Ripublikohen numrat e Policisë për Tiranën për t‘i ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve. Strukturat e drejtorisë së këtij qarku, duke i kushtuar vëmendje të veçantë në funksion të shërbimit dhe dhënies ndihmë ndaj qytetarëve, publikon dhe vë në dispozicion edhe një herë numrat telefonikë për të informuar për probleme të ndryshme. Ftohen qytetarët se nëse mund të ndodhen përpara një situate emergjente të denoncojnë pranë organeve të Policisë, në rastet e vjedhjeve apo grabitjeve etj., në mënyrë që policia të marrë masa të shpejta për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara organeve të drejtësisë. Një kontribut për kapjen e personave në kërkim ka dhënë edhe komuniteti, i cili në vazhdimësi ka mbështetur strukturat policore dhe ka bashkëpunuar me to dhe përmes telefonatave në numrin publik 129. Ndërkohë, për çdo padrejtësi të vërejtur nga punonjësit e policisë, ju mund të denonconi në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Për t‘ju ardhur në ndihmë, Policia e Tiranës ripublikon numrat telefonikë të Komisariateve të Policisë, që ajo ka juridiksion.





Lista e numrave



Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë : 129 (pa pagesë); Salla Operative 22 81 52; 24 83 33;

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun & Mediat tel & fax 23 57 40

Komisariati i Policisë Nr. 1: Numër telefoni (fiks) 224445;

Rajoni i Policisë në Qytetin Studenti, me numër telefoni 34 62 31;

Komisariati i Policisë Nr. 2: Numër telefoni (fiks) 22 33 22;

Rajoni i Policisë Vorë, me numër telefoni (fiks) 60 04 64;

Komisariati i Policisë Nr. 3: Numër telefoni (fiks) 22 45 29;

Posta e Policisë së Universitetit Bujqësor dhe Reparti i Policisë Laprakë, me numër telefoni (fiks) 35 77 56;

Komisariati i Policisë Nr. 4: Numër telefoni 36 68 26 ; 3314;

Komisariati i Policisë Nr. 5: Numër telefoni 20 01 82;

Komisariati i Policisë Nr. 6: Numër telefoni (fiks) 35 18 90

Komisariati i Policisë Rrugore : Numër telefoni 22 68 01 dhe 126 (pa pagesë); 3234;

Komisariati i Policisë Rinas: Numër telefoni (fiks) 36 59 13 ; 3680;

Komisariati i Policisë së Objekteve: Numër telefoni 22 68 01; 3232;

Komisariati i Policisë Kavajë : 055443723;

Rajoni i Policisë Rrogozhinë 05772070;

Posta e Policisë Golem 05 79 22 273