13 tetor 2010

Fier



Gjate qendrimi te tij ne qytetin e Fierit Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i shoqeruar nga anetare te Kabinetit dhe perfaqesues te pushtetit vendor vizitoi shkollen jopublike Flatrat e Dijes ku u mireprit nga zoti Viron Gega themelues i kesaj shkolle Drejtoresha e Shkolles Donika Jorgaqi mesues nxenes dhe prinder.



Pas nje takimi dhe bisede te perzemert me ta Presidenti Topi vizitoi nje ekspozite me punime nga nxenesit e shkolles ambientet sportive sallen e baletit dhe kabinetin e gjuhave te huaja te saj. Nje moment emocionues i kesaj vizite ishte perurimi nga Kryetari i Shtetit i nje teknologjie te re - venien ne funksionim te 40 tabelave ndervepruese multimediale TIM ne shkollen Flatra e Dijes - nje institucion arsimor modern me rreth nje mije nxenes dhe me shtatedhjete e pese mesues dhe edukatore qe sapo festoi dhjetevjetorin e krijimit te vet.



Ne fjalen pershendetese Presidenti Topi theksoi Ne radhe te pare deshiroj te ndaj me ju nje emocion i cili eshte tejet i vecante ne kete mjedis Shpeshhere Presidenti i Republikes politikanet administratoret vijne edhe me fjalime te pergatitura. Do te ishte nje gabim i madh qe une te kisha ardhur ketu me dicka te pergatitur sepse nuk do te arrija te transmetoja tek ju ato emocione te forta qe une kam ndjere gjate vizites ne kete shkolle.



Te dashur nxenes

Te dashur mesues

I nderuar zoti Gega

E nderuara zonja Drejtore

Te nderuara autoritete lokale te Fierit



Me lejoni te shpreh ne radhe te pare nje mirenjohje per ju qe me dhate mundesine qe vij ne Fier dhe te perjetoj caste shume emocionuese. Castet emocionuese natyrisht kane shume arsye. Se pari sepse vij ne nje qytet i cili ka nje tradite te lashte dhe nje tradite te re. Ne nje qytet i cili rritet dhe zhvillohet ne menyre shume dinamike. Ne nje qytet ku arsimi edukimi dija jane te pranueshme dhe besoj qe eshte elementi me substancial qe garanton te tashmen dhe sidomos te ardhmen. Per kete ju pergezoj dhe ju falenderoj me cilesine e Presidentit te Republikes por edhe si pedagog si nje njeri qe ka ardhur nga rrethet akademike dhe si qytetar. Ju falenderoj



Te dashur nxenes



Duke e vizituar kete shkolle pikerisht ne dhjetevjetorin e themelimit te saj duke pare kete super teknologji e cila inaugurohet promovohet per here te pare ne eksperiencen shqiptare nje nga ato pak eksperienca qe e shikojme edhe ne rajonin tone nje nga ato eksperienca te reja qe e shikojme dhe ne kontinentin tone tregojne qe Shqiperia sidomos ju nxenes brezi i ri jeni jo vetem me fat qe keni lindur ne kete periudhe por jeni me fat sepse tek ju po investohet fuqishem ne radhe te pare nga prinderit tuaj por edhe nga institucionet nga shoqeria dhe nga biznesi. Ky eshte nje rast elokuent nje rast i arte per ta demonstruar se sa bukur bashkepunojne institucionet biznesi shoqeria dhe familja. Dhe ky eshte nje element qe duhet te promovohet ne te gjitha shkollat e Shqiperise per te demonstruar qe edukimi eshte elementi bazal qe duhet te garantoje te ardhmen e shoqerise shqiptare.



Ne sot kemi shansin qe te jemi pak dite pas nje momenti shume te rendesishem per shoqerine tone pak dite pasi Parlamenti Evropian miratoi me nje ze te forte hapjen e te gjitha atyre procedurave te cilat tashme jane ne finalen e vet qe qytetaret shqiptare te levizin te lire ne Evrope aty ku kemi lindur dhe aty ku deshirojme te jemi pjese zyrtare e kesaj familjeje te madhe e te vjeter sikurse eshte familja evropiane. Askush me shume se sa ju te dashur femije do te gezoje frytet e kesaj hapjeje e kesaj hapjeje mjaft te deshiruar per prinderit tuaj per mesuesit tuaj te cilet ne kushtet e nje izolimi sikurse kemi qene ne kane pasur te gjithe vullnetin per tu arsimuar dhe per te transmetuar sot tek ju jo thjesht nepermjet ninullave tradicionale por edhe nepermjet ninullave shume tradicionale qe i kane zili edhe shkollat evropiane ne standardet e te cilave ne duam te shkojme e tu afrohemi ne te gjitha cilesite e tyre.



Kjo eshte nje arsye me shume qe shkolla Flatrat e Dijes te jete nje moment krenarie nje moment per ta vleresuar per ta inkurajuar per te inkurajuar edhe pedagoget dhe mesuesit qe jane pjese e ketij bashkepunimi por edhe biznesin i cili natyrisht qe ka te gjithe lirine e vet sot per te ushtruar te drejten e investimit ne kete fushe. Por ne menyre absolute nuk duhet te harrojme qe investimi me i rendesishem me fisnik ndoshta me me pak te ardhura eshte investimi ne fushen e dijes. Sepse nje investim i forte sot ne fushen e dijes do te thote nje riciklim shume pozitiv i te ardhurave ne te ardhmen por ne radhe te pare i kualiteteve te intelektualeve qe natyrisht Fieri i ka me shumice por ne deshirojme qe ti kete me me shumice ne te ardhmen.



Aplikimi per here te pare i tabelave interaktive apo ndervepruese multimediale eshte nje teknologji per te cilen edhe ata qe kane pasur eksperienca pedagogjike ndoshta nuk kane informacionin e duhur. Kjo do te thote qe koha sot ka ofruar shume mundesi per ju te dashur femije qe te mesoni ne menyre me te kualifikuar ne menyre me argetuese jo bezdisese. Ju nuk jeni me te influencuar nga kualitetet e ndryshme te pedagogeve sepse keto shkolla te cilat jane mbi bazen e nje metodologjie te kualifikuar te politikave arsimore ne Shqiperi vijne permes nje teknologjie e cila do te ishte patjeter ne sherbim e dijeve tuaja te se ardhmes tuaj. Fakti qe nga kjo shkolle mbi bazen e te gjithe informacioneve qe kam kane dale nxenes te cilet jane shume kompetitive ne shkolla private apo publike qofte ne universitete shqiptare por edhe ato te huaja tregojne qe kjo shkolle mbi te gjitha ka vendosur me shume seriozitet kualitetin mbi sasine. Por aty ku kualiteti esthe i larte edhe sasia vjen e rritet interesi vjen e rritet dhe ky eshte fryt patjeter jo vetem i investimeve qe ka bere zoti Gega por edhe i nje bashkeveprimi shume te rendesishem te biznesit pikerisht me pedagogjine me mesuesit me institucionet lokale dhe me te gjitha ato institucione te cilat jane shume te interesuara qe arsimi te jete baza e ketij dimensioni te ri qe do te jete Shqiperia e neserme.



Une pa dashur qe te zgjatem deshiroj qe tju uroj juve ne radhe te pare qe jeni perfituesit e drejtperdrejte familjet tuaja por ne menyre publike deshiroj te falenderoj dhe te inkurajoj zotin Gega stafin pedagogjik te gjitha autoritetet lokale dhe besoj me kete urim ne deshirojme qe ky lloj investim te mos jete i vetmi por te perkrahet edhe nga qytetet e tjera te Shqiperise per ta bere teknologjine elementin me atraktiv te femijeve qe do te jene neser qytetare te denje te Evropes se bashkuar.







Ne perfundim te vizites se tij ne Fier Presidenti Topi vizitoi dhe qendren arkeologjike te Apolonise ku u prit nga Drejtori i Muzeut Marin Haxhimihali dhe specialiste te tjere te tij te cilet i prezantuan Kryetarit te Shtetit projektin per rehabilitimin e Muzeut Arkeologjik.