28/11/2010Diplomat Master i nivelit te dyte ekuivalentohen ne nje vit studimesh teorike te doktoratures


Fitojne 60 kredite plus edhe kandidatet e specializimit te thelluar ne postmaster shkolla pasuniversitare SHPU


Me ndryshimet e bera ne ligjin e arsimit te larte poseduesit e diplomave te fituara me sistemin e vjeter katervjecar si dhe zoteruesit e diplomave te nivelit te dyte mund te aplikojne per ndjekjen e studimeve te doktoratures. Ne varesi te rezultateve te arritura nga secila kategori behet edhe ekuivalentimi i diplomave duke percaktuar keshtu lendet qe u njihen si dhe ato qe do te ndjekin gjate ciklit te doktoratures. Ne nje prononcim per gazeten Metropol rektori i Universitetit Politeknik Jorgaq Kacani shprehet se ndryshimet ne ligj lejojne qe te gjithe keta kandidate qe zoterojne titullin master shkencor apo studime te metejshme universitare do te vijojne studimet ne programin e doktoratures ne nivele te caktuara sipas rezultateve te arritura te cilat konvertohen ne kredite. Aktualisht fakultetet kane derguar propozimet e tyre prane MASH-it ne lidhje me kuotat e pranimit ne secilin specialitet kuota te cilat ende jane ne pritje te miratimit nga qeveria cka do te thote se pa marre me pare miratimin e Keshillit te Ministrave fakultetet nuk mund te celin procedurat e aplikimit pavaresisht se kane percaktuar kriteret e pranimit.


Pranimet


Ne keto programe do te pranohen te gjithe kandidatet qe kane fituar nje diplome te barazvlefshme me masterin shkencor. Nderkohe qe kategorite e tjera qe pervec kesaj diplome zoterojne edhe kualifikime te tjera do te mund te ekuivalentojne diplomat e tyre cka do tu lejoje atyre te vijojne studimet e doktoratures duke u njohur nje pjese te lendeve qe zhvillohen ne kete program.


Masteri shkencor


Lidhur me kete cikel studimesh rektori Kacani shpjegon Ndryshimet e bera ne ligj u japin pergjigje te gjitha rasteve apo diplomave per te pasur mundesine e kualifikimit te tyre te metejshem. Per kandidatet qe kane mbaruar sistemin katervjecar konkretisht per kete kategori diploma e tyre ekuivalentohet me master shkencor dhe ky student ka te drejte qe te regjistrohet ne doktorature pa e penguar njeri. Padyshim qe me pas do te jene kriteret specifike te cdo programi doktorature qe do te bejne selektimin e kandidateve qe do te pranohen ose jo. Por cdo person i kesaj kategorie e ka te drejten per tu regjistruar ne doktorature. Ajo qe deri dje ka qene diplome e nivelit te dyte sot ekuivalentohet me master shkencor.


Studimet e tjera pasuniversitare


Ndersa kategorite qe pervec diplomave te sistemit katervjecar kane kryer edhe studime te mepasshme universitare u nenshtrohen procedurave te tjera. Realisht doktoratura ka programin e saj te studimit. Sipas ligjit te arsimit te larte ky cikel studimesh mund te varioje nga tre deri ne kater vite. Secili vit vleresohet me 60 kredite. Per kategorite e studenteve qe kane mbaruar sistemin 4-vjecar si dhe kane kryer studime te tjera pasuniversitare sipas percaktimeve qe ishin ne ate kohe ne kete mes perfshihet procesi i ekuivalentimit. Keshtu nese deri ne diten e djeshme ke bere nje diplome te nivelit te dyte ose nje shkolle tjeter pasuniversitare qe ka qene me perpara atehere merret programi i lendeve qe ke ketu edhe ato te doktoratures dhe behet ekuivalentimi i tyre. Aty pastaj komisioni verifikon se sa kredite te njihen duke percaktuar lendet qe do te ndjekesh si dhe sa lende transferohen per te kompensuar nivele te caktuara te programit te doktoratures shpjegon rektori. Per shkak te njohjes se ketyre kreditove kjo kategori mund te mos zhvilloje ciklin e studimeve te doktoratures qe ne vitin e pare ku klasifikohen pergatitjet teorike.