Te afermit e personit i cili ka humbur jeten ndersa plotesonte kushtet e perfitimit te nje pagese, mund te perfitojne pension familjar. Instituti i Sigurimeve Shoqerore shpall procedurat qe duhet te ndjekin te gjithe ata persona te cilet nuk kane te ardhura te tjera por nese plotesojne kushtet per ta perfituar.
Kushtet
Pagesa e pensionit familjar mund te perfitohet kur e veja eshte mbajtese e nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit, deri ne moshen 8 vjecare, Po keshtu, kur kjo grua eshte e paafte per pune si dhe te kete mbushur moshen 50 vjec. Por, edhe burri ka te drejte te perfitoje nje pagese pensioni familjar ne rast kur eshte i ve, por qe te jete mbajtes i nje femije ne ngarkim te te vdekurit, deri ne moshen 8 vjec, kur eshte i paafte per pune dhe pambushur moshen 60 vjec. Femijet jetime jane gjithashtu perfitues te pageses se pensionit familjar kur jane ne ngarkim te personit qe vdiq dhe eshte nen 18 vjec, ose deri ne 25 vjec, nese studion ose eshte i paafte per pune. Nje tjeter kategori perfituese jane prinderit, kur kane arritur moshen 65 vjec ose jane te paafte per pune, prinderit e prinderve, njerku e njerka, kur nuk kane persona qe detyrohen t'i mbajne, nese provohet se ata jetonin ne te njejten familje me ate qe vdiq, jo me pak se nje vit para momentit te vdekjes dhe kane arritur moshen 65 vjec, ose jane te paafte per pune. Po keshtu edhe niperit e mbesat, mund te marrin nje pagese kur jane ne ngarkim te atij qe vdiq dhe benin pjese ne te njejten familje me te. Ne kete rast ata trajtohen si jetime dhe e/i veja humbasin te drejten per pension familjar kur martohen.
Pagesa
Pensioni familjar eshte pjese e pensionit qe kishte ose i takonte te ndjerit nderkohe per perfituesit i takon te marre 50 per qind te pensionit qe gezonte ose do te gezonte i ndieri, kur eshte i vetem dhe per cdo pjesetar tjeter merr 25 per qind, me kusht qe shuma e pensionit te mos kaloje 100 per qind, masen e tij. Nga ana tjeter, kur e veja nuk eshte pjesetare e pensionit familjar, dhe perfitues eshte vetem nje jetim, masa e pensionit per jetimin eshte 50 per qind e pensionit qe gezonte ose do te gezonte i ndjeri. Ne rastet, kur e veja nuk eshte pjesetare e pensionit familjar, dhe perfitues jane dy ose me shume persona, masa e pensionit familjar per secilin prej tyre eshte 25 per qind, por jo me shume se 50 per qind e pensionit qe gezonte ose do te gezonte i ndjeri. Sipas ligjit shuma e nje pensioni familjar nuk duhet te kaloje masen e pensionit qe merrte ose do te merrte personi qe ka humbur jeten. Jetimi merr pension familjar edhe ne qofte se prindi qe jeton eshte i punesuar, eshte ekonomikisht aktiv ose merr nje pension si te drejte te tij. Ne kete rast masa e pensionit per cdo jetim ose person tjeter qe perfiton eshte 25 per qind e pensionit qe i takonte te ndjerit, por jo me teper se gjysma e tij. Jetimi qe humbet te dy prinderit merr nje pension jetimi per secilin prej tyre.
Dokumentacioni per te perfituar pensionin familjar
Certifikate e gjendjes familjare;
Certifikate vdekjeje e te ndjerit/te ndjeres (ku te jete shenuar dhe shkaku i vdekjes);
Fotokopje e letres se njoftimit elektronik per kerkuesin, ose perfituesit e tjere.
Libreza e punes;
Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj;
Vertetim per periudhen e sigurimit, e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas VKM;
Vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune (ne se shikohet e arsyeshme);
Vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992;
Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak (per kerkuesit meshkuj);
Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket;
Fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra (kur kane mbaruar studimet e larta, me shkeputje nga puna).
Vertetim i gjendjes gjyqesore;
Vertetim per kohen e vuajtjes se denimit, leshuar nga Ministria e Rendit Publik;
Vertetim per faktin e denimit per motive politike dhe kohen e vuajtjes se tij, te leshuar nga Komisioni i Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Drejtesise;
Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton qenien ne pune.
Vertetim i vazhdimit te shkolles per jetimet qe kane mbushur moshen ligjore per t'u punesuar ose vetepunesuar;
Vendim i KMCAP-it per paaftesine ne pune te personave te familjes ne ngarkim te te siguruarit te vdekur, kur ata jane ne moshe pune;
Vertetim i organeve te pushtetit lokal qe ne ngarkim te te vdekurit ishte nje i/e ve, qe mban nje femije deri ne moshen 8 vjec, i cili ishte ne ngarkim te te vdekurit;
Vertetim per personin e ve, qe eshte kerkues per pune;
Proces-verbal, qe provon faktin e vdekjes nga aksidenti ne pune, si dhe vendimi i KMCAP, kur vdekja eshte shkaktuar nga semundje profesionale;
Vertetim i organeve te pushtetit lokal qe prinderit, prinderit e prinderve nuk kane persona qe detyrohen t'i mbajne dhe jetonin ne te njejten familje me ate qe ka vdekur, jo me pak se nje vit para vdekjes;
Vertetim nga organet e prokurorise ose gjykates per rastet kur kerkohet te perfitohet nga Dekreti nr. 758, date 01.04.1994 "Per nje mbrojtje te vecante te ushtarakut";
Vertetim nga ministria perkatese per humbjen e jetes se pilotit ne permbushje te detyres gjate fluturimit. Per te marre kete perfitim, personi duhet te beje kerkese me shkrim prane ALSSH-se, ku te deklaroje se nuk eshte ekonomikisht aktiv (i punesuar ose i vetepunesuar);
Jetimi qe ka moshen ligjore per t'u punesuar ose vetepunesuar, kur nuk vazhdon shkollen dhe eshte nen 18 vjec (kur banon ne qytet) dhe nen 16 vjec (kur banon ne fshat), ne kerkesen per pension deklaron se nuk eshte i punesuar ose i vetepunesuar si dhe paraqet vertetim nga Zyra e Punes.
Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip (nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994);
Vertetim i pages mesatare neto, per vitin e fundit te punes


Pagesa per vdekje, si perfitohet

Per te perfituar nje pagese per vdekje si kusht kryesor eshte qe kjo pagese ti jepet nje personi te siguruar ose nje pensionisti ne rast vdekjeje te nje anetari te familjes, qe ai ka ne ngarkim. Pensionisti qe u kujdes per personin e siguruar te vdekur, dhe qe pagoi shpenzimet e varrimit duhet te paraqitet me dokumentet e duhura per te perfituar kete pagese. Dokumentacioni baze qe duhet eshte certifikata e vdekjes, akti i varrimit, libreza e pensionit. Masa e perfitimit te pageses per pensionistet qe perfitojne pension shteti, kryhet nje pagese prej nje pensioni baze minimal te shtetit, ne momentin e lindjes te se drejtes. Per pensionistet qe perfitojne pension fshati, kryhet nje pagese prej nje pensioni baze minimal fshati, ne momentin e lindjes te se drejtes.
Raportet mjekesore
Nje person i cili paraqet nje raport mjekesor, ky raport 14 ditet e para paguhet nga institucioni ku punon, kurse 14 ditshi tjeter paguhet nga sigurimet shoqerore. Masa e perfitimit eshte 70 % e mesatares ditore te bazes se vleresuar te vitit te fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri ne 10 vjet periudha sigurimi. Por ka raste deri ne 80 % e mesatares ditore te bazes se vleresuar te vitit te fundit kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi