Kthesa e papritur nga “partia mëmë” në Kongresin XX tw PK-sw së BRSS-sw mbajtur në Moskë në shkurt të vitit 1956, pati kosekuencat e veta, të cilat u ndien menjëherë pothuajse në tw gjithë vendet e ashtuquajtur të demokracive popullore të Evropës Lindore. Ky virus pa dyshim s’kishte sesi të mos sillte reaksion edhe në gjirin e PPSH-sw. Shkëndija u dha në Konferencën e Partisë të qytetit të Tiranës, në prill 1956. Situata në këtë konferencë u dominua aq shumë nga fryma hrushoviane, saqë udhëheqja e PPSH-sw u alarmua realisht. Debatet e zjarrta brenda konferencës dolën jashtë mureve të sallës së Estradës së Shtetit, ku ajo zhvillonte punimet. Kureshtjes qytetare për më shumë informacion iu bashkëngjit edhe nxitja e delegatëve anatemues nga elementë që ishin të interesuar për ndryshimin e kursit po aq sa edhe ata.  Për hir të së vërtetës, jashtë kësaj vorbulle nuk qëndroi as ambasada jugosllave. Kjo gjendje e nderë diktoi para udhëheqjes së lartë të partisë marrjen e masave shtrënguese ndaj gjithë individëve që do rezultonin sipas saj dhe strukturave të specializuara të shtetit mëkatarë.  Si rrjedhojë, s’vonoi dhe një grup i konsiderueshëm i shkaktarëve të këtij opozicioni me vijën e partisë, u kryqëzuan kush më shumë e kush më pak. Por pa dyshim, ata që e pësuan më rëndë ishin çifti Liri Gega (Ndreu) dhe Dali Ndreu, të cilët u pushkatuan. Liri Gega dhe Dali Ndreu janë dy nga emrat më të spikatur të Luftës Antifashiste. Liria do ishte një nga udhëheqëset e PKSH-sw, kurse Daliu, pinjoll i një dere famëmadhe, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Partizane, qysh në formimin e tij më 10 korrik 1943. Është fakt i njohur se Liri Gega në Plenumin e KQ-sw të PKSH-sw që u mbajt në Berat prej datës 23-27 nëntor 1944, u përjashtua nga Byroja Politike dhe Plenumi për tendenca të theksuara sektarizmi, terrori dhe karrierizmi, akuza që ajo i pranoi edhe vetw. Ky ndëshkim i rëndë politik i kushtoi shumë edhe karrierës të mëtejshme të Daliut. Pakënaqësitë e tyre karshi elitës udhëheqëse të vendit gradualisht shtohen, derisa vijnë ngjarjet e Konferencës së Tiranës, ku ata përveç agjitacionit e propagandës, akuzohen edhe për spiunazh në interes të UDB-së, si dhe për tentativë arratisjeje në drejtim të Jugosllavisë. Në këtë “grup armiqësor e kriminal”, ku bëjnë pjesë edhe vëllai i Lirisë e i Daliut, si dhe Petro Bullati, ish-kuadër i lartë i MPB-sw, në bazë të provave të administruara, trupi gjykues i ka shpallur fajtorë të pesë të pandehurit. Dokumenti arkivor i mëposhtëm hedh dritë për herë të parë mbi këtë ngjarje të bujshme, për të cilën lexuesi të gjykojë ftohtë pas gjysmë shekulli mbi çka ndodhi në atë sallë gjyqi me dyer të mbyllura të shtetit hermetik që lamë pas.   REPUBLIKA  POPULLORE  E  SHQIPËRISË           GJYKATA  E  LARTË                                        Nr. 233 i Vendimit                                                                                                  Datë 22 nëntor 1956 Nr. 16 i Radhorit Themeltar VENDIM“NË EMËR TË POPULLIT”Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, i formuar nën kryesinë e Aranit Çelës, kryetar i Gjykatës së Lartë, me anëtarë: nwnkolonel Mustafa Qilimi, nwnkryetar i Gjykatës së Lartë,nwnkolonel Loni Dimoshi, anëtar i Gjykatës së Lartë;me asistimin e sekretarit Murat Qazimi, me pjesëmarrjen e zwvendwsprokurorit të Përgjithshëm, nwnkolonel Vangjel Kocani dhe në prani të avokatëve mbrojtës: Fuat Fico, për të pandehurit Liri Gega e Dali Ndreu dhe Vera Bogdo, për të pandehurit Astrit Gega, Beshir Ndreu e Petro Bollati, prej datës 17 deri më 22 nëntor 1956, shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura çështjen penale nr. 16, që u përket të pandehurve:1)-Liri Gega, e bija e Besimit dhe e Asijes, lindur në Gjirokastër më 1917, banuese në Tiranë, me origjinë shoqërore, shtresë e mesme, me gjendje shoqërore nëpunëse, pa parti, me arsim të lartë, e martuar, me dy fëmijë, e padënuar, e arrestuar më datë 10 korrik 1956.2)-Dali Ndreu, i biri i Isufit dhe i Xhevrijes, lindur në katundin Sllovë të Peshkopisë, banues në Tiranë, me origjinë shoqërore çifligar, me gjendje shoqërore nëpunës, pa parti, me arsim të lartë, i martuar, me dy fëmijë, i pa dënuar më parë, i arrestuar më 10 gusht 1956.3)-Astrit Gega, i biri i Besimit dhe Asijes, lindur më 1922 në Gjirokastër, banues në Tiranë, me origjinë shoqërore shtresë e mesme, me gjendje shoqërore nëpunës, pa parti, me arsim të lartë, i martuar, me dy fëmijë, i pa dënuar më parë, i arrestuar më 27 tetor 1956.4)-Beshir Ndreu, i biri i Isufit dhe i Hides, lindur më 1895 në katundin Sllovë të Peshkopisë dhe banues po atje, me origjinë shoqërore çifligar dhe me gjendje bujk, pa parti, analfabet, i martuar, me 7 fëmijë, i dënuar në vitin 1947 për strehim kriminelësh nga Gjykata Ushtarake e Peshkopisë me 3 vjet burgim, i arrestuar më 12 tetor 1956. 5) Petro Bullati, i biri i Vasilit dhe i Angjelinës, lindur në Tuz të Jugosllavisë, banues në Tiranë, me kombësi jugosllave dhe pa shtetësi, me origjinë shoqërore shtresë e varfër, me gjendje shoqërore punëtor-teknik-elektricist, pa parti, me arsim një klasë të mesme, i martuar, me dy fëmijë, gjatë pushtetit popullor i pa dënuar, tash i arrestuar që nga data 30 gusht 1956.              TË AKUZUAR SE:Të pandehurit Liri Gega  dhe Dali Ndreu  kanë zhvilluar në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me elementë të tjerë antiparti dhe antipushtet aktivitet agjitacioni dhe propagandw kundër pushtetit popullor, kanë bashkëpunuar me funksionarë të një përfaqësie të huaj diplomatike në Tiranë, të cilët i kanë furnizuar me informata të ndryshme me karakter sekret, si dhe kanë kryer vepra përgatitore për t’u arratisur në një shtet të huaj, faje këto që parashikohen prej neneve 64, 72 paragrafi I dhe 75 të KP-sw të Republikës Popullore të Shqipërisë. I pandehuri Beshir Ndreu ka treguar aktivitet në drejtim të fshehjes së gjurmëve të krimeve të kryera nga të pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu, faj ky që parashikohet prej paragrafit III të nenit 225 të KP-sw së RPSH-sw. I pandehuri Astrit Gega në bashkëpunim me të pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu ka zhvilluar aktivitet agjitacioni dhe propagandw kundra pushtetit popullor, faj që parashikohet prej neneve 72 dhe 75 të KP-sw swë RPSH-sw. I pandehuri Petro Bullati në bashkëpunim me të pandehurën Liri Gega si dhe elementë të tjerë antiparti dhe antipushtet ka zhvilluar aktivitet të organizuar agjitacioni e propagandw kundra pushtetit popullor, si dhe ka bashkëpunuar me funksionarë të një përfaqësie të huaj diplomatike në Tiranë, të cilët i ka furnizuar me informata të ndryshme me karakter sekret, faje këto që parashikohen prej neneve 65, 72 paragrafi I i KP-sw së RPSH-sw. Në përfundim të gjykimit, pasi analizoi të gjitha provat e administruara, Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë V Ë R E N:Gjatë zhvillimit të gjykimit rezultoi plotësisht e provuar se të pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati kanë zhvilluar aktivitet kriminal armiqësor kundra pushtetit popullor dhe forcës udhëheqëse të tyre, PPSH-sw. Të pandehurit, në veprimtarinë e tyre kriminale-armiqësore kanë pasur për qëllim që me anën e rrëzimit të udhëheqjes së partisë dhe qeverisë dhe me zëvendësimin e saj me elementë trockistë, oportunistë, devijatorë dhe karrieristë të goditur vazhdimisht nga partia, të ndryshonin kursin e zhvillimit socialist të RPSH-sw dhe t’ia nënshtronin vendin një shteti të huaj.Për realizimin e qëllimit kriminal të lartpërmendur, të pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati kanë zhvilluar aktivitet të organizuar agjitacioni dhe propagande, si dhe kanë bashkëpunuar me funksionarët diplomatikë të legatës jugosllave në Tiranë, të quajturit Cvetozar Koçiç dhe Rexhep Xhiha, të cilëve u kanë kryer shërbime të ndryshme me karakter spiunazhi, si dhe i kanë furnizuar me informata me karakter sekret. Të pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati me veprimtarinë e tyre kriminale kanë grumbulluar rreth vetes elementin antiparti dhe antipushtet, si dhe me propagandën e tyre armiqësore kanë helmatisur elementë të lëkundshëm, që nuk e kanë pasur të qartë politikën e drejtë të partisë dhe qeverisë. Në këtë drejtim të pandehurit kanë shfrytëzuar njohjet e tyre të vjetra me elementin antiparti dhe antipushtet, si dhe influencën që u kishte mbetur në disa elementë të lëkundshëm. Të pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu, sidomos në ditët e para dhe gjatë zhvillimit të Konferencës të Partisë të qytetit të Tiranës, kanë zhvilluar aktivitet të theksuar agjitacioni dhe propagande, me qëllim për t’i dhënë konferencës karakter antiparti dhe antipushtet. Të pandehurit për këtë qëllim kanë përdorur elementë armiq të partisë, si Muharrem Çoratin, Pajo Islamin, Foni Qirkon etj. Drejtimi kryesor i agjitacionit dhe propagandës të pandehurve Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati ka qenë goditja e vijës politike dhe e udhëheqjes së PPSH-sw dhe Qeverisë të Republikës Popullore të Shqipërisë. Veprimtaria e agjitacionit dhe propagandës e të pandehurve karakterizohet nga një demagogji dhe hipokrizi e pashembullt. Për të maskuar qëllimet e vërteta kriminale të tyre, për t’i gabuar njerëzit e thjeshtë, ata kanë dalë me flamurin e mbrojtjes së demokracisë dhe ligjshmërisë. Të pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati, duke shtrembëruar në mënyrë flagrante realitetin, me agjitacionin dhe propagandën e tyre janë munduar të paraqesin si fajtorë në mospërmirësimin e plotë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë udhëheqjen e PPSH-sw dhe qeverinë shqiptare. Ata me qëllime djallëzore kanë fshehur dëshirën e madhe, përpjekjet e mëdha dhe të vazhdueshme të Komitetit Qendror të PPSH-sw dhe Qeverisë të Shqipërisë për përmirësimin e plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, për zgjidhje të çdo mosmarrëveshjeje në frymën marksiste-leniniste. Në hetuesi dhe para gjyqit, e pandehura Liri Gega pohoi: “Në lidhje me çështjen e Jugosllavisë, unë e kam shpjeguar nga pozita antiparti. Unë qëndrimin jo miqësor ndaj Jugosllavisë e shpjegoja si konsekuencë e politikës jo të drejtë të partisë dhe prandaj jugosllavët nuk e aprovonin këtë qëndrim” (faqe 232 e dosjes). Me qëllim diskreditimi, të pandehurit kanë shpifur kundër udhëheqjes së partisë dhe qeverisë, duke shkuar në këtë drejtim deri në trillimin ose fyerjen dhe të evenimenteve të vogla me karakter personal. Në lidhje me këtë, e pandehura Liri Gega në hetuesi dhe para gjyqit pohoi: “Kam kritikuar udhëheqësit jo vetëm për çështje politike, por kjo ka arritur edhe në çështje personale, të thjeshta, çështje grash etj”( faqe 228 e dosjes). Për t’ia arritur qëllimeve kriminale armiqësore të tyre, të pandehurit kanë dalë me flamurin e reabilitimit të elementit antiparti dhe armik të goditur nga partia. Ata në këtë drejtim kanë shtrembëruar ose fshehur aktivitetin armik të këtyre elementëve. Ata kanë kërkuar që të futen në radhët e PPSH-sw dhe të zënë poste udhëheqëse në parti e qeveri, elementë të cilët për shkak të pikëpamjeve oportuniste,devijatore, trockiste, karrieriste etj., ishin të gatshëm t’i jepnin fund rrugës së lavdishme të socializmit që ndjek populli shqiptar nën udhëheqjen e Partisë dhe Qeverisë Popullore, t’i jepnin fund miqësisë  që e lidh popullin tonë me shpëtimtarin dhe mbrojtësin e tij Bashkimin Sovjetik dhe ta fusnin vendin tonë në rrugën e rreziqeve dhe gjunjëzimit para ndonjë shteti tjetër, që synon në këtë drejtim. Kështu, i pandehuri  Dali Ndreu ka pohuar në hetuesi dhe para gjyqit: “Aktiviteti ynë synonte në rishikimin e pikëpamjeve tona. Të hiqeshin masat që ishin marrë karshi nesh dhe të tjerëve, si p.sh kundra meje, Lirisë, Ramadan Çitakut, Tuk Jakovës, Bedri Spahiut etj. Të merreshin masa kundër atyre që janë ngritur në situata jonormale dhe kuadrot e vjetra të vihen në poste komandonjëse” (faqe 60 e dosjes).Gjithashtu, për realizimin e qëllimeve të tyre, të pandehurit me propagandën që zhvillonin kanë  shtrembëruar rëndësinë dhe qëllimin e vërtetë dhe të drejtë të masave ekonomike të marra nga pushteti popullor. Në kundërshtim me realitetin kanë paraqitur gjendjen ekonomike të vendit, kanë mohuar sukseset e arritura nga populli në ndërtimin e socializmit, në përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies së tij. Në lidhje me këto, e pandehura Liri në hetuesi dhe para gjyqit ka pohuar se: “Në lidhje me çështjet ekonomike, në disa raste unë kam bërë dhe kritika me karakter ekonomik dhe ndonjë masë të pushtetit nuk e kam shpjeguar ashtu sikur ishte në të vërtetë. P.sh. në lidhje me heqjen e triskave, nuk e quaja si një masë  që ishte në interes të punonjësve, përderisa çmimet vazhdonin të mbaheshin të larta” (faqe 232 e dosjes). Të pandehurit Liri Gega e Dali Ndreu, duke qenë në dijeni dhe duke dhënë mendimin dhe aprovimin e tij edhe i pandehuri Petro Bullati kanë vendosur dhe filluar punën për të bërë një të ashtuquajtur rezolutë, e cila do të përmbante trillime dhe shpifje të ndryshme kundër udhëheqjes së Partisë së Punës dhe Qeverisë Popullore të Shqipërisë. Rezoluta që do t’i dërgohej Bashkimit Sovjetik nëpërmjet një përfaqësie diplomatike të huaje në Tiranë. Me anën e kësaj rezolute, të pandehurit mendonin të krijonin përçarje dhe ngatërresa midis vendit tonë dhe Bashkimit Sovjetik. Në gjithë këtë veprimtari kriminale armiqësore kundra partisë, qeverisë dhe popullit shqiptar, të pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu janë ndihmuar nga funksionari diplomatik i Legatës Jugosllave në Tiranë, Cvetozar Koçiç (ose Cveto, siç e thërrisnin). Për këtë, e pandehura Liri si në hetuesi, ashtu dhe para gjyqit ka pohuar: “Gjatë bisedimeve që zhvillonim me Cveton rreh çështjeve politike në vendin tonë, unë nuk isha dakord me disa çështje të politikës që ndiqte partia dhe pushteti, po ashtu nuk ka qenë dakord edhe Cvetoja. Qëndrimi i Cvetos influenconte tek unë dhe unë këtë e kam quajtur nxitje të tij për veprime” (faqe 180 e dosjes). Rezultoi plotësisht e provuar se të pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati kanë krijuar lidhje me funksionarët diplomatikë të Legatës Jugosllave në Tiranë, të cilëve u kanë shfaqur pikëpamjet antiparti dhe antipushtet, si dhe me të cilët, siç u tregua më lart, janë konsultuar mbi masat që duhet marrë për realizimin e qëllimeve kriminalo-armiqësore. Të pandehurit, nëpërmjet elementit antiparti dhe antipushtet që mbanin lidhje, kanë grumbulluar informata të ndryshme sekrete dhe i kanë dorëzuar funksionarëve diplomatikë, që u përmendën më sipër. Gjatë hetimit gjyqësor, i pandehuri Dali Ndreu, lidhur me këtë, pohoi: “Herën e fundit Cveto ka ardhur një  ditë para se të niseshim për në Peshkopi. Në këtë rast Cvetos neve i kemi dhënë një informacion të shkruar mbi ato që ngjanë në Konferencën e Tiranës”. Gjithashtu, doli qartë se të pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu, pas dështimit të veprimtarisë së tyre në Shqipëri dhe me qëllim për të vazhduar punën armiqësore, pasi kanë marrë aprovimin e funksionarit diplomatik Cvetozar Koçiç, kanë bërë vepra  përgatitore për t’u arratisur në Jugosllavi, por për shkak të arrestimit të tyre vepra kriminale nuk u konsumua.(V I J O N)