30-08-2013 / Gazeta 55

Lëvizja Socialiste për Integrim ndihet komode sa i takon përfaqësimit në nivelet e dyta të qeverisjes së vendit. Ndërkohë që aleatët e tjerë të Partisë Socialiste kërkojnë me ngulm përfaqësim në qeverisje, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se zëvendësministrat do të është  përcaktohen pas votëbesimit të qeverisë në Kuvend. Në daljen para mediave, zyrtari i lartë i LSI-së deklaroi shqetësimin lidhur me situatën në vend, pas një krimi ndodhur në kryeqytet. Vasili tha se qeveria e re do ketë ndjeshmëri tjetër ndaj kontrollit të territorit. “Zëvendësministrat janë pozicione, të cilat propozohen nga kryeministri dhe miratohen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Dhe ky është një proces, i cili do të kompletohet në javët që vijnë, sigurisht pas votëbesimit të qeverisë së re dhe jo më parë, sepse sigurisht jo më kot janë nivele të dyta të qeverisjes dhe po me atë frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi, konstruktiviteti por edhe proporcionaliteti politik me të cilin u ngrit qeveria, në po të njëjtën mënyrë do të ndërtohet dhe do të vazhdojë edhe plotësimi i këtyre niveleve të qeverisjes, sigurisht duke pasur preokupacion nivelet më të mira profesionale politike të përfaqësimit në to”- tha ai. I pyetur nwse zëvendësministrat do të jenë tek ministritë që LSI ka marrë për të drejtuar apo edhe tek ministritë e tjera, Vasili u pwrgjigj se kjo është një çështje e negocimit politik. “Prioriteti i yni dhe i gjithë qeverisjes është proporcionalitet politik dhe realizimi i eficiencës maksimale të qeverisjes në çdo pozicion ku mazhoranca e re do të bëjë ndryshimet e saj. Ky është dhe mbetet prioriteti themelor”- tha ai.    

...