Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni eshte shprehur gjate nje konference per shtyp se, lista perfundimtare e zgjedhesve per votimet e 28 qershorit 2009 eshte hedhur ne internet nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile.

Poni ka sqaruar se, kjo liste gjendet ne faqen zyrtare elektronike te Ministrise se Brendshme ne ikonen “Lista e zgjedhesve 2009”.

Poni tha se, gjithkush mund te verifikoje emrin e tij ne listen perfundimtare te zgjedhesve.

Ai e ka perfunduar konferencen e tij per shtyp duke deklaruar se, shume shpejt lista do t’u jepet edhe subjekteve politike.