 Per zbatimin e Ligjit Nr. 10142 date 15.05.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise ka zhurme shume zhurme ne lidhje me trajtimin e ushtarakeve me pensione qe rrjedhin nga sigurimi shoqeror suplementar i tyre. Flet media elektronike dhe ajo e shkruar flasin perfaqesues te pushtetit dhe ata te Sigurimeve Shoqerore flasin perfaqesues te shoqatave te ushtarakeve e te perfituesve te tjere te ligjit flasin edhe ushtarak dhe punonjes policie ne rezerve e lirim. Flet e kush nuk flet. Aq publike eshte bere kjo ceshtje saqe edhe ata qe nuk i lidh asgje me perfituesit por qe te njohin se ke qene ushtarak te pyesin ose te thone se problem juaj me se fundi mori fund e ju e fituat ate qe kerkoni. Ne tere kete zhurme ca flasin per rritje te mases se pensionit ca te tjere per mos-ndryshim te saj dhe ca te tjere per ulje te mases se perfitimit. Te gjitha jane hamendesime perputhur me qellimet dhe interesat. Sesa qendrojne ato do flasin vendimet e Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore dhe kartelat personale te derguara prej tyre prane postave ku terhiqen parat e pensioneve. Te shohim se si flasin e thone keto dy dokumente. Megjithate ky reagim e opinion njekohesisht ka ne vetvete te vertetat e tij.

E verteta eshte se askush nuk do mbetet pa trajtim e perfitim qe per shkak te moszbatimit te Statusit te Ushtarakut te 23 marsit 2004 dhe te ligjeve ne zbatim te tij nuk jane trajtuar e nuk u eshte dhene asgje deri me 1 korrik 2009. Te gjithe pa perjashtim nese kane dale ne rezerve a lirim para vitit 1991 apo pas tij para apo pas hyrjes ne fuqi te ligjit Nr. 10142 date 15.05.2009 sipas rastit do trajtohen me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi apo pension suplementar pleqerie. Askush nuk do privohen si deri me sot nga e drejta e trajtimit qe i takon por jo ne masen qe i takon. Askush nuk do te privohet nga e drejta e jeteses sikurse u privuan ushtaraket qe u lindi e drejta per trajtim me pension te parakohshem gjate vitit 2009 e 2010 para e pas hyrjes ne fuqi te ligjit te 15 majit 2009 apo nga cenimi i nivelit te jeteses sikunder eshte vepruar prej14 majit 2004 e deri ne ditet e sotme me ushtaraket e dale ne rezerve lirim apo pension pleqerie per kategorine qe kane dale para vitit 1991. Pavaresisht kesaj ndaj gjithe perfituesve te ligjit Nr. 10142 do jete i pranishem demi pasuror monetar dhe demi jo-pasuror ku perfshihet demi moral dhe ai ekzistencial.

Perfundimisht e verteta eshte Ushtaraket e dale ne rezerve lirim dhe pension pleqerie para 1 janarit 1991 nga data 01.07.2009 do trajtohen e perfitojne pension suplementar pleqerie ne masen 1 te pages mesatare referuese per gjithe karrieren ushtarake. Pra atyre u mohohet trajtimi dhe perfitimi per me shume se 5 vitet e meparshme duke filluar nga data 14.05.2004 kur ne skemen e perfitimit te pensionit suplementar jane perfshire edhe keta nga neni 36 i ligjit Nr. 9210 date 23.03.2004 Per statusin e ushtarakut te F. A. te R. Sh. Te drejten per kete pension ata e kane fituar ne masen 40 te mases se pensionit te pleqerise per 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli dhe 2 te pensionit te pleqerise dhe per cdo vit tjeter sherbimi pa kaluar masa e pensionit suplementar masen 60 te pensionit te pleqerise packa se nuk u eshte dhene. Ky pension do tu jepet ne masen 1 te pages mesatare referuese te te gjithe karrieres dhe jo me shume se 50 e mases se pensionit te pleqerise nese u perket me shume.

Ushtaraket qe kane dale ne rezerve para 1 janarit 1991 por qe kane pasur 12 vjet vjetersi sherbimi femra dhe 15 mashkulli do trajtohen me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi jo nga 14 maj 2004 por nga data 01.07.2009 dhe kete mase do e marrin 50 te pages mesatare referuese per 12 vjet femra e 15 mashkulli dhe 2 te kesaj page per cdo vit tjeter sherbimi por pa kaluar gjithe masa e pensionit te parakohshem masen e dy pensioneve baze percaktuar me VKM.

Ushtaraket qe kane pasur me pak se 12 vjet vjetersi sherbimi femra dhe 15 mashkulli qe kane dale apo dalin ne rezerve lirim a pension pleqerie do trajtohen edhe me pension suplementar pleqerie. Masa e ketij pensioni eshte 1 te pages mesatare referuese pavaresisht se atyre para 1991 deri me 01.07.2009 kjo mase u ka takuar 2 e pensionit te plote te pleqerise per cdo vit sherbimi qe nga 14 maj 2004 kur ka hyr ne fuqi statusi i ushtarakut i 23 marsit 2004.

Ushtaraket qe u lindi e drejta e trajtimit me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi para e pas hyrjes ne fuqi te ligjit Nr. 10142 date 15.05.2009 por qe nuk e ushtruan ate me pretendimin se ligji ishte ne Gjykaten Kushtetuese dhe pritej vendimi i saj do trajtohen sipas nenit 14 te ligjit. Masa e pensionit pavaresisht llogaritjes 50 te pages mesatare referuese te gjithe periudhes se karrieres per 12 vjet vjetersi sherbimi femra dhe 15 mashkulli dhe 2 te pages mesatare referuese per cdo vit tjeter sherbimi do jepet sa dy pensione baze percaktuar me VKM. pensioni baze eshte 10 200 leke. Kesaj i shtohet 2 per cdo vit mbi te cilin per ata qe kane derdhur kontribute shtese qe prej vitit 2004. Ky kufizim eshte ne kundershtim me vendimin Nr. 33 date 24.06.2010 te Gjykates Kushtetuese pasi ky vendim e ka shfuqizuar piken 2 te nenit 14 te ligjit i cili kufizon masen e pensionit te parakohshem sa dy pensione baze percaktuar me VKM.

Ushtaraket qe jane trajtuar me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi para hyrjes ne fuqi te ligjit Nr. 10142 date 15.05.2009 masa e pensionit do u rillogaritet me 50 te pages mesatare referuese per gjithe periudhen e sherbimit per 12 vjet femra dhe 15 mashkulli dhe 2 te kesaj page dhe pas kesaj masa e pensionit do u vendoset ne masen e dy pensioneve baze duke e indeksuar me koeficientet e indeksimit per cdo vit nga data e fillimit deri me 01.07.2009 e ne vijim. Me nje fjale ketyre do u mohohet e drejta e fituar nga ligji i meparshem mbi te cilin kane qene te detyruara sigurimet shoqerore tu caktojne masen e pensionit. Ky akt ben te pavlere 50 -2 perqindeshin dhe eshte ne kundershtim me vendimin Nr. 33 date 24.06.2010 te Gjykates Kushtetuese i cili nuk lejon rillogaritje jashte te drejtes se fituar kur ajo rillogaritje sjell perfitim me te ulet.

Ushtaraket qe jane ne pension pleqerie dhe marrin pension suplementar masa e ketij te fundit u rillogaritet ne masen 1 te pages mesatare referuese pa kaluar 50 te pensionit te pleqerise te rillogaritur duke indeksuar pagat mbi te cilat eshte llogaritur baza e vleresuar dhe paga neto sipas koeficienteve te indeksimit. Koeficientet e indeksimit jane percaktuar me VKM per cdo vit nga viti 1994 e ne vazhdim. Mbi bazen e koeficienteve do indeksohet edhe masa e pensionit suplementar nga data e perfitimit te tij deri me 01.07.2009 e ne vijim. Kjo mase do te jete me e ulet nga ajo qe u ka garantuar ligji Nr. 9418 date 20.05.2005. Ky ligj ne nenin 16 u ka garantuar 40 te mases se pensionit te pleqerise per 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli dhe 2 te pensionit te pleqerise per cdo vit tjeter sherbimi pa kaluar gjithe 60 te pensionit te pleqerise te indeksuar me koeficientin e indeksimit te cdo viti.

Ushtaraket e punesuar dhe ata qe mund te punesohen do u jepet edhe nje pension baze pleqerie percaktuar me VKM. Kete te drejte ata nuk do e perfitojne nga data 14 maj 2004 kur Statusi i Ushtarakut i 23 marsit 2004 u ka garantuar mos-nderprerjen e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi ne rast punesimi dhe ligji Nr. 9481 date 16.02.2006 vendosi kufizimin sa nje pension baze ne shkalle vendi ne rast punesimi ne sektoret publik e deri ne kompensimin e pages mbi te cilen eshte llogaritur pensioni i parakohshem duke filluar nga 16 prilli 2006 ne rastet e punesimit ne sektoret e tjere jo publik.

E verteta eshte se vendimi i Keshillit te Ministrave Nr. 793 date 24.09.2010 nuk perfshin vendimin 33 date 24. 06. 2010 te Gjykates Kushtetuese. Kreu VI germa C e ketij vendimi e ben te qarte kete kur thote Deri ne reflektimin ligjor te vendimit te Gjykates Kushtetuese perfitimet dhe efektet financiare qe rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas ligjit Nr. 10142 date 15.5.2009 pa ndryshime..

E verteta eshte se masa e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi do kufizohet ne masen e dy pensioneve baze percaktuar me VKM edhe pse ky kufizim eshte shfuqizuar si antikushtetues nga vendimi Nr. 33 date 24. 06. 2010 i Gjykates Kushtetuese. Kete e verteton pika 1 germa C e kreut V Rillogaritja e perfitimeve e VKM-se Nr. 33 date 24.06.2010 ku thuhet Masa fillestare e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi te caktuar do te rillogaritet sipas kritereve te percaktuara ne piken 1 te nenit 14 te ligjit Nr. 10142 date 15.5.2009 dhe pas ketij veprimi vendoset deri ne kufijte e percaktuara ne piken 2 te atij neni. Kjo pike nuk ben tjeter vecse vendos kufizimin deri ne dy pensione baze percaktuar me VKM pra ne masen 20 400 leke. Nje pension baze eshte 10200 leke.

E verteta eshte se ushtaraket e nxjerre ne lirim per shkak se jane denuar me vendim gjyqesor te formes se prere me burgim per krime te kryera me dashje nuk do trajtohen me sigurime shoqerore suplementare pavaresisht se edhe kjo eshte shfuqizuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj Nr. 33 date 24.06.2010.

E verteta eshte se pensionet e parakohshme dhe ato suplementare te fituara me ligjet e meparshme do rillogariten mbi bazen e pages mesatare referuese te gjithe karrieres packa se masa e perfitimit te pensionit te parakohshem mund te jete me e ulet se me ligjet e meparshme. Rillogaritja e vendos pensionin e parakohshem per vjetersi sherbimi ne masen jo me te madhe se dy pensione baze pleqerie ne shkalle vendi percaktuar me VKM dhe pensionin suplementar jo me te madh se 50 e pensionit te pleqerise kur me ligjin e meparshem ka qene 60. Pra e drejta e fituar do mohohet dhe siguria juridike do cenohet pavaresisht se Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj Nr. 33 date 24.06.2010 ndalon cdo lloj rillogaritje te tille kur thote Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose ne cenimin e te drejtave te fituara.

E verteta eshte se ushtaraket qe kane fituar te drejten e trajtimit me pension me vendim te formes se prere te gjykatave do te vazhdojne te trajtohen sipas vendimeve gjyqesore. Gjykata Kushtetuese ne vendimin Nr. 33 date 24.06.2010 thote Asnje organ shteteror nuk mund te vere ne diskutim drejtesine e vendimeve gjyqesore te formes se prere dhe askujt nuk i lejohet te vere ne diskutim njohjen dhe vleren e vendimeve apo te refuzoje zbatimin e tyre pasi ato kane marre forme te prere. VKM Nr. 793 date 24.09.2010 ne respektim te ketij interpretimi nuk permend dhe nuk parashikon rillogaritjen e pensioneve te caktuara me vendime te gjykatave.

E verteta eshte se vendimi Nr. 793 date 24.09.2010 i Keshillit te Ministrave duke qene se ishte nje vendim qe duhej te kishte dale menjehere me hyrjen ne fuqi te ligjit Nr. 10142 date 15.05.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise pra pas dates 26.06.2009 doli nje vit e tre muaj me vone duke lene pa trajtim gjate gjithe kesaj kohe ata qe u takonte te trajtoheshin me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi apo pension suplementar pleqerie.

E verteta eshte se vendimin Nr. 793 date 24.09.2010 i KM u miratua e doli pas hyrjes ne fuqi te vendimit Nr. 33 date 24.06.2010 te Gjykates Kushtetuese e ne keto kushte ishte i detyruar te reflektonte kete vendim te Gjykates Kushtetuese. Ne vend te kesaj ai vendosi te zbatoje ligjin pa shfuqizimet antikushtetuese qe kjo Gjykate i beri pikes 2 te nenit 14 dhe nenit 27 te ligjit Nr. 10142 date 15.05.2009. Me nje fjale vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk gjeti reflektim. Ai u be nul edhe pse Kushtetuta si ligji me i larte ne Republiken e Shqiperise ne nenin 132 pika 1 thote Vendimet e Gjykates Kushtetuese kane fuqi detyruese te pergjithshme dhe jane perfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetem te drejten e shfuqizimit te akteve qe shqyrton.

Po e verteta eshte se me vendimin Nr. 793 date 24.09.2010 te Keshillit te Ministrave ka te ngjare te quhet e perfunduar dhe e zgjidhur gjithcka dhe nuk ka per tu marre kush me reflektimin ligjor te vendimit Nr. 33 date 24.06.2010 te Gjykates Kushtetuese. Po te qe ndryshe ajo pati kohe qe te bente ndryshimet ne ligjin Nr. 10142 date 15.05.2009 duke reflektuar shfuqizimin antikushtetues te pikes 2 te nenit 14 dhe nenit 27 te tij dhe pas ketij akti te miratonte vendimin per zbatimin e Ligjit Nr. 10142. Ne fakt ajo edhe pse priti vendimin e Gjykates Kushtetuese vendimin e vet e beri ne kundershtim me vendimin e Gjykates Kushtetuese.

E vertete eshte se Kushtetuta e Republikes ky ligj themeltar i shtetit te se drejtes kur bene fjale per te drejten thote E drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se shtetit. neni 4 pika 1 Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme te patjetersueshme e te padhunueshme neni 15 pika 1 te drejtat e njohura me Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor. neni 42 pika 1. Vendimi Nr. 793 date 24.09.2010 i KM nuk i respekton keto percaktime kushtetuese.

E verteta eshte se ushtarakeve pas VKM Nr. 793 date 24.09.2010 ne mbrojtje te te drejtave te fituara ne mbrojtje te dinjitetit personal e ushtarak dhe ne respektim te Kushtetutes te shtetit te se drejtes dhe atij ligjornuk u mbetet tjeter vecse ne respektim te percaktimit kushtetues te nenit 44 te Kushtetutes qe thote Kushdo ka te drejte te rehabilitohet dhe/ose te zhdemtohet ne perputhje me ligjin ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti veprimi ose mosveprimi te paligjshem te organeve shteterore. ti drejtohen gjykatave. Keto te fundit gjykatat jane te detyruara te zbatojne vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe jo nenet e shfuqizuara si antikushtetuese apo VKM qe nuk reflekton vendimin e Gjykates Kushtetuese. Kete ua detyron pika 2 e nenit 145 qe thote Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per te gjitha gjykatat.





27 Tetor 2010