Në shtator të vitit 1939 bota u zhyt në konfliktin më të dhunshëm gjatë gjithë historisë së saj. Por, Neill Ferguson thotë se për ta kuptuar arsyen ne duhet të shohim përtej historisë së shkëlqimit të pushtetit të Hitlerit


Neill Ferguson



Pse nisi Lufta e Dytë Botërore në Europë më 1 shtator 1939, më pak se 20 vjet pas paqes që ishte arritur në fundin e Luftës së Parë Botërore? Kjo pyetje është shtruar në mënyrë të përsëritur përgjatë këtyre shtatë dekadave dhe përgjigjet kanë qenë të panumërta. Por, njëra nga çështjet që shtrohet për të kuptuar realisht ngjarjet që çuan te lufta më e përgjakshme në historinë njerëzore është ajo që ka të bëjë me Eurocentrizimin apo Anglocentrizimin, e cila, gjithsesi, është e gabuar.

Në ndryshim nga Lufta e Parë Botërore, e cila ishte realisht një luftë europiane, luftë e zhvilluar kryesisht në Europë nga europianët, Lufta e Dytë ishte në të vërtetë një çështje botërore. Vetëm duke marrë në shqyrtim panoramën historike botërore të ngjarjeve ne shpresojmë të kuptojmë natyrën e vërtetë të saj.

Pika e parë që duket qartë është se lufta nuk nisi në Europë në shtatorin e vitit 1939.

Më saktë, ajo nisi në Azi, të paktën 20 vjet më parë, me përshkallëzimin e konfliktit sino-japonez në Luokouchiao, vend i njohur në Perëndim si ura “Marko Polo”. As në pikëpamjen botërore nuk kishte ndonjë afrim për paqe gjatë këtyre 20 viteve, deri përpara shtatorit të vitit 1939.

Thuajse një vit pas përfundimit të Luftës së Parë në vitin 1918, nuk kishte akte dhune serioze në disa zona të botës. Për këtë arsye, një numër historianësh janë mësuar ta paraqesin periudhën që nga viti 1914 deri në viti 1945, si një kohë harmonike: një sekondë i luftës 30-vjeçare jepet apo trajtohet një vit, apo si një zgjatim i “luftës civile europiane”. Madje, akoma kjo ide nuk është tamam e mjaftueshme. Për historianët e botës ajo përbën më shumë motive për ta përfytyruar periudhën nga viti 1904 - 1953 si diçka më tepër se një luftë 50-vjeçare. Çelësi kyç i kësaj periudhe nuk janë marrëdhëniet anglo-gjermane, apo franko-gjermane, përgjatë vatërzimit të historiografisë europiane. Kyçi ishte qëndrueshme e fuqisë perandorake perëndimore në pjesën tjetër të botës, dhe kryesisht përtej, në Azi.

Hegjemonia perëndimore, - sunduesja e botës nga perandoritë europiane dhe kolonitë e përhapura anembanë globit, - kishte në thelbin e saj eksplorimin dhe migrimin përgjatë shekujve XV, XVI dhe XVII. Pas kësaj, një varg revolucionesh në fushën e shkencës, të bujqësisë, financave, politikës dhe industrisë, i dhanë Perëndimit përparësi të pakapërcyeshme krahasuar me pjesën tjetër të globit.

Kjo ndarje e madhe botërore arriti në pikën e saj më të lartë rreth vitit 1900, kur një koalicion forcash perëndimore ishte në gjendje që të pushtonte Qing China dhe të shtypë kryengritjet rebeluese. Por, me fitoren e Japonisë ndaj Rusisë në luftën për Mançurinë, në vitin 1904, më në fund, rrjedha historike nisi të ndryshojë.

Që nga ajo periudhë deri në vitin 1950 lajtmotivi i historisë ishte konflikti midis dhe kundër perandorive perëndimore për çështjet thelbësore të tilla si: kush duhet të sundojë territorin gjigant të Euroazisë dhe se si duhet të projektohet fuqia nga Perëndimi i lulëzuar në Lindjen e tejpopulluar? Vetëm kur i vendos zhvillimet e njohura të mesit të shekullit XX në këtë perspektivë, kupton motivin thelbësor të Luftës së Dytë Botërore.



Pushtimi i Polonisë

Njoh versionin tradicional, i cili aktualisht mësohet në pjesën më të madhe të shkollave britanike. (Atë kam mësuar edhe unë). Ai është trajtuar thuajse në këtë mënyrë: Lufta shpërtheu në vitin 1939 për shkak se Hitleri pushtoi Poloninë dhe Britania me Francën u angazhuan që ta kundërshtojnë këtë veprim agresioni. Të kuptosh se përse ndodhi kjo, së pari është e nevojshme të kuptosh se si erdhi në krye të Gjermanisë Hitleri, njeriu i lig dhe magjepsës. Përgjigjja qëndron në atë që ai u ofroi zgjidhje gjermanëve për dy probleme: Së pari, ata e kishin zët paqen që u ishte imponuar në Versajë pas Luftës së Parë Botërore; kjo përfshinte humbje territoresh, duke përfshirë këtu “korridorin” prusian, që ia kishin kaluar Polonisë. Gjithashtu, këtu ishte përfshirë edhe një faturë e jashtëzakonshme financiare, që supozohej për të paguar dëmet e shkaktuara nga pushimi gjerman në vitin 1914.

Së dyti, gjermanët ishin të mërzitur për shkak të zhvillimeve ekonomike në fillimin e viteve 1920 dhe 1930. Ata vuajtën suflacionin në vitin 1923, kryesisht për shkak të dëmshpërblimit, të cilin Gjermania nuk ishte në gjendje ta paguante. Pastaj ata pësuan inflacion të rëndë midis viteve 1929 dhe 1933, si rezultat i Depresionit të Madh. Papunësia e madhe e fillimit të viteve 1930 e ndihmoi Partinë Social-Nacionaliste të Hitlerit që të fitonte vota, duke u bërë kështu kancelari i Rajhut. Më pas ai ishte në gjendje që të shtynte ambicien e tij, të mbrujtur për një kohë të gjatë, për të prishur marrëveshjen e arritur në Versajë. Pagimi i dëmeve tashmë ishte pezulluar, por Hitleri vendosi për të mos i kthyer më. Fillimisht ai u riarmatos. Më pas, në vitin 1936, ai i vendosi trupat brenda Rhinelandit të demilitarizuar. Dy vjet më vonë ai aneksoi Austrinë. Të gjitha këto veprime ishin në shkelje flagrante me Traktatin e Versajës, por as Britania dhe as Franca nuk bënë asgjë për të ndaluar Hitlerin. Kur ai kërkoi zonën gjermanishtfolëse të Çekosllovakisë, ata u rropatën sërish kot, pavarësisht faktit se këto territore nuk kishin qenë kurrë më parë pjesë e Gjermanisë. Megjithatë, kur bëri një hap tjetër, duke pushtuar dhe marrë pjesën e pretenduar të Çekosllovakisë në fillimin e vitit 1939, Perëndimi, përfundimisht, mori vendimin për ta ndaluar. Garancitë ishin dhënë për shtetet e tjera të Europës Lindore, duke përfshirë Poloninë. Megjithatë, kur Hitleri sulmoi Poloninë, lufta ishte e pashmangshme.

Si shumë histori që janë thënë gjatë gjithë këtyre kohëve, kjo histori është më tepër e paharrueshme për shkak se ajo dihej për rrjedhën e gjërave. Mendo për një moment pasojat e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat që kemi në dorë tregojnë se rreth 60 milionë njerëz gjetën vdekjen si rezultat i konfliktit të drejtpërdrejtë; numër ky që ishte rreth 3 për qind i gjithë popullsisë para Luftës, - ku gjysma prej tyre ishin civilë. Askush nuk e di se sa shumë njerëz vuajtën nga plagët fizike që morën në luftë. Ndoshta ka gjasa të jenë më shumë se 110 milionë njerëz, - ku pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj. Madje, një numër më i madh vuajtën humbjet apo lloje të tjera të vuajtjeve mendore.

Dëmet e stoqeve të brendshme, fabrikat dhe pasuritë e tjera fizike, ishin të jashtëzakonshme. Por jo vetëm Japonia dhe Gjermania pësuan dëme duke shkretuar qytetet dhe fshatrat e tyre, por e gjithë Europa Lindore dhe Kina Lindore.

Si arriti që pushtimi gjerman i Polonisë të çonte në një masakër të tillë, në një shkallë të gjerë? Në aspektin strategjik, Polonia nuk përbënte ndonjë rëndësi dhe ishte relativisht e varfër. Shpesh aleatët pretendojnë se lufta u bë për demokracinë, por u harruan liria politike dhe të drejtat civile për minoritetet; Polonia ishte pak më mirë se sa Gjermania në vitin 1939. Në fund të gjithë kësaj, të jeni të sigurt se Polonia, si dikur, vuri në rrezik ekzistencën si shtet. Të paktën një e pesta e popullsisë së saj gjeti vdekjen. Kufijtë e saj kishin ndryshuar në mënyrë rrënjësore (I gjithë vendi u zhvendos në drejtim të Perëndimit dhe u tkurr me 20%). Dhe shumë shpejt pavarësia e saj u bë një fiksion, ashtu siç e gjithë Europa Lindore e lumit Elbë ndryshoi nga një formë regjimi totalitar në një tjetër.

Me pak fjalë, kostot e luftës në gjak dhe pasuri janë të jashtëzakonshme përtej asaj që është përshkruar tradicionalisht dhe janë thënë për pasojat e saj.

Shpjegimi tradicional për destruktivitetin e jashtëzakonshëm të Luftës së Dytë Botërore theksoi rolin e ideologjive ekstreme. Në veçanti, fashizmi dhe komunizmi nxitën kundërshtarët që të veprojë me egërsi në drejtim të, gjoja, armiqësisë mbinjerëzore. Kjo na ndihmon të kuptojmë se pse pjesa më e madhe e luftërave vdekjeprurëse ishte zhvilluar midis Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik në frontin lindor. Lufta Civile spanjolle, me mizërinë e saj në një shkallë më të vogël, ka qenë një lloj ripërsëritje.

Stalini kishte dëmtuar procesin e dehumanizimit të armikut, duke bërë thirrje për “likuidimin e kulakëve si klasë” gjatë procesit të kolektivizimit të bujqësisë sovjetike. Por, teksa konfliktet etnike ishin një produkt i fushatës së Stalinit për një industrializim të detyruar, për Hitlerin ky ishte fundi i vetes së tij. Urrejtja e thellë e tij për “Bolshevizmin çifut” shkoi përtej varianteve të mëparshme të antisemitizmit, i cili tentoi të vinte theksin, gjoja, në rolin malinj të çifutëve në ekonominë gjermane. Kërcënimin real për etninë gjermane, ku Hitleri e argumenton me përçartje në manifestin e tij Mein Kampf (Lufta ime) ishte që çifutët synonin “përdhosjen raciale” të “gjakut gjerman” përmes martesave të ndërsjella. Madje edhe përmes përdhunimeve.



Vijon në numrin pasardhës



Shkrimi është marrë nga numri i djeshëm i së përditshmes britanike “The Guardian”



Në numrin e së martës do të lexoni:



Si u përgatitën rrethanat për nënshkrimin e paktit ruso-gjerman, të njohur me emrin “Pakti Ribbentrop-Molotov”



Shtrirja e Luftës në gjithë Europën dhe aleanca me Italinë, e cila e nisi betejën me pushtimin e Shqipërisë dhe Abisinisë



Shkaqet që sollën ndarjen e madhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe harta e re e botës



Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës









7 Shtator 2009