Çelësi i përgjigjeve për Gjuhën shqipe



 


U zhvillua dje në të gjitha shkollat nëntëvjeçare të vendit provimi i parë i lirimit, ai i Gjuhës shqipe. Provimi filloi në orën 10:00 dhe procesi, i cili zgjati 2 orë e gjysmë, u zhvillua normalisht, sipas Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Në provim morën pjesë 55.508 nxënës në të gjithë vendin, të vendosur në 680 mjediset e përzgjedhura nga drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore. Testi përmbante 25 kërkesa, nga të cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Pranë çdo drejtorie arsimore në vend është ngritur një komision vlerësimi me mësuesit më të mirë, të trajnuar nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA) dhe drejtoritë arsimore, - bën të ditur MASH. Procesi i provimit të Gjuhës shqipe u monitorua dhe do të vlerësohet nga Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) dhe të gjitha drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore në vend.


 


 


PJESA I


Pyetja 1           D         1 pikë


Pyetja 2           D         1 pikë


Pyetja 3           B         1 pikë


Pyetja 4           C         1 pikë


Pyetja 5           A         1 pikë


Pyetja 6           2 pikë


Model përgjigjeje


Sportet nxisin krenarinë kombëtare, sepse:


·        luhet himni kombëtar i vendit të fituesit përpara të gjithë njerëzve nga shumë vende të botës.


·        ngrihet flamuri kombëtar i vendit të fituesit përpara të gjithë njerëzve nga shumë vende të botës.


·        të gjithë njerëzit, nga shumë vende të botës, në atë moment, shikojnë fituesin dhe e kanë në qendër të vëmendjes, atë dhe vendin e tij.


·        njerëzit që janë nga i njëjti vend me fituesin, ndihen krenarë për këtë, pasi bëhet fjalë për vendin e tyre.


2 pikë Nëse në përgjigje shkruan dy nga argumentet e dhëna më sipër, që mbështesin pohimin e dhënë.


1 pikë Nëse në përgjigje shkruan një argument që mbështet pohimin e dhënë. 0 pikë Përgjigja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.


Shënim


Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që  komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.


 


Pyetja 7           D         1 pikë


Pyetja 8           A         1 pikë


Pyetja 9           B         1 pikë


Pyetja 10         (A)       2 pikë


Model përgjigjeje


·        Fani nuk dëshiron të flasë me Budardin për aksidentin, pasi ai e di që shoku i tij ndihet në faj dhe i duket sikur e rëndon më shumë kështu. 


OSE


·        Fani nuk beson se ishte faji i Budardit, ndaj ska pse flasin për aksidentin.


OSE


·        Fani mendon se ishte vetë fajtor, pasi nuk pati kujdes dhe kështu u aksidentua. 


OSE


·        Gjatë pushimeve, Fani si dhe të gjithë fëmijët, luajti pa kujdes dhe kështu u aksidentua.


 


2 pikë Nëse në përgjigje shpjegon pse Fani nuk dëshiron të flasë me Budardin për


aksidentin DHE nëse shpjegon se cila ishte arsyeja që ai theu këmbën. OSE


1 pikë Nëse në përgjigje shpjegon vetëm pse Fani nuk dëshiron të flasë me Budardin për


aksidentin OSE shpjegon se cila ishte arsyeja që ai theu këmbën (njërën nga të dyja).


0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.


Shënim


Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që  komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.


Pyetja 10 (B) 1 pikë Model përgjigjeje


·        Fani dëshiron të bisedojnë në gjysmerrësirë, pasi kështu ndihet më mirë, më pranë shokut,  biseda bëhet më intime, më e afërt dhe më e ngrohtë.


OSE


·        Meqenëse ajo çfarë do ti thotë shokut është paksa delikate, e ka më të lehtë tia thotë në  gjysmerrësirë.  


OSE


·        Shpesh në gjysmerrësirë gjërat bëhen më të lehta për tu thënë. 1 pikë Nëse shpjegon qartë pse Fani dëshiron të flasin në gjysmerrësirë. 0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.


 


PJESA II


Pyetja 11 (A) 2 pikë


Model përgjigjeje


Jeta e Fanit pas aksidentit ka ndryshuar në disa drejtime:


·        ai nuk shkon më në shkollë.


·        ai nuk luan dot më me shokët.


·        ai nuk merr pjesë në aktivitetet shkollore.


·        ai rri tërë ditën në shtëpi.