Gati për llogaritjen e pikëve me të cilat do të konkurrojnë në shkollat e larta.Matura Shtetërore është mbyllur dhe tani nis gara e universiteteve. Fill pas publikimit të notave të lëndëve me zgjedhje, çdo maturant ka në duar 5 komponentët e maturës që i duhen për zbatimin e formulës së pikëve. Këtë llogaritje ata duhet ta bëjnë përpara se të plotësojnë formularin A2. Ai brenda javës që vjen do të jetë në shkolla. Rreth 9% e maturantëve që u janë nënshtruar provimeve me zgjedhje nuk kanë arritur të marrin nota kaluese; çka do të thotë se mbetësve të Letërsisë e Matematikës u shtohen edhe 3320 të tjerë. Ndërkohë që 5% e tyre kanë marrë notën maksimale. Të tillë rezultojnë 2400 nxënës. Ka nga ata maturantë që nuk kanë marrë ende përgjigjet, pasi testet e tyre i kanë kaluar komisionit që heton rastet e dyshuara për kopje, apo që kanë probleme të tjera. Sipas krerëve të Agjencisë së Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, janë 50 teste të tilla. Ata bënë me dije se brenda kësaj jave pritet të fillojë shpërndarja e formularit A2, në përbërje të të cilit do të ketë më shumë programe studimi të renditura. Po kështu është drejt përfundimit shtypja e diplomave të maturës. Të parët që do ta marrin do të jenë të rinjtë që do të aplikojnë në universitetet jashtë vendit. Bëhet fjalë për 4500 të rinj që sot dhe nesër do të marrin këtë dokument të rëndësishëm. Ne jemi në procesin e prodhimit të diplomave për 4500 studentë që mendohet të aplikojnë për të vazhduar studimet e larta jashtë shtetit. Disa prej ambasadave të huaja, veçanërisht ajo gjermane, kam dëgjuar se kanë disa kufij mjaft të afërt me procesin e korrigjimit dhe të vlerësimit të provimit të maturës, gjë që ka qenë një lloj stresi për agjencinë që tu përgjigjet në kohë studentëve dhe të japë diplomat, u shpreh  Petraq Papajorgji, drejtor i Agjencisë së Provimeve. Diploma e Maturës jepet për herë të parë në vendin tonë. Ajo është e pajisur me elemente të larta sigurie. Letra e saj është e veçantë, si ajo e letrave me vlerë. Diplomat kësaj radhe kanë elemente sigurie. Po ti shikosh me dritë ultraviolet, del shenja e Ministrisë së Arsimit, pra është shtypur në një letër me vlerë speciale, gjë që e bën falsifikimin e saj mjaft të vështirë. Përveç kësaj, ka dhe një element tjetër sigurie që për çdo student kemi numrin e matrikulit të shkollës së mesme dhe kur shkojnë në universitet, është po ai numër që do ta ndjekë studentin gjatë jetës studentore, sqaroi kreu i Agjencisë së Provimeve.


Komponentët


Maturanti kandidat për vazhdimin e studimeve të larta duhet të ketë fituar 5 rezultate: Notën mesatare të viteve të studimit në shkollën e mesme, 2 nota të shkallëzuara në provimet e detyruara, Letërsi dhe Matematikë, dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Në bazë të këtyre notave përllogariten pikët që ai fiton dhe që shërbejnë për të konkurruar për studime në IALP.


48 mije

maturantë dhanë provimet e maturës. Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë mundur ti kalojnë ato me sukses. Me shpalljen e rezultateve ka nisur gara e universiteteve. Hapi i radhës është formulari A2.


Pikët e fundit për tu pranuar në Universitetin e Tiranës


UNIVERSITETI I TIRANËS


5,106.30 Histori

5,040.00 Gjeografi

5,157.90 Gjuhë – Letërsi

5,377.70 Gazetari

4,946.90 Biologji

4,826.40 Bioteknologji

4,670.30 Matematikë

3,804.20 Fizikë

4,970.80 Informatikë

4,678.70 Kimi

4,636.40 Kimi Ushqimore

4,062.90 Kimi Industriale

4,844.10 Inxhinieri Matematike d

4,495.00 Teknologji informacioni

5,031.80 Gjuhë Angleze

4,420.00 Gjuhë Frënge

4,400.25 Gjuhë Gjermane

4,734.60 Gjuhë Italiane

3,807.70 Gjuhë Greke

3,961.10 Gjuhë Turke

3,712.80 Gjuhë Ruse

4,603.30 Gjuhë Spanjolle

4,063.80 Gjuhë Angleze (Kukës)

3,095.45 Gjuhë Angleze (Sarandë

5,465.40 Psikologji

5,324.70 Punë Sociale

4,982.70 Filozofi

5,159.70 Sociologji

5,653.40 Shkenca Politike

5,352.10 Administrim dhe politikë

5,635.80 Administrim – Biznes

5,912.40 Ekonomiks

5,941.60 Financë

6,047.10 Informatikë Ekonomike

3,847.30 Administrim – Biznes (K

3,622.60 Administrim- Biznes (Tu

6,230.70 Mjekësi e Përgjithshme

6,159.50 Farmaci

6,202.10 Stomatologji

5,865.70 Shëndeti Publik

5,170.30 Infermieri e Përgjithshm

4,868.50 Mami

5,861.40 Teknik i Lartë Laboratori

5,654.00 Fizioterapi

5,406.10 Logopedi

5,621.70 Imazheri 046

3,517.20 Infermieri e Përgjithshm047

5,353.50 Drejtësi 048


UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS


4,647.40 Drejtim i Fermave dhe A

3,601.80 Drejtim i Fermave dhe A

4,911.50 Ekonomi dhe Politikë Ag

5,326.80 Financë Kontabilitet

4,348.60 Financë Kontabilitet (L

3,513.20 Mbrojtje Bimësh

3,536.20 Hortikulturë

2,933.00 Hortikulturë (Lushnjë)

3,402.70 Prodhim Bimor

3,467.40 Zootekni dhe Biznes Ble

3,434.60 Akuakulturë dhe Menax

4,076.90 Inxh. Agromjedisi dhe E

3,648.60 Inxh. Agrare – Agromek

3,971.50 Teknologji Agroushqimo

3,443.30 Vreshtari – Enologji

4,442.90 Inxhinieri Pyjesh

4,080.10 Inxhinieri Përpunim Dru

4,131.40 Mjekësi Veterinare


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS


5,871.40 Inxhinieri Ndërtimi

4,966.40 Inxhinieri Hidroteknike

5,181.80 Inxhinieri Mjedisi

55.95 Arkitekturë

4,652.60 Inxhinieri Gjeodet

4,441.90 Inxhinieri Elektrike (Aut

5,008.20 Inxhinieri Elektrike (Ene

4,494.15 Inxhinieri Mekatronike

3,524.70 Inxhinieri Fizike

3,817.60 Inxhinieri Matematike

4,415.20 Inxhinieri Mekanike

4,297.20 Inxhinieri Tekstile dhe

3,979.00 Inxhinieri Materiale

5,134.90 Inxhinieri Ekonomike

3,927.40 Inxhinieri në Shkencat e

4,179.30 Inxhinieri Gjeoinformati

3,864.40 Inxhinieri e Gjeoburime

5,816.40 Inxhinieri Elektronike

5,755.80 Inxhinieri Informatike

5,744.60 Inxhinieri Telekomunika


Shembull për përllogaritjen e pikëve


Erjona aplikon në Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet në degën e Mjekësisë. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme të profilizuar, profili natyror, dhe ka një notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34. Në dy provimet e detyruara ajo ka këto rezultate: Në Letërsi 8.72 Në Matematikë 9.15

Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato që përfshihen në bllokun natyror dhe ka si rezultate: Në Fizikë 9.23 Në Biologji-Kimi 9.52

Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se shkolla e mesme e përgjithshme e profilit natyror ka koeficientin 1.4. Po ashtu, Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se parapëlqen bllokun natyror, pra zbaton koeficientin 1.3 për këtë bllok.


Atëherë kryhen këto llogaritje:

Shumëzojmë: 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = = 11.676

Shumëzojmë:  8.72 (nota në Gjuhë-Letërsi) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = 12.208

Shumëzojmë:  9.15 (nota në Matematikë) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = =12.81 Shumëzojmë: 9.23 (nota në Fizikë) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar) = 11.999

Shumëzojmë: 9.52 (nota në Biologji-Kimi) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të

preferuar)  =12.376

Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:

11.676 x 100 = 1167.6

12.208 x 100 = 1220.8

12.810 x 100 = 1281.0

11.999 x 100 = 1199.9

12.376 x 100 = 1237.6

Rezultatet mblidhen

1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 610