Agjencitë e lajmeve kanë raportuar për përleshje ndërmjet policisë dhe një grupi të madh myslimanësh në veriperëndim të Kinës, në kohën kur autoritetet po shembnin një xhami.


Incidenti ndodhi në qytetin e Heksit, në rajonin Ningzia, më datën 30 dhjetor, kur qindra pjesëarë të komunitetit mysliman tentuan të ndalonin rreth 1000 policë, që po e shkatërronin një xhami, pasi, sipas zyrtarëve, ai ishte një vend ilegal religjioz.


Qendra Informative e Hong Kongut për të Drejta të Njeriut dhe Demokraci tha se të paktën 50 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 100 të tjerë janë arrestuar.


Pasi mbarimit të përplasjeve, policia përfundoi shkatërrimin e xhamisë.