Merita TOÇILA

Përveç dy linjave “prêt a porter” të cilat jemi mësuar t`i ndjekim zakonisht, pranverë-verë dhe vjeshtë-dimër, disa shtëpi mode propozojnë edhe një koleksion midis dy stinëve, “para koleksionin”. E quajtur ndryshe në zhargonin e stilistëve pre-fall, ose pre-spring, bëhet fjalë për koleksionin “prêt a porter” të gjysmësezonit, që preferohet shumë nga dyqanet. Kështu sapo uljet fillojnë të duken nëpër dyqane, krijuesit propozojnë tashmë koleksionet e tyre vjeshtore. Një mënyrë mjaft e mirë për të njohur tendencat në ardhje para gjithë të tjerëve. Megjithë verën e nxehtë të muajit korrik, shtëpitë e mëdha të modës imagjinojnë sikur jemi kthyer në freski. Në koleksionet e parapërgatitura për vjeshtën e 2008-ës ngjyra e kumbullës ka zënë vendin e nderit. Jemi duke pritur këto kostume, xhaketa të kombinuara me fustane kimono ose funde, të sjella në pelhura të mëndafshta me figura të printuara që mund të jenë forma skulpturale ose lule. Silueta në pjesen e sipërme duhet të jetë e qartë dhe me prerje të thjeshta. Ka edhe stilistë që preferojnë në krijimet e tyre prerje fare të thjeshta, pa evidentuar asnjë linjë duke lënë materialin të dalë në plan të parë, sidomos kur ky është i ngarkuar si dizenjo, me kuadrate, floreale, ujra, etj. Një siluete e pastër gjeometrike që nuk ka nevojë të ngarkohet as në aksesorë, sepse e gjitha vjen si një dekor. Diku tjetër krijohet efekti i kontrastit, doreza të gjata dhe çizme me një ngjyrë blu Klein, që kombinohen me një fustan bust, e gjitha e plotësuar me një kapele të këndshme. Nuk mund të shqetesohesh fare për kombinimet edhe kur sheh që ndërthurren me një fustan pothuajse për raste me bizhuteri dimri. Këto ia shtojnë shumë më tepër sharmin kësaj veshjeje, që mund të perdoret fare mirë për të dy sezonet.



Ngjyrat e vjeshtës



Por, nuk neglizhohen ngjyrat e vjeshtës, Me një xhakete ose triko të thjeshtë shoqëruar me pantallona kadife, ose leshi, shall portokall dhe gri, mund të kaloni pjesën më të madhe të ditës kështu dhe do ndjeheni shumë komfort. Për t`i dhënë një moment nostalgjik këtij luku mund ta kombinoni me çizme lëkure të punuar në stilin e viteve `70. Asnjëherë nuk del nga vëmendja fustani i shkurtër i zi, i cili këtë vjeshtë mendohet të prezantohet pa mëngë dhe me pak fantazi në prerjet në shpinë. Janë shumë të pëlqyeshme efektet që krijon e zeza nga materialet e ndryshme që mbulojnë siluetën .



Fustane deri në fund të këmbëve



Një fustan si një skulpturë. Vera përmblidhet e gjitha në pëlhurat me lule, të vendosura me delikatesë mbi njërin sup dhe e gjatë deri në fund të këmbëve. Disa motive rozë në formën e valëve përmbushin fantazinë në këtë prerje të thjeshtë nga ana e djathtë, e papërsëritshme. Materiali është zgjedhur satin për ta dhënë më të plotë siluetën që kërkohet. Pardesy dhe kapuç violet, asnjëherë nuk është paraqitur një pardesy kaq elegante. Ky model në tafta mëndafshi e dekoruar me një nyje që mban kapucin për t`u mbrojtur nga të ftohtët, por dhe nga shiu. Nga brenda mund të shoqërohet me një fustan flluskë. Detaje të tjera të rrobaqepsise nuk duhet t`ju shpëtojnë, si ngjyrat, p.sh. që duhet të kenë të njëjtin tonalitet ngjyre.



Siluetë e destrukturuar



Për ato që janë në moshë të re dhe duan të provojnë modele tendencë një xhaketë dok rozë e hapur, bluzë mëndafshi me printime, pullovër pa mëngë dhe pantalona kilota prej leshi në ngjyrë bezhv të kombinuara me ngjyrë jeshile, pa dyshim që do ishte luku perfekt. Kjo përzierje stilesh është një mirserardhje për vjeshtën.





12 Korrik 2008