Rritet numri i pushuesve në plazhin e Divjakës. Qytetarët i drejtohen vijës bregdetare për të përballuar temperaturat e larta, që karakterizojnë ditët e fundit. Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, shprehet se ky fluks është i justifikuar tashmë edhe me investimet e reja që janë kryer në këtë zonë turistike.


Ai thotë se janë marrë masa për pastrimin e zones se reres, sistemimin e sherbimeve te akomodimit e përmirësimin e shërbimeve të tjera.


Mbi 6 mije pushues ditore kane frekuentuar Divjaken gjatë ditëve të fundit dhe numri i tyre pritet te jete ne rritje. Deti i paster, rera kurative dhe masivi pyjor kombetar i Divjakes, e bëjnë këtë zonë turistike më tërheqëse për pushuesit që vijnë jo vetëm nga zona e rrethinat e saj, por edhe nga Kosova e Maqedonia.