Per plotesimin e nevojave te bimëve me elementët më të domosdoshme ushqyes është sa i nevojshëme po aq me probleme kompleks qe realizohet nepermjet sistemit teknik dhe shkencor te  plehrimit i tokes. Ne perllogaritjen e sakte te plehrave kimike qe nevojiten per kultura e ndryshme duhet te kihen parasyshe kerkesat e bimes per çdo element ushqyes, llojin e tokes, kushtet klimatike, sistemimin e mire te tokes, mekanizimin, ujitjen, kullimin, mbrojtjen nga semundjet dhe demtuesit, luften kundra barerave te keqia, qarkullimin bujqesore si dhe perdorimin e plehrave organike.
Rritja e vazhdueshme e pjellorise se tokes, rendimentit dhe cilesise se prodhimit eshte e lidhur ngushte me respektimin e ligjeve dhe rregullave per ruajtja e jetës dhe shëndetit e njerëzve, kafshëve si dhe mbrojtja e tokës dhe te mjedisit.Perdorimi gjithenje dhe ne rritje i plehrave kimike si dhe kimizimi intensiv i tokes bujqesore kerkon korektesi ne zbatimin e ligjeve te Bashkimit Euvropian te zbatushme ne kushtet konkrete te vendit tone. Duke pasur nje shumllojshmër te madhe te plehrave kimike komplekse dhe me kufij te gjere te permbajtjes se elementeve ushqyes dhe mikroelementeve, fermeri ka mundesi qe me ndihmen e analizave te tokes dhe te specialisteve te zgjedhe nje lloj plehu kimik te pershtatshem per token dhe bimet qe do te mbjelle duke perdorur sasine e nevojeshme te elementeve ushqyes dhe ne kohen me optimale qe duhet.
Kompanitë prodhuese të këtyre plehrave ç,do vit shpenzojnë miliona euro për punë shkencore në drejtim të rritjes së asimilushmërisë të lëndëve ushqyese nga bimët, kështu që tregu furnizohet vazhdimisht me lloje të reja.Kjo kërkon që plehrat kimike  të njihen mirë nga specialistët,tregetaret dhe nga fermerët. Nga specialistet e QTTB Fushe Kruje ne fillim te vitit 2008 eshte botuar dhe hedhur ne qarkullim nje Manual i Perdorimit te Plehrave Kimi ky manual eshte i pari i këtij lloji në vendin tonë, ne ndihmë për specialistët dhe fermerët. Shqipëria një vend që e ka të kufizuar tokën bujqësore për frymë të popullsisë. Ajo ze 24% të sipërfaqes totale ose 699 mijë Ha.
Përfshirë ketu tokat bujqësore qe zene nje sipërfaqe të konsiderueshme toke me pjellori të kufizuar ku përfshihen tokat acide dhe tokat e kripura (toka acide 12% te sip.totale dhe 0.2-0.4%te sip.totale).Plotësimi i nevojave te bujqesise me plehra kimike realizohet nga 23 subjekte fizike dhe juridike të përqëndruara në 11 rrethet kryesore të vendit, ku bujqësia premton një të ardhme të mirë si rrethi i Korçës, Elbasanit, Sarandës, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Kavajës, Durrësit, Tiranës,Berat, dhe Shkodrës.Nga specialistet e Q.T.T.B Fushe Kruje eshte krijuar regjistër në të cilin janë regjistruar të gjithë llojet e plehrave kimike dhe me formula në veçanti sipas subjekteve qe tregetojne plehrat kimike detyre kjo e vendosur nga vendet e BE.
Bujqesia Shqipetare i siguron plehrar kimike nga importi nepermjet shteteve të ndryshme si; Nitrati,Urea nga Ukrahina dhe Rusia ,Superfosfati nga Egjypt,Diamon Fosfati (DAP) ngaTunizia si dhe plehrat e përzier (N.P.K) nga Europa, (Gjermania, Italia, Austria, Greqia, Norvegjia, Finlanda, Spanja,Ukrahina  Lindja e Mesme (Izraeli).
Per bujqesinë ne vendit tone importohen  plehra kimike , rreth 86.900 tone,  plehra kimike të përbërë (N.P.K) 11.115 tone si dhe plehra masive 75.785 tone .Formula kimike te vecanta gjithesej 183, produkte organike me bazë acide humike  2 ton 13 formula .
Çmimet e larta të diamon fosfatit (DAP) bëri që për herë të parë në vendin tonë të futet plehu kimik i përbërë N.P (16-20-0) që përdoret për plehrim bazë në kulturën e grurit.Plehra masive te thjeshte me nje element zene 80%, plehrat kompleks dhe te perziere zene 15.8% si dhe plehra te lengeta 4.2% te te gjithe sasise se plehrave kimike.
Përdorimi i plehrave; minerale, organo-minerale dhe produkteve organike lidhet ngushtë jo vetëm me analizën e tokës por edhe me ligjet e lëvizjes së lëndëve ushqyese aktive dhe mikro-ushqyesve për shkak të difuzionit të ujrave nëntokësore, sipërfaqësore dhe gravitacionit: Plehrat azotike janë shumë të lëvizëshme; Plehrat potasike lidhen mire me strukturën e tokës; Plehrat fosforike nuk lëvizin.
Ne laboratorin analitik qe ndodhet prane QTTB Fushe Kruje percaktohen te gjithe ushqyesit primare, sekondare dhe mikroelementet te deklaruara ne etikete qe shoqeron plehun kimik dhe çertifikata e origjines ku deklarohen karakteristikat e plehut,por eshte e domosdoshme te analizohen mbetjet toksike ne toke te plehrave kimike si dhe nje ser analizash te tjera qe kane te bejne me mbrojtjen e shendetin te njeriut,kafsheve dhe te mjedisit.
Gjate kontrolleve te kryera neper subjekte nga strukturat e QTTB Fushe Kruje, ne pikat e shperndarjes dhe te shitjeve si dhe nga rezultatet e analizave per disa plehra kimike  dalin probleme si ligjore, teknike,organizative, zgjidhja e te cilave do te behet vetem me miratimit e ligjit te ri “Për plehrat kimike”, i cili krijon: 1- Bazën ligjore për marrjen e çertifikatës së regjistrimit dhe licencës nga personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj për prodhimin, importimin, eksportimin dhe tregtimin e plehrave kimike për qëllime tregtare; 2 -  Zbaton kërkesat që ka Komuniteti Europian në lidhje me amballazhimin, etiketimin dhe përmbajtjen e lëndëve ushqyese duke u mështetur në shtojcat përkatëse; 3 - Percakton funksionet e Komisionit të Vlersimit të Plehrave Kimike dhe Inspektoriatit; 4 - Realiaon masat administrative që kanë të bëjnë me procedurat e punës për funksionimin korekt të këtyre organizmave.
Ne ligjin e ri “Për plehrat kimike”, kemi nje perputheshmeri te neneve ne masen mbi 60% me Rregullore e Komunitetit Europian Nr. 2003/2003 te Parlamentit dhe Keshillit Europian,datë 13 Tetor 2003 në lidhje me plehrat kimike.Gazeta zyrtare Nr.304 dat.21.11.2003 faqe 0001-0194. Kjo rregullore do të zbatohet për plehrat kimike që prodhohen, importohen dhe eksportohen duke ju referuar kërkesave të veçanta në amballazhim, etiketim dhe përmbajtjes së lëndëve ushqyese duke u mbështetur në shtojcat përkatëse të kësaj rregulloreje. Ky ligj ka për qëllim: 1. Të bëjë vlerësimin e plehrave kimike; 2. Të përcaktojë llojet e plehrave kimike; 3.Të kontrollojë prodhimin, importimin, mirëmbajtjen e tregtimin e tyre; 4. Të bëjë regjistrimin e plehrave kimike; 5. Të pajisë me çertifikatë regjistrimi dhe lejojë subjektet për prodhimin, importimin,    eksportimin, magazinimin dhe tregtimin e tyre për qëllime tregtare. Te gjitha te mbetat dhe dobesit vine si rezultate imangesive te dukshme qe ka ligji egzistues per plehrat kimik. Kerkohet miratimi sa me shpejt i ligjit te ri i miratuar nga OBT ne muajen Dhjetor 2008. Miratimi i ketij ligji do te mundesojë zhvillimin e sektorit të bujqësisë,rritjen e përdorimit dhe cilësisë së plehrave kimike në përshtatje me kërkesat dhe kushtet teknike të përdorimit të tyre, drejtimin dhe kontrollin e tregtimit të plehrave kimike, të ndihmojë në ruajtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mbrojtjen e konsumatorit,të ndihmojë ruajtjen e tokës dhe mbrojtjen e mjedisit.

...