Perdorimi i rregullt i nje doze te ulet te aspirines ne moshen e mesme mund te ndaloje lloje te ndryshme kanceri - kjo sipas nje studimi te ri britanik me mjeke te Universiteti Oxford.

Studiuesit thone se pas marrjes se aspirines per dy dekada rreziku i vdekjes nga kanceri i prostates apo i mushkerive do te ishte 20 perqind me i ulet. Ilaci qe eshte zbuluar shume kohe me pare duket si i parendesishem. Aspirina perdoret rregullisht nga pacientet me kolesterol te larte tension te larte apo diabet dhe dihet qe ndihmon ne pakesimin e goditjeve ne zemer dhe hemoragjise cerebrale.


Analizat e reja te publikuara nga revista mjekesore Lancet ndoqi tete prova klinike me 25 mije pjesemarres. Studimi thote se aspirina ul rrezikun e vdekjeve nga kanceri me gati nje te treten. Mjeket megjithate paralajmerojne se nje aspirine ne dite nuk spraps efektet qe vijne nga mbipesha duhani apo mungesa e fiskultures