Varret e gjetura në Giza dëshmojnë se Piramidat gjigande janë ndërtuar nga punëtorë të specializuar dhe jo nga skllevërit, ashtu sic është besuar deri vonë. Filmat dhe mediat deri vonë kanë deklaruar dhe krijuar pamje sikur skllevërit mbartnin mbi supa litarët gjigandë që tërhiqnin gurët super të mëdhenj në shkretëtirë, duke përfunduar dhe në vdekje nga më tragjiket. "Këto varre që u gjetën anash varrit të Piramidës së faraonit, që presupozohen të jenë të personave që vdiqën duke ndërtuar piramidën tregojnë se këta njerëz të varrosur aty, nuk janë skllevër”, thotë Zahi Hawass, shefi i arkeologëve që udhëheq një studim në Egjipt rreth temës së piramidave. "Në rast se do të ishin skllevër, ata nuk do të kishin mundësi kurrë të ndërtonin varret e tyre pranë Mbretit të tyre”. Hawass tha se koleksioni varreve të punëtorëve, disa nga të cilët u gjetën në vitin 1990, përbëjnë dhe disa nga zbulimet e shekullit të 20 dhe 21. Varret u përkasin punëtorëve që ndërtuan piramidat e Khufu dhe Kahfre. Hawass më herët ksihte gjetur grafite në muret e piramidave ku punëtorët e quanin veten “miq të Khufu”, gjë që sipas studiuesit dëshmon se ata nuk ishin skllevër. Varret në Giza, pjesa perëndimore e Kajros janë 4,510 vite të vjetra dhe kanë një gjatësi tek 1 km. Studiuesi Hawass tha se ka fakte që dëshmojnë se fermerët në Delta dhe në Upper të Egjiptit dërgonin 21 buaj dhe 23 dele në sheshin e ndërtimit cdo ditë për të ushqyer ndërtuesit e piramidave. Besohet se numri i tyre ishte rreth 10 mijë. Fermerët ishin liruar ndërkohë nga taksat që duhet ti paguanin qeverisë së atëhershme egjiptiane, fakt tjetër ky që dëshmon se ata si financues po merrnin pjesë në projektin kombëtar. Zbulimi i parë i varreve të punëtorëve në 1990 ndodhi krejt rastësisht, kur një kalë i ngecur në një strukturë me tulla 10 metra nga zona e ndërtimit. (Pershtati D.Bonollari/BalkanWeb)