Nga Besim Tula

Ekspozita Pranverë Art duhet përshëndetur fort për ngjarjen e re, që formoi në ato pak veprimtari që zhvillohen në jetën artistike të arteve pamore. E ideuar nga artisti ynë i nderuar Llambi Blido





dhe e realizuar nga disa artistë, nga të cilët veçojmë skulptorët Sotir Kosta dhe Maksim Bushi. Paraprakisht i urojmë kësaj veprimtarie jetë të gjatë, pasi kushtet tek ne nuk janë aspak të favorshme. Artet vizuale janë artet më pak të mbështetura nga subjektet shtetërore ashtu dhe ato private për arsye se janë mjaft serioze për ti organizuar dhe nuk bëjnë spektakël për tu dukur. PranverëArt pasuron jetën tonë vjetore artistike. Shumw veprimtari të arteve pamore në vite për arsye të ndryshme janë shuar, duke lënë një zbrazëti p.sh: si ekspozita mbarëkombëtare e artit, panairi i artit, Marubi, ekspozita e një grupi pedagogesh të A.A etj, të cilët me praninë e tyre gjallëronin jetën artistike. Çdo veprimtari krijon një humbje dhe një ndjesi negative kur nuk vazhdon. Ndërsa PranverëArt mendoj se ka një mbështetje të fortë për të qenë një veprimtari jetëgjatë, pasi organizuesit janë mjaft energjike dhe këmbëngulës. Ata e kanë me mjaft pasion dhe duke e kuptuar drejt gjendjen e jetime për këto lloj ngjarjesh i kanë dalë për zot kësaj dhe me bujari kanë ndarë kohën e tyre krijuese me atë që u shërben të gjithëve d.m.th organizuesen. Mënyra se si përballuan gjithë telashet tregon se kemi të bëjmë me organizues, që e kanë matur mjaft mire veten për ti dalë ballë. Këto lloj veprimtarish pa fitim janë sjellje jashtë kohe, pasi i shërbejnë një gjeje të përgjithshme, ecjes së artit. Pa ekspozita artet pamore ndryshken, humbasin busullën dhe dobësohen. Ato janë e vetmja mënyrë për të ecur. Pasi e shikon Pranverë Art ndjen që në jetën tonë artistike ka mjaft artistë, që punojnë me përkushtim dhe dëshirojnë për të ekspozuar. Janë 70  pjesëmarrës dhe mund të quhet si veprimtaria me numrin më të madh të artistëve pas viteve 90. Shumë krijues për arsye të ndryshme ishin si të veçuar nga ato pak veprimtari kolektive vjetore të realizuara në vendin tonë. Kjo ekspozitë mund të quhet si më tolerantja, ku pothuaj shumë artistëve ju dha një mundësi për të ekspozuar pa shumë kritere të prera. Ekspozita me kaq numër të madh pjesëmarrësish bëhen vetëm me ekipe ndihmesë, pasi ka mjaft punë për të arritur deri në ditën e përurimit.
Në shkrimin e hapjes të katalogut bërë nga piktori Ll.Blido evokohej ideja e vijueshmërisë së ekspozitës se famshme të Pranverës 1972, e cila bëri një kthesë në artin tonë me format e reja të shprehjeve vizuale si në pikture, skulpturë dhe në arte të tjera. Ajo tregoi se kishte krijues që ishin të zot, për të bërë gjëra të reja, të nivelit të mirë dhe shumë të mirë. Shumë artistë të rinj dhe të rritur guxuan. Në kohën tonë natyrisht liria është e madhe, por mungojnë iniciativat private dhe sallat për ekspozim. PranverëArt entuziazmoi shume krijues, të cilët u bënë pjesëmarrës të saj. Duke qenë një ekspozitë e hapur ajo pranoi artistë të ndryshëm. Krahas peizazhit dekorativ dhe të ngrohtë të V.Kilices, linjave rinore të balerinës së M.Dhramit apo interpretimit në jeshile dhe lejla ndjesore të veprës së K.Buzës, qëndron vepra e artistit H.Devolli, të munguar prej vitesh në sallat e ekspozitës. Ajo të tërhiqte për freskinë dhe sigurinë në interpretim. A.Filipi artisti i subjekteve me tema shoqërore dhe filozofike me veprën pjesëmarrëse përhapte një ndjesi midis ëndrrës dhe realitetit që është sinonim i rrugës në të cilën kalon dashuria në hapat e saj të parë. Ngjyrat e zgjedhura për të janë të buta dhe ëndërrimtare
Një vepër e kompozuar mirë dhe që krijonte një ndjesi të re në ekspozitë ishte Nudo në studio e A.Veselit. Ajo ishte pastruar nga çdo ngarkesë e tepërt dhe fliste me një gjuhë të kohës. Para saj zhdukej ideja se je përballë një vepre arti dhe të rrëmbente jeta që kishte. Leke Tasi artisti me një ndjesi të groteskut këtë herë kishte sjellë një temë të ditëve tona në veprën e tij. Rivalitet. Dy të rinj të kohës në vetura luksoze të shoqëruar me nga një vajzë shikojnë me konkurrencë prej gjelash njëri-tjetrin. Leka si një artist i ndjeshëm dhe një vrojtues i thellë për detajet dhe i pasur me një kujtesë të fortë vizuale e bën punimin mbresëlënës. Artistë me përvojë të gjatë në krijimtari si A.Faja, B.Kaceli A.Devolli, M.Arapi, A. Kostandini, H. Capari, Cifti Kadillari, I. Beli etj, kishin punime që i përfaqësonin me dinjitet. Ngjyrat intensive të Petro Kokushtës të Lulet kapnin akorde të shkallës se lartë koloristike. Ndërsa krijimi Dimër i Kastriot Çelmetës transmetonte nota të gëzuara. E bardha e dëborës ishte e ndjeshme. Tingull plot dritë kishte jeshilja tek Pranverë e P. Përvathit. F. Boshnajku dhe F. Carkanji paraqiteshin me krijime ekspresive. Kompozimi i Axherko Mezelxhiut kishte një ndërtim gati simetrik plot improvizime. Ndërhyrjet e gjurmëve të penelatave shkonin me inteligjencë në çrregullimin e kësaj simetrie dhe  futjen e një ritmike të re. Vepra kishte një dinamizëm të brendshëm. Vijueshmëria stilistike e natyrave të qeta të artistit të ri A. Blido pasqyronte një stad të mirë në krijimtarinë e tij. Diferencat e qarta plastike dhe vizatimi ekspresiv i objekteve shoqëroheshin nga ngjyra të gjalla, por që ruanin mirë dekorativitetin. Penalata të mëdha me ngjyra të kombinuara mirë ndërtojnë qartë portretin e Labit te Mina Zakes. Prerja e tij është funksionale. Është një portret karakteristik i kësaj krahine.
Remzi Kuci me veprën Limonatë krijon shumë lloje të ndryshme të verdhash, duke ruajtur shumë mirë cilësinë e tingëllimit të të gjithë veprës në përgjithësi. Piktura sido që të jetë në jetën artistike të këtyre viteve ka qenë më e privilegjuara në ekspozita të ndryshme. Me e abandonuara ka qenë skulptura. Duke parë ekspozitën të bënte përshtypje që shumë skulptorë kishin sjellë vepra me interes profesional, ku disa prej tyre ishin të realizuara në materiale të forta. Këto artistë kishin punuar me ngulm, pavarësisht kushteve aspak miqësore me të cilën po kalojnë artet pamore në këto kohë. Vepra e M. Shurdhit Çifti Obama theksin vizual e kishte te karizmit dhe eleganca, që kanë këto bashkëshorte. Zgjidhja kompozicionale ishte bërë me delikatese dhe mençuri. Arminda Laci dhe Xh. Nova kishin vepra të ndjeshme dhe të punuara me përkushtim. Një peizazh i Xhemaliut plot nuanca ngjyrash kishte sjellë dritën karakteristike të qytetit të lindjes Krujës. Po kështu S. Kosta me portretin Lumiani tregoi se është një skulptor që përgjithëson formën mirë duke iu afruar vlerave të skulpturës klasike moderne. Maksim Bushi, mjeshtri i plastikes me gjithë distancën shumëvjeçare pa ekspozuar tregoi se veprën me Spektakli vazhdon, që është një artist shumë i ndjeshme për funksionin social të artit dhe që di të tërheqë me forcë syrin e shikuesit si me subjektin ashtu dhe me realizimin. Figura e gdhendur në gur Pritja e Nelo Lukacit transmeton vetminë e nënës pa njeri afër. Bijtë e saj janë refugjatë. Portreti i piktorit G.Leka gdhendur në mermer nga Qazim Arifi, me një ndjesi plastike të veçantë shpreh admirimin, që ka ky skulptor për mikun e tij. Pamja e veprës është solemne. Edmond Rira me Nudo triplet tregoi se është i zoti të vendosë plastika mjaft të holla të sfondit në raport me plastikën e butë të trupit. Kjo lojë është realizuar me qartësi dhe kompetencë prej tij. Pasi e shikon të tërë ekspozitën vëren se ka një gjallëri krijuese të madhe tek artistët dhe po kështu shikon se ka dhe një dëshirë për të ekspozuar.


 



Konkluzion
Do ta quaja gjënë më të domosdoshme dhe më me fat për një krijues të arteve pamore të paraqesë veprën e tij në ekspozitë. Ato janë shkolla të vërteta për ato, që duan të ecin përpara, pasi vepra qëndron në mes të artistëve të ndryshëm dhe me këtë rast ke mundësinë e kontrolli të gjuhës tënde artistike. Studioja apo vendi punës asnjëherë nuk tregon të vërtetën për krijimin. Vetëm vendosja në ekspozitë është jeta dhe pamja e vërtetë e saj. Pastrimi i gjuhës vizuale nga mësimet shkollore dhe huazimet është një proces