Çdo studentë që dëshiron të ndjek studimet në Universitet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojë nga programi Erasmus Mundus. Personat e interesuar duhet të nisin aplikimet për të studiuar, për të ndjekur një master apo për të mbrojtur një doktoraturë në një nga vendet e përfshira në program. Aplikimi mund të bëhet në një nga universitet në vendet si; Bosnja & Hercegovina, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 tetor. Projekti parashikon që kohëzgjatja e studimeve në të gjitha fushat të jetë jo më shumë se 48 muaj. Lëvizshmëria e studentëve dhe akademikëve në universitet e vendeve të Ballkanit mund të zgjas për një periudhë katër vjeçare.

Aplikimet

Programi Erasmus Mundus parashikon dhënien e bursave për studentët në nivel universitar 55-65 për qind të totalit, për studentët në nivel Masteri 15-25 për qind dhe për Doktoraturat 1-10 për qind të totalit. Për Post-doktoraturat ofrohet 1-10 për qind e financimeve ndërsa për stafin akademi 5-15 për qind.

Për shembull mund të përfitojnë doktoraturë në Bosnje sipas grupit 1, 2 persona gjatë 7 muajve, 3 persona gjatë 11 muajve dhe 5 persona gjatë 20 muajve. Programi përcakton se mund të aplikojnë studentët apo pedagogët e universiteteve partnere në Ballkan si dhe shtetasit e rajonit të regjistruar në universitetet e një prej 6 vendeve partnere, por që nuk janë përfshirë në programin “Join EU-SEE”. Po kështu mund të aplikojnë shtetasit e rajonit që kanë mbaruar studimet në këto universitete dhe punojnë në sektorin privat apo administratën publike. Shtetasit e vendeve të rajonit që kanë mbaruar studimet dhe përfshihen në kategori të tilla; si janë minoritarë, refugjatë, azil-kërkues, janë të sëmurë, apo kanë probleme ekonomike

Programi

Çfarë është programi Erasmus Mundus dhe mundësitë që ofron

Erasmus Mundus është një program bashkëpunimi dhe lëvizshmërie në fushën e arsimit të lartë dhe synon të rrisë cilësinë e arsimit të lartë europian dhe të promovojë dialog dhe mirëkuptim mes popujve e kulturave nëpërmjet bashkëpunimit me vende jashtë BE-së. Erasmus Mundus ofron kurse master dhe bursa studimi. Programi po zgjeron gjithnjë e më shumë mundësitë për të rinjtë nga vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, që të studiojnë apo marrin tituj akademikë në universitetet evropiane. Për të garantuar të drejtën e studimit, përcaktohen një sërë kriteresh pranimi duke filluar që nga paraqitja akademike. Konkretisht për studentët kërkohen rezultatet, ndërsa për stafet akademike, ose jo, janë të rëndësishme eksperiencat e punës dhe publikimet shkencore. Po ashtu, në konsideratë merret edhe letra e motivacionit, niveli i gjuhës, aktivitetet shtesë, etj. Për secilin nga kriteret e përcaktuar ka një vlerësim që shkon nga 1–5 pikë dhe që bëhet nga institucioni pritës.



Dhënia e bursave



Studentët në nivel universitar: 55-65 % e totalit



Studentët në nivel Masteri: 15-25 % e totalit



Doktoraturat: 1-10 % e totalit



Post-doktoraturat 1-10 % e totalit



Stafi akademik: 5-15 % e totalit



Universitetet që përfshin programi Erasmus Mundus



Universitetet e BE-së

Universiteti i Gracit Austri

Universiteti Katolik i Luvenit Belgjikë

Universiteti Masaryk, Brno, Çeki

Universiteti i Bolonjës Itali

Universiteti i Granadës Spanjë

Universiteti i Groningenit Hollandë

Universiteti i Lativas Latvia

Universiteti i Turkut Finlandë

Universiteti i Vilniusit Lituani



Universitetet e rajonit



Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme Turqi

Universiteti i Shkupit Maqedoni

Universiteti i Beogradit Serbi

Universiteti i Malit të Zi Mali i Zi

Universiteti i Mostarit Bosnje

Universiteti i Novi Sadit Serbi

Universiteti i Prishtinës Kosovë

Universiteti i Sarajevës Bosnjë

Universiteti i Tiranës Shqipëri

Universiteti i Tuzlës Bosnjë







Konkurset e Arkitekturës do të zhvillohen në fund të muajit gusht





Konkurset për degën e Arkitekturës do të zhvillohen në fund të muajit gusht. Universiteti Politeknik i Tiranës, ka bërë të ditur se konkursi do të zhvillohet në datat 27, 28 dhe 29 gusht, dhe pas kësaj bëhet vlerësimi. Kandidatët kanë vetëm 9 ditë kohë për tu përgatitur. Konkursi parashikon tri faza, vizatim në natyrë, vizatim teknik, njëkohësisht dhe kompozim, që janë specifika dhe të degës së Arkitekturës dhe në total janë 65 pikë. Në ditën e parë të konkursit kandidateve do t'i kërkohet vizatimi i një objekti arkitektonik. Ai parashikohet të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa vlerësimi maksimal, është në masën 25 për qind të vlerësimit total. Ndërsa seanca e dytë, ku kandidatët do të testohen mbi njohuritë në vizatimin teknik, do të zgjasë gjithashtu 4 orë. Vlerësimi do të ketë 20 për qind peshë në vlerësimin total. Ndërsa gjatë seancës së tretë dhe të fundit, kandidatet për arkitekte do të testohen mbi njohuritë e tyre në kompozimin arkitektonik, që përbën gjithashtu 20 për qind të vlerësimit total. Kuotat e pranimit në këtë fakultet, janë në të njëjtat shifra si dhe vitin e kaluar, 105 kuota. Studentët e rinj të Arkitekturës e tyre do të paguajnë shumën prej 30 mijë lekësh në vit. Thuajse të gjithë kandidatët që zgjedhin të aplikojnë për studime në degën e Arkitekturës gjatë gjithë vitit të fundit paralelisht me studimet në shkollat e mesme kanë frekuentuar edhe kurse private kryesisht me pedagogë të kësaj dege në universitetin politeknik. Për t’u pranuar në degën e arkitekturës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen konkursit special. Në programin e studimit për arkitekturë raporti i rezultateve të Maturës me konkursin është në masën 35 për qind me 65 për qind, ku peshën kryesore do ta ketë konkursi i universitetit. Konkursi, i cili do të ketë 65 për qind të peshës së vlerësimit, do të jetë i vështirë si dhe do të bazohet në talentin e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në tri faza dhe baza e tij do të jetë talenti i kandidatit në kompozimin e një objekti arkitektonik, njohuritë në vizatimin teknik, si dhe vizatimi i një objekti që kandidati e krijon vetë.













18 Gusht 2010