Laureta Rryçi



Të gjithë ata që duan të bëjnë ndryshimin e pronësisë së mjetit duhet të përgatitin një dosje me dokumente dhe të nënshkruajnë kontratën e shitblerjes te noteri. Për shkak të ndryshimeve të fundit mbi kalimin e pronësisë së automjeteve, shumë qytetarë kanë rendur nëpër zyrat e noterëve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer procedurat e plota mbi kalimin e aktit të pronësisë. Gazeta “Albania” u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që u duhet të kryejnë një veprim të tillë. Kujdesi që duhet të tregojnë te noteri si dhe dokumentet që do t’u duhen për t’i dorëzuar në Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Procedura

Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor sqarojnë se kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth me pronarin e mëparshëm kërkohen pesë dokumente. Ato janë: 1)certifikata e pronësisë, 2)leja e qarkullimit, 3)kontrata e shitblerjes, 4)certifikata e lindjes me fotografi, 5)vërtetimi i vendbanimit.

Procedurat kryhen brenda ditës dhe për këtë shërbim tarifa e shërbimit për lejen e qarkullimit është 600 lekë. Ndërkaq, kësaj tarife i shtohet edhe vlera 2 për qind e kalimit të pronësisë. Në rastin kur automjeti kalon nga një prefekturë në një tjetër, kërkohen po ato dokumente që janë përshkruar më sipër. Por, ndryshimi është se qytetari duhet të paraqitet vetë së bashku me makinën e tij për të dorëzuar dokumentet. Madje kërkohet edhe leja provizore e qarkullimit dhe fleta e çregjistrimit të makinës. Në këtë rast afati i kryerjes së shërbimit është brenda ditës dhe tarifa e shërbimit është vetëm 600 lekë.

Taksa e importit

Taksa e importit për automjetet e përdorura do të hiqet sivjet. Këtë e paralajmëron Programi Ekonomik dhe Fiskal 2010-2012, sipas të cilit, kjo është një nga taksat doganore, e cila suprimohet si pasojë e hyrjes në fuqi e marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Por, ajo do të zëvendësohet me një taksë tjetër, të cilën, nga Doganat, tani do ta marrin nën administrim e do ta vjelin Tatimet: taksën e tregtimit të një makine të përdorur. Ende Ministria e Financave nuk ka bërë të njohur se në ç'masë do të jenë këto ndryshime në politikat fiskale afatshkurtra. Pas daljes së udhëzimeve përkatëse lidhur me një gjë të tillë do të mësohet nëse këto masa, të kombinuara, do të sjellin rritje apo jo të çmimit në këtë treg. Sidoqoftë, masa ka të bëjë vetëm me automjetet e përdorura, ndërkohë që nuk ka asgjë të re lidhur me automjetet me kilometrazh zero. Ndryshimi i ri në politikën e taksave, që do të kryhet sërish gjatë këtij viti, ka të bëjë me një ndryshim në TVSH-në. Programi njofton se përfshirja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për profesionet e lira do të hyjë në fuqi në vitin 2010. Kështu, faturat e avokatëve, noterëve, ekspertëve të ndryshëm etj., do të jenë 20 për qind më të shtrenjta, barrë që e paguan klienti i fundit. Një ndryshim tjetër ka të bëjë këtë herë me përfshirjen edhe të grupmallrave të tjera në regjimin e akcizës. Qeveria njofton se, duke filluar nga 2010-a, në mallrat që do të paguajnë akcizë do të hyjnë edhe gomat e reja, ato për riveshje apo gomat e përdorura; ambalazhet, fishekzjarrët, si dhe akumulatorët (bateritë). Ky ndryshim ka të bëjë me kategorizimin e këtyre mallrave si artikuj që janë ndotës të mjedisit. Ndërkohë, jo shumë e largët parashikohet të jetë dita e hyrjes në fuqi e deklaratave vjetore të të ardhurave personale. Ndonëse nuk është fjala për këtë vit, të gjithë shqiptarëve do t'u kërkohet një gjë e tillë nga fundi i 2011-s.





boc

Për të bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit, kërkohet:



• Akti i ndryshimit të pronësisë



• Leja e qarkullimit



• Leja e vendbanimit të ri



• Certifikata e pronësisë



• Dokument identifikimi



DPSHTRR prodhon targat dhe e pajis mjetin me targa:



• Kur bëhet regjistrimi i mjetit për herë të parë



• Kur ndryshon vendbanimi i pronarit të mjetit



• Kur humbet targa



• Kur dëmtohet targa



Regjistrimi i automjeteve dhe ndryshimi i pronësisë

Mjetet që futen për herë të parë në Shqipëri

Dokumentet që kërkohen:

1. Dokument hyrje (kufitare).

2. Dokumenti i fitimit të pronësisë me një nga format e mëposhtme:

a. Kontratë e fitimit të pronësisë.

b. Akti i trashëgimisë për fitimin e pronësisë.

c. Tipi me anë të cilit është fituar pronësia.

3. Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij (origjinale).

4. Dokumenti i zhdoganimit i lëshuar nga autoritetet shqiptare që nënkupton:

a. Deklaratë doganore DAV (origjinal).

b. Urdhër çlirimi (origjinal).

II Dokumentimi i nevojshëm për të regjistruar mjete të reja të blera në vend:

1. Dokumenti sipas pikës I/2

2. Dokumenti i origjinës së mjetit lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij.

3. Dokumentet e zhdoganimit sipas pikës I/4 të këtij neni.

III Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e mjetit të përdorur blerë jashtë shtetit:

1. Dokumenti i hyrjes kufitare.

2. Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij, ose dokumenti i shoqëruar prejardhës me treguesin teknik të mjetit në origjinal.

3. Dokumenti i fitimit pronësisë sipas I/2.

4. Dokumenti i zhdoganimit sipas pikës I/4 të nenit 1.

IV Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e mjetit të përdorur të blerë në vend:

1. Dokumenti i fitimit pronësisë sipas pikës ½ të këtij neni.

2. Dokumenti i origjinës së mjetit sipas pikës III/2.

3. Dokumenti i zhdoganimit të mjetit sipas pikës I/4

V. Ndryshimet e pronësisë:

a) Kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth kërkohen këto dokumente:

1. Certifikatë e pronësisë.

2. Leje qarkullimi.

3. Kontrata e shitblerjes.

4. Certifikatë lindje me fotografi.

5. Vërtetim i vendbanimit.

Afati i kryerjes së shërbimit brenda ditës. Tarifa e shërbimit: Leja e qarkullimit 600 lekë. Vlefta 2% të kalimit të pronësisë.

VI Kur automjeti kalon nga një prefekturë në një tjetër, kërkohen po ato dokumente të pikës a. Me ndryshimin se qytetari duhet të paraqitet vetë së bashku me makinën e tij, për të dorëzuar dokumentet:

- Leja provizore e qarkullimit.

- Fletë-çregjistrimin e makinës.

Afati i kryerjes së shërbimit: brenda ditës. Tarifa e shërbimit: 600 lekë.



box



Kontratë Shitje

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

DHOMA E NOTERISË TIRANË

Nr________Rep.

Nr________Kol.



KONTRATË SHITJE



Sot me datë ________________, në dhomën e Noterisë Tiranë, para meje Noteres _______________, me zyrë në ______________________, u paraqitën personalisht palët në kontratë të cilët kërkuan redaktimin e kontratës së shitjes mjetit midis tyre:

SHITËSI: _______________, i biri/e bija e ______________, lindur në __________ me _________, banuese në ________, për identitetin e tij/saj u sigurova nga Certifikata me fotografi lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile _____________________, madhor/e,me zotësi të plotë juridike e për të vepruar.

BLERËS: ________________, i biri/bija ___________, lindur në _______ me ____ , banues/e në ____, për identitetin e tij u sigurova nga Certifikata me fotografi lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile ____________________, madhor/e, me zotësi të plotë juridike e për të vepruar.

Objekti i kontratës: Shitje automjeti: automjeti

Baza ligjore: Neni 705 i Kodit Civil

Bazuar në Lejen e qarkullimit Nr ____________. vërtetohet se shitësja është pronare e mjetit me autoveturë me vende (4+1), me ngjyrë _______ me të dhënat :

Tipi : _________

Numri shasisë :_________________

Viti i prodhimit:___________________

Karburanti :______________________

Targa :__________________________

Shitësi/a deklaron se me vullnet të lirë dhe të plotë mjetin e përshkruar më sipër ia shet blerësit për shumën _____________________ shumë e cila është likuiduar totalisht jashtë kësaj zyre noteriale.

Me këtë akt shitje shitësi/a humbet pronësinë mbi mjetin dhe blerësi bëhet pronar i automjetit të mësipërm.

Kontrata e shitjes, në bazë të nenit 705 të Kodit Civil, u redaktua në tre kopje të barasvlershme dhe nënshkruhet rregullisht nga palët përpara Noterit Publik .

SHITËSI BLERËSI

_______________ ____________________











N O T E R E















14 Qershor 2010