02/02/2011   Programi për Fiziken


Lista e koncepteve (76 tema)


Zhvendosja, Shpejtësia. Nxitimi. Lëvizje njëtrajtësisht e ndryshueshme. Rënia e lirë. Nxitimi i rënies së lirë. Radiani. Shpejtësia këndore. Perioda. Frekuenca. Shpejtësia lineare. Nxitimi qendërsynues. Masa. Forca. Forca e fërkimit. Fërkimi i prehjes.


Fërkimi i rrëshqitjes. Forca e elasticitetit. Shformimi elastik. Forca e rëndesës.


Pesha e trupit. Fusha gravitacionale. Impulsi i trupit. Baraspesha e forcave


Momenti i forcës. Puna mekanike. Energjia kinetike. Energjia potenciale.


Energjia mekanike. Sistemi i izoluar. Temperatura absolute. Parametrat e gjendjes së gazit. Energjia e brendshme termike. Puna në termodinamikë. Intensiteti i fushës elektrike. Potenciali i fushës elektrostatike. Diferenca e potencialit. Kapaciteti elektrik i përcjellësit. Kapaciteti elektrik i kondensatorit. Pjesë homogjene e qarkut. Rezistenca e përgjithshme e një pjese qarku. Forca magnetike e Amperit. Rregulla e dorës së majtë


Forca magnetike e Lorencit. Fluksi i induksionit magnetik. Përkufizimi nëpërmjet formulës. Dukuria e induksionit elektromagnetik. Induktiviteti i qarkut. Autoinduksioni.


Lëkundja harmonike. Qarku lëkundës ideal. Vlera efektive e rrymës alternative.


Vlera efektive e tensionit të rrymës alternative. Rezistenca e përgjithshme në qarkun e rrymës alternative. Fuqia e plotë. Fuqia aktive. Kuptimi i valës. Frekuenca, amplituda, shpejtësia dhe gjatësia e valës. Parimi i mbivendosjes së valëve. Burime koherente, valë koherente. Interferenca e valëve. Interferenca e dritës Kënd I rënies, i pasqyrimit dhe përthyerjes. Vatra e pasqyrës sferike, boshti optik. Vatra dhe kulmi i thjerrës, boshtet optike. Thjerra përmbledhëse. Thjerra shpërhapëse. Energji relativiste e lëvizjes.


Efekti fotoelektrik. Natyra grimcore e dritës. Natyra valore e grimcave. Nuklonet


Energjia e lidhjes. Forcat bërthamore . Radioaktiviteti. Rrezet a, ß,


Lista e Njohurive


Formula e shpejtësisë në lëvizjen drejtvizore të njëtrajtshme.


Formula e nxitimit në lëvizjen njëtrajtësisht të ndryshueshme.


Përkufizimi i nxitimit.


Ekuacioni i koordinatës në lëvizjen njëtrajtësisht të ndryshueshme.


Formula e shpejtësisë dhe e zhvendosjes në rënien e lirë.


Përkufizimi i shpejtësisë këndore.


Lidhja e periodës me frekuencën.


Lidhja e shpejtësisë këndore me periodën dhe frekuencën.


Njehsimi i nxitimit qendërsynues.


Ligji i parë i Njutonit. Ligji i dytë i Njutonit. Ligji i tretë i Njutonit.


Njehsimi i forcës së fërkimit të rrëshqitjes dhe drejtimi e kahu i saj.


Ligjii Hukut. Njehsimi i peshës kur mbështetësja lëviz me nxitim


Ligji i tërheqjes së gjithësishme. Njehsimi i impulsit të një pike lëndore


Ligji i ruajtjes së impulsit të një sistemi. Kushti i baraspeshës së forcave


Njehsimi i momentit të një force. Kushti i baraspeshës së momenteve të forcave


Njehsimi i punës së forcave konstante. Njehsimi i punës së forcës së rëndesës


Njehsimi i punës së forcave elastike. Njehsimi i energjisë kinetike në lëvizjen tejbartëse.


Teorema e energjisë kinetike. Njehsimi i energjisë potenciale gravitacionale.


Njehsimi i energjisë potenciale elastike. Njehsimi i energjisë së plotë mekanike


Ligji i ruajtjes së energjisë mekanike. Ekuacioni themelor I teorisë kinetike-molekulare


Ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazit.


Ligji i procesit izotermik, izobarik dhe izohorik.


Lidhja midis temperaturës absolute dhe temperaturës celsius.


Parimi i parë i termodinamikës. Parimi i dytë i termodinamikës


Ligji i Kulonit. Fusha elektrostatike Er


Njehsimi i punës së forcave elektrostatike


Përkufizimi i potencialit dhe njehsimi i diferencës së potencialeve.


Përkufizimi i kapacitetit elektrik. Kapaciteti I kondensatori të rrafshët


Ligji i Omit për një pjesë homogjene të qarkut. Njehsimi I punës dhe fuqisë së rrymës.


Rezistenca e përgjithshme në lidhjen në seri, në paralel dhe të


kombinuara. Ligji i Omit për qarkun e plotë elektrik


Ligji i Amperit. Formula e forcës së Lorencit.


Njehsimi i fluksit të fushës magnetike


Kahu I rrymës së induktuar. Rregulla e Lencit


Ligji i induksionit elektromagnetik.


Ekuacioni kohor i zhvendosjes në lëkundjen harmonike.


Energjia kinetike, potenciale dhe e plotë në lëkundjet e lira elastike.


Perioda e lëkundjeve në qarkun LC.


Energjia elektrike dhe magnetike, shndërrimet e tyre në qarkun lC.


Njehsimi i vlerës efektive të intensitetit dhe tensionit të rrymës


alternative. Formula e ligjit të Omit për qarkun R,l,C në seri


Njehsimi i fuqisë aktive në qarkun alternativ.


Lidhjet midis madhësive që karakterizojnë valët.


Ekuacioni i valës. Parimi i mbivendosjes së valëve.


Ligji i pasqyrimit të dritës. Ligji i përthyerjes së dritës


Ndërtimi dhe natyra e shëmbëllimit në pasqyrën e rrafshët.


Përftimi i shëmbëllimeve në pasqyrat sferike. Përftimi i shembëllimit në thjerra.


Ekuacionet e lëvizjes së pikës lëndore në fushën homogjene të


gravitetit.


Formula e masës dhe impulsit sipas teorisë së relativitetit.


Energjia e plotë relativiste ( ) 2c m •=e


Ekuacioni i Ajnshtajnit për fotoefektin.


Formula e De Brojit Lidhja A = N + Z.


Energjia e lidhjes e bërthamës


Përmbajtja


Teksti Kapitulli Tema


FIZIKA 1 me autorë: Agim Gorana, Halli Sykja, Ilia Paluka, Ilia Prifti, Niko Thomo, Nuri Xhepa, Rushit Bezhani


Lëvizja drejtvizore e njëtrajtshme. Lidhja e zhvendosjes me shpejtësinë.


Nxitimi në lëvizjen drejtvizore njëtrajtësisht të ndryshuar. Lidhja e shpejtësisë me nxitimin. Zhvendosja në lëvizjen drejtvizore njëtrajtësisht të ndryshuar.


Lëvizja rrethore e njëtrajtshme. Nxitimi qendërsynues. Rënia e lirë mbi tokë si lëvizje


njëtrajtësisht e nxituar. Dinamika. Ligjet e Njutonit Ligji i parë i Njutonit.


Ligji i dytë i Njutonit. Ligji i tretë i Njutonit. Forcat e fërkimit. Shformimet elastike dhe ligji i Hukut. Forca e rëndesës dhe pesha. Ligji i gravitacionit të gjithësishëm.


Impulsi i pikës lëndore. Ligji i ruajtjes së impulsit. Forca dhe baraspesha e


Trupave. Peshimi i forcave. Momenti i forcës dhe baraspesha.


Puna e forcave dhe energjia mekanike. Puna e një force konstante.


e forcës së rëndesës. Puna e forcës elastike. Energjia kinetike dhe teorema e energjisë


kinetike. Energjia potenciale si energji e vendndodhjes. Energjia potenciale në


rastin e rëndesës dhe të sustës së shformuar. Energjia e plotë mekanike dhe ligji i


ruajtjes së energjisë mekanike. teorisë kinetike-molekulare Bazat e teorisë


molekulare të lëndës. Gazi i përsosur. Gazi i përsosur dhe ekuacioni themelor i


Ekuacioni i përgjithshëm i gazeve. Ligje të veçanta në gaze. Temperatura


absolute. Puna në termodinamikë. Parimi i parë i termodinamikës.


FIZIKA 2


Parimi i dytë i termodinamikës. Fusha elektrike konstante (Elektrostatika) Bashkëveprimi i ngarkesave. Ligji i Kulonit. Fusha elektrostatike. Potenciali elektrik i ngarkesës pikësore. Puna në fushën elektrike. Potenciali dhe diferenca e potencialit.


Kapaciteti elektrik. Kondensatori. Kondensatori i rrafshët. Rryma elektrike konstante. Ligji i Omit për një pjesë homogjene të qarkut elektrik. Puna dhe fuqia e rrymës. Mënyrat e lidhjes së rezistencave në qarqe. Ligji i Omit për qarkun e plotë elektrik. Fusha magnetike konstante. Veprimi i fushës magnetike mbi përçuesin me rrymë. Forca e ushtruar nga fusha magnetike mbi ngarkesën në lëvizje. Induksioni elektromagnetik. Fluksi i fushës magnetike. Induksioni elektromagnetik. Forca elektromotore e induksionit


elektromagnetik. Rregulla e Lencit. Autoinduksioni. Lëkundjet Lëkundje harmonike. Karakteristika të përgjithshme. Energjia dhe shndërrimet e saj në lëkundjet e lira mekanike.


Fizika 3 Profili natyror


Lëkundjet e lira elektromagnetike. Qarku me LC, shndërrimet energjetike.


Rryma alternative: vlerat efektive të saj. Ligji i Omit për qarkun RLC në seri.


Fuqia në qarkun e rrymës alternative. Valët karakteristikat e valës. Ekuacioni i valës.


Mbivendosja e valëve koherente. Interferenca. Optika Interferenca e dritës. Çarjet e Jungut. Ligjet e pasqyrimit dhe të përthyerjes së dritës. Pasqyra e rrafshët dhe sferike (vetëm përftimi i shembëllimeve). Thjerrat (vetëm përftimi i shembëllimeve).


Fizika 4 profili natyror


Autorët: FizAgim Minxhozi, Halil Sykja, Ilia Prifti,


Kristaq Piti, Mimoza Hafizi, Niko Thomo, Nuri Xhepa, Rushit Bezhani, Zenun Mulaj


Lëvizja e grimcave në fushën e forcave Lëvizja e pikës lëndore në fushën


homogjene të gravitetit. DinamikaTeoria e relativitetit relativiste. Masa dhe impulsi në


terorinë e relativitetit. Energjia relativiste e lëvizjes (pa


rrjedhime). Fizika kuantike Efekti fotoelektrik dhe teoria grimcore e


dritës. Natyra valore e grimcave dhe hipoteza e De Brojit. Fizika bërthamore


Bërthama atomike dhe vetitë strukturore të saj. Energjia e lidhjes dhe forcat bërthamore.


Radioaktiviteti. Rrezet a, ß, .


Shënim: Temat e shënuara të përmbajtjes shtjellohen në rreth 257 orë të


programit mësimor, ose 53% të tij.


Pesha e secilës fushë të përmbajtjes:


Linja Përqindja


Mekanika 34 %


Lëvizja mekanike. Kinematika. 8 %


Dinamika. Ligjet e Njutonit. 13 %


Forcat dhe baraspesha e trupave. 3 %


Puna e forcave dhe energjia mekanike. 10 %


Fizika molekulare dhe termodinamika 11 %


Bazat e teorisë molekulare të lëndës. Gazi i përsosur. 5 %


Termodinamika. 6 %


Elektriciteti dhe magnetizimi 24 %


Fusha elektrike konstante. 8 %


Rryma elektrike konstante. 6 %


Fusha magnetike konstante 3 %


Induksioni elektromagnetik 7


Lëkundjet dhe valët 13 %


Lëkundjet 10 %


Valët 3 %


Optika 5 %


Lëvizja e grimcave në fushën e forcave dhe


relativiteti 5 %


Lëvizja e grimcave në fushën e forcave 3%


Teoria e relativitetit 2 %


Fizika kuantike dhe bërthamore 8 %


Fizika kuantike 4 %


Fizika bërthamore 4 %


PROGRAMI PER KIMINE


UDHËZIME PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT


Programi orientues për lëndën me zgjedhje kimi, përfshin njohuri, koncepte dhe aftësi më


të rëndësishme të kimisë për shkollën e mesme. Ndjekja e këtij programi nga shkollat dhe


nxënësit siguron një formim të mirë kimik të nxënësve, i cili do të jetë bazament për


studimet e mëtejshme universitare të tyre. Programi orientues për provimin me zgjedhje të kimisë, në kuadrin e maturës shtetërore për vitin shkollor 2006-2007, përbën një dokument të vlefshëm për shkollat e mesme të përgjithshme, nxënësit e interesuar dhe specialistët e përfshirë në procesin e vlerësimit për provimet e maturës shtetërore.


Programi gjeneron informacionin e nevojshëm për mësuesit e kimisë të shkollave të


mesme të përgjithshme që do të përgatisin maturantët për provimin e kimisë si lëndë me


zgjedhje në maturën shtetërore. . Programi gjithashtu orienton nxënësit për materialet kyç mësimore, njohuritë, konceptet dhe aftësitë kryesore që duhet të zotërojnë për të përballuar me sukses provimin e kimisë si lëndë me zgjedhje në maturën shtetërore.


Programi përbën gjithashtu një dokument zyrtar që duhet zbatuar me korrektesë nga


specialistët e përfshirë në hartimin e bankës së pyetjeve dhe tezës së provimit të kimisë si


lëndë me zgjedhje për maturën shtetërore. Ky program duhet shqyrtuar me kujdes dhe rigorozitet nga secili prej grupeve të të interesuarve, sidomos kujdes duhet bërë nga specialistët e përfshirë në hartimin e bankës së pyetjeve dhe tezës së provimit të kimisë si lëndë me zgjedhje për maturën shtetërore,


të cilët nuk duhet të përfshijnë për vlerësim çështje mësimore që nuk janë parashikuar në


këtë program. Banka e pyetjeve dhe teza e provimit duhet të përmbajnë ushtrime të tipeve


dhe niveleve të trajtuara në tekstet e kimisë së shkollës së mesme të përgjithshme.


Vëmendje duhet të tregojnë këta specialistë, dhe në lidhje me sigurimin e balancës midis


përqindjes që zë secila fushë studimi në këtë program me përqindjet që do të enë këto


fusha studimi në testin e kontrollit në provim. Mësuesit që do përgatitin nxënësit për provimin e kimisë duhet ti aftësojnë nxënësit jo vetëm për çështjet mësimore, njohuritë, konceptet dhe aftësitë e përcaktuara në këtë program por dhe në drejtim të zgjidhjes me shkrim të detyrave kimike . Kujdes të veçantë duhet të bëjë mësuesi në drejtim të aftësimit të nxënësve në zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemeve të kimisë për fushat e përcaktuara në program, si dhe të përgatitjes së tyre me teknikat e vetvlerësimit. Përgatitja e nxënësve për provimin e kimisë, duhet bërë në mënyrë të vazhdueshmedhe duke përdorur një larmi metodash dhe mjetesh. Nxënësit duhet të sigurojnë cilësinë e nxënies së çështjeve mësimore, koncepteve kimike dhe aftësive të përcaktuara në program. Për të arritur këtë herë herë ata duhet ti rikthehen dhe çështjeve të tjera mësimore të kimisë në shkollën e mesme të cilat , nuk janë parashikuar në program, por që përmbajnë informacion bazë për të përvetësuar materialin e zgjedhur për provim. Është fjala këtu p.sh për shkrimin dhe emërtimin e përbërjeve kimike, shkrimin e barazimeve kimike të reaksioneve , shkrimin e barazimeve të shpërbashkimit elektrolitik të elektroliteve, kuptimet numër oksidimi, reaksion oksidimi, reaksion reduktimi, reaksion oksidoreduktimi, njehsimet me formulat dhe barazimet kimike, etj. të cilat janë të përfshira në mënyrë të natyrshme në trajtimin e çështjeve mësimore të përcaktuara në këtë program.


KONCEPTE KRYESORE


Numër kuantik, përqendrim molar, shpërbashkim elektrolitik, mol, ekuilibër kimik,


produkt i tretshmërisë, pH, potencial elektrodik standard, entalpi, entalpi standarde e


formimit, izomeri, grup funksionor hidroksilik, grup funksionor karbonilik, grup


funksionor karboksilik, aminë, grup funksionor aminik, mekanizëm reaksioni.


Lidhje kimike, polarizim, lidhje hidrogjenore, potencial jonizimi, afri për elektronin,


elektronegativitet, përqendrim në përqindje, përqendrim molar, përqendrim normal,


hidrolizë, konstante shpërbashkimi, gradë shpërbashkimi, shpejtësi e reaksionit kimik,


rend reaksioni, molekularitet, tretshmëri, elektrolit i fortë, elektrolit i dobët, tretësirë


tampone, asnjanësim, numër oksidimi, oksidim, reduktim, oksidues, reduktues, elektrodë,


element galvanik, forcë elektromotore, elektrolizë, nxehtësi e reaksionit kimik, barazim


termokimik, hidrokarbur, alkan, alken, alkin, alkadien, aren, alkool, fenol, eter, aldehid,


keton, acid karboksilik, aminë, aminoacid, lidhje peptidike, grup funksionor, reaksion


adicioni, reaksion eliminimi, reaksion zëvendësimi, reaksion polimerizimi.


NJOHURI KRYESORE


Shpërndarja e elektroneve në nivele, nënnivele, gjendje energjetike. Kuptimi për


përqendrimin e një tretësire, përqendrimin molar, në përqindje dhe normal të tretësirave.


Kuptimi i molit. Tretshmëria, formimi i precipitatit dhe produkti i tretshmërisë. Treguesi


hidrogjenor në tretësirat ujore. Potenciali elektrodik standard dhe aktiviteti i metaleve.


Radha e shkarkimit të joneve. Ligji i Hessit. Izomeria e alkaneve. Përftimi i acideve


karboksilikë. Kuptimi i aminave. Reaksione të zëvendësimit nukleofilik. Reaksione të


adicionit. Reaksione të polimerizimit. Reaksione të eliminimit. Ndryshimi i vetive të elementëve në sistemin periodik. Procesi i tretjes. Shpërbashkimi në ujë i elektrolitëve të dobët dhe të fortë. Hidroliza e kripërave. Vëllimi molar i një gazi në kushte normale. Klasifikimi kinetik i reaksioneve kimike. Marrëdhënia e shpejtësisë së reaksionit me barazimin kimik të reaksionit. Mekanizmi i reaksioneve kimikë. Reaksionet


e prapsueshëm dhe ekuilibri kimik. Parimi Lë Shatëlie. Ndikimi i temperaturës, trysnisë


dhe e përqendrimit në zhvendosjen e ekuilibrit kimik. Ekuilibri në tretësirat e


elektrolitëve të dobët, efekti i jonit të përbashkët. Tretësirat tampone. Teoria e


asnjanësimit. Ndërtimi i elementit galvanik. Elektroliza e tretësirave ujore dhe shkrirjeve.


Nxehtësia e reaksionit kimik dhe barazimet termokimike. Kuptimi i entalpisë dhe


entalpisë së formimit. Rrjedhime të ligjit të Hessit. Ndërtimi, formula e përgjithshme,


emërtimi, vetitë dhe izomeria e alkaneve. Hidrokarburet e pangopura, klasifikimi, vetitë,


përfaqësuesit kryesorë. Alkoolet - grupi funksionor dhe struktura. Formula e


përgjithshme, emërtimi dhe vetitë e alkooleve, fenoleve dhe etereve. Ndërtimi, emërtimi


dhe izomeria e alkanaleve, alkanoleve. Vetitë kimike të alkanaleve, alkanoleve dhe


përftimi i tyre. Ndërtimi dhe emërtimi i acideve karboksilikë. Vetitë kimike të acideve


karboksilike. Ndërtimi, emërtimi, gatitja, vetitë, tek aminat. Struktura, emërtimi, gatitja,


vetitë e aminoacideve, struktura e lidhjes peptidike.


AFTËSI KRYESORE


Shkrimi i formulës elektronike të atomeve dhe joneve. Kryerje e njehsimeve me


përqendrimin molar të tretësirave. Kryerja e njehsimeve me molin. Vlerësimi i formimit


ose jo të një precipitati në një përzierje tretësirash. Kryerja e njehsimeve me pH.


Përcaktimi i f.e.m në kushte standarde. Përcaktimi i produkteve nga elektroliza në


tretësira ujore. Aplikimi i ligjit të Hessit në reaksionet kimikë. Përcaktimi i izomerëve të


mundshëm të aldehideve dhe ketoneve. Shkrimi i barazimeve kimike për gatitjen e


acideve karboksilike . Përcaktimi i një reaksioni organik, si: reaksion adicioni, zëvendësimi, eliminimi, polimerizimi. Vlerësimi i polaritetit të lidhjeve kimike. Parashikimi i vetive të elementëve sipas vendit të tyre në tabelën periodike. Shkrimi i barazimeve të shpërbashkimit elektrolitik. Përcaktimi i mjedisit në tretësirën ujore të një kripe. Aplikimi i ligjit të veprimit të masave për shpejtësinë. Përcaktimi i rendit dhe molekularitetit të reaksioneve. Kryerja e njehsimeve me konstanten e ekuilibrit kimik. Parashikimi i zhvendosjes së ekuilibrit kimik kur ndryshon temperatura, trysnia, vëllimi. Kryerja e njehsimeve për tretshmërinë e substancave pak të tretshme. Hartimi i barazimeve kimike të proceseve elektrodike. Kryerja e njehsimeve stekiometrike për procese të ndryshme elektrolize. Kryerja e njehsimeve të entalpisë standarde të formimit, të entalpisë së një reaksioni. Shkrimi dhe emërtimi i formulave strukturore të përfaqsuesve të hidrokarbureve të ngopur dhe të pangopur, përcaktimi i izomerëve të mundshëm të tyre. Shkrimi dhe emërtimi i formulave strukturore të alkooleve, fenoleve, etereve. Shkrimi dhe emërtimi i formulave strukturore të acideve karboksilikë. Shkrimi dhe emërtimi i formulave strukturore të aminave. Dallimi i grupeve funksionore në përbërje të ndryshme organike. Shkrimi i barazimeve kimike të një reaksioni - adicioni, polimerizimi, zëvendësimi, eliminimi.


MATERIALI MËSIMOR


Përmbajtja e listuar sipas teksteve mësimore të kimisë


Nr. Teksti : Kapitulli: Tema :


Kimi 1 : Koncepte fillestare në kimi Moli. Masa molare. Marrëdhëniet e molit


Përqindja në masë e përbërësve në një substancë.


Ndërtimi i atomit dhe sistemi periodik. Ndërtimi i atomit sipas Radhërfordit


Ndërtimi I bërthamës së atomit. Izotopet. Radioaktiviteti. Ndërtimi I atomit sipas Borit


Numrat kuantikë. Shpërndarja e elektroneve në atom . Ushtrime për shpërndarjen e elektroneve. Orbitalet atomike. Ligji periodic I elementeve. Sistemi periodik I elementeve. Ndryshimi I rrezeve atomike në sistemin periodik.


Ndryshimi I valencës dhe I ngarkesës së joneve në sistemin periodic


Metalet dhe jometalet në sistemin periodik. Lidhja kimike. Lidhja jonike.


Lidhja kovalente. Lidhja bashkërenditëse. Ushtrime për strukturat e Ljuisit.


Karakteri jonik i lidhjes. Polariteti. Bashkëveprimi ndërmolekular .


Lidhja hidrogjenore. Sjellja kimike dhe sistemi periodik. Ngjashmëria e elementeve në sistemin periodik. Vetitë reduktuese dhe potenciali i jonizimit. Metalet.


Vetitë oksiduese dhe afria për elektronin. Jometalet. Elektronegativiteti dhe karakteri i lidhjes kimike Ndryshimi periodik i vetive të oksideve dhe të hidroksideve. Amfoteria.


Ushtrime për parashikimin e vetive të elementeve


Kimi 2


Tretësirat. Tretësirat dhe karakteristikat e tyre . Procesi i tretjes dhe energjia. Tretshmëria dhe ndikimi i saj nga natyra e tretësit dhe substancës së tretur . Përqendrimi i tretësirave.


Ushtrime për përqendrimin e tretësirave. Kinetika kimike dhe ekuilibri. Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit. Matja e shpejtësisë së reaksioneve kimike.


Mekanizmi i reaksioneve kimike. Ndikimi i katalizatorëve në shpejtësinë e


reaksioneve kimike . Kuptimi i ekuilibrit kimik. Konstantja e ekuilibrit


Parimi Lë Shatëlie. Ndikime të ndryshimeve në vëllim dhe temperaturë.


Ushtrime mbi ekuilibrin kimik .


Kimi 3 (Profili natyror) Lidhjet kimike në përbërjet e karbonit


Lidhjet kimike njëfishe të karbonit. Lidhjet kimike dyfishe të karbonit .


Lidhjet kovalente trefishe të karbonit. Skeleti karbonik dhe shumllojshmëria e


përbërjeve të karbonit. Hidrokarburet e ngopura. Alkanet me varg të padegëzuar atomesh


karboni. Alkanet me varg të degëzuar atomesh. Karboni. Cikloalkanet . Vetitë kimike të hidrokarbureve të ngopur. Ushtrime: Emërtimi dhe vetitë e alkaneve, cikloalkaneve dhe rrjedhësve të halogjenuar Hidrokarburet e pangopura Alkenet, Struktura dhe emërtesa


Izometria gjeometrike. Vetitë kimike të alkeneve, reaksionet e eliminimit dhe të adicionit


Oksidimi dhe polimerizimi I alkeneve, polimerët. Butadieni…..(vetëm butadieni)


Alkinet. Arenet . Struktura elektronike e benzenit. Homologët e tij. Gatitja e benzenit.....(vetëm gatitja) Rrjedhës të benzenit. Reaksionet e zëvendësimit elektrofilik.


Ushtrime: Emërtesa dhe vetitë e areneve Alkoolet,fenolet, eteret. Alkoolet, klasifikimi dhe emërtesa. Vetitë e alkooleve. Reaksionet e zëvendësimit nukleofilik


Ndërtimi hapësinor I molekulave. Izomeria optike. (Formulat e projeksionit të Fisherit


jo) . Fenolet . Eteret dhe tioeteret(Vetëm eteret). Ushtrime: Emërtesa dhe vetitë e alkooleve, fenoleve dhe etereve. Izomeria optike Aldehidet dhe ketonet


Grupi funksionor dhe emërtesa e aldehideve dhe ketoneve . Përfitimi I aldehideve dhe ketoneve. Përfaqsues kryesorë Vetitë e aldehideve dhe ketoneve. Reaksionet redoks.


Ushtrime:Emërtesa dhe vetitë e aldehideve dhe ketoneve. Acidet karboksilikë


dhe rrjedhësit e tyre . Grupi funksionor. Klasifikimi dhe emërtesa e acideve karboksilikë


Përfitimi i acideve karboksilikë dhe vetitë. Përbërjet organike me azot . Aminat alifatike dhe aromatike . Ushtrime: Emërtesa dhe vetitë e përbërjeve organike me azot(aminat).


Aminoacidet, peptidet, protetinat . Aminoacidet : Struktura, gatitja, përfaqësuesit (përfaqësuesit jo). Vetitë e amonoacideve . Peptidet dhe lidhja peptidike


Ushtrime: Struktura dhe vetitë e aminoacideve(jo të proteinave)


Kimi 4


Termodinamika. Energjia dhe reaksionet kimike . Sistemet dhe shndërrimet kimike të tyre. Entalpia. Entalpitë standarde të formimit. Ligji i Hessit. Ushtrime për njehsimin e entalpisë me anë të ligjit të Hessit. Kinetika kimike . Shpejtësia e reaksioneve.


“Teoria e goditjeve” dhe faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit.


Përqendrimet dhe ekuacioni kinetik I reaksionit.Klasifikimi kinetic I reaksioneve


Ushtrime: Rendi, molekulariteti I reaksionit. Ekuilibrat jonikë. Ekuilibri kimik dhe zhvendosja e tij. Tretësirat e elektroliteve. Produkti i tretshmërisë dhe tretshmëria


Efekti i jonit të përbashkët, produkti i tretshmërisëdhe formimi i precipitatit


Njehsime me anë të PT . Treguesi hidrogjenor, pH. Tretësirat tampone .


Hidroliza. Bazat e analizës së asnjanësimit. Ushtrime për njehsimin e pH.


Elektrokimia. Numrat e oksidimit. Reaksione oksido-reduktimi . Elektrokimia


Elementi galvanik. Bateritë . Potencialet elektrodikë . Përcaktimi i potencialit të një elementi galvanik (Ushtrime). Elektroliza. Radha e shkarkimit të joneve.


Shembuj elektrolize me elektroda aktive.


PËRMBAJTJA E LISTUAR SIPAS FUSHAVE TË PËRMBAJTJES NË KIMI


Fusha: Ndërtimi i lëndës, sistemi periodik. Do të studiohen:


1.Kapitulli: Ndërtimi i atomit dhe sistemi periodik (Kimi 1)


Temat: Ndërtimi i atomit sipas Radhërfordit; Ndërtimi I bërthamës së atomit; Izotopet.


Radioaktiviteti; Ndërtimi I atomit sipas Borit; Numrat kuantikë; Shpërndarja e


elektroneve në atom; Ushtrime për shpërndarjen e elektroneve; Orbitalet atomike; Ligji


periodik I elementeve; Sistemi periodik I elementeve; Ndryshimi I rrezeve atomike në


sistemin periodik; Ndryshimi I valencës dhe I ngarkesës së joneve në sistemin periodik;


Metalet dhe jometalet në sistemin periodik.


2.Kapitulli: Lidhja kimike (Kimi 1)


Temat:Lidhja jonike; Lidhja kovalente; Lidhja bashkërenditëse; Ushtrime për strukturat e


Ljuisit; Karakteri jonik i lidhjes. Polariteti; Bashkëveprimi ndërmolekular; Lidhja


hidrogjenore.


3.Kapitulli: Sjellja kimike dhe sistemi periodik (Kimi 1)


Temat:Ngjashmëria e elementeve në sistemin periodik; Vetitë reduktuese dhe potenciali i


jonizimit. Metalet; Vetitë oksiduese dhe afria për elektronin. Jometalet;


Elektronegativiteti dhe karakteri i lidhjes kimike; Ndryshimi periodik i vetive të oksideve


dhe të hidroksideve. Amfoteria; Ushtrime për parashikimin e vetive të elementeve.


4. Kapitulli: Tretësirat (Kimi 2) Temat: Tretësirat dhe karakteristikat e tyre; Procesi i tretjes dhe energjia; Tretshmëria dhe ndikimi i saj nga natyra e tretësit dhe substancës së tretur. 5. Kapitulli: Lidhjet kimike në përbërjet e karbonit (Kimi 3, profili natyror)


Temat:Lidhjet kimike njëfishe të karbonit; Lidhjet kimike dyfishe të karbonit; Lidhjet


kovalente trefishe të karbonit; Skeleti karbonik dhe shumllojshmëria e përbërjeve të


karbonit.


• Fusha : Kimi sasiore


Do të studiohen: 1.Kapitulli: Koncepte fillestare në kimi (Kimi 1)


Temat: Moli. Masa molare. Marrëdhëniet e molit; Përqindja në masë e përbërësve në një


substancë. 2. Kapitulli: Tretësirat (Kimi 2)Temat: Përqendrimi i tretësirave; Ushtrime për përqendrimin e tretësirave. 3. Kapitulli: Ekuilibrat jonikë (Kimi - 4)


Temat: Njehsime me anë të PT; Ushtrime për njehsimin e pH.


4. Kapitulli : Elektrokimia (Kimi - 4) Temat: Përcaktimi i potencialit të një elementi galvanik (Ushtrime) 5. Kapitulli : Termodinamika (Kimi - 4)


Temat: Ushtrime për njehsimin e entalpisë me anë të ligjit të Hessit.


Ushtrime të tjera sasiore në tema të tjera, të parashikuara në këtë program.


Fusha : Kinetika kimike Do të studiohen:


Kapitulli: Kinetika kimike dhe ekuilibri kimik ( Kimi - 2)


Temat: Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit; Matja e shpejtësisë së


reaksioneve kimike; Mekanizmi i reaksioneve kimike; Ndikimi i katalizatorëve në


shpejtësinë e reaksioneve kimike.


Kapitulli: Kinetika kimike (Kimi – 4)


Temat: Shpejtësia e reaksioneve; “Teoria e goditjeve” dhe faktorët që ndikojnë në


shpejtësinë e reaksionit; Përqendrimet dhe ekuacioni kinetik I reaksionit; Klasifikimi


kinetik i reaksioneve kimike; Ushtrime: Rendi, molekulariteti I reaksionit.


Fusha : Ekuilibrat kimikë Do të studiohen:


Kapitulli : Kinetika kimike dhe ekuilibri kimik ( Kimi - 2)


Temat: Kuptimi i ekuilibrit kimik; Konstantja e ekuilibrit; Parimi Lë Shatëlie; Ndikime të


ndryshimeve në vëllim dhe temperaturë; Ushtrime mbi ekuilibrin kimik.


Kapitulli : Ekuilibrat jonikë (Kimi - 4) Temat: Ekuilibri kimik dhe zhvendosja e tij; Tretësirat e elektrolitëve; Produkti i tretshmërisë dhe tretshmëria; Efekti i jonit të përbashkët, produkti i tretshmërisëdhe formimi i precipitatit; Treguesi hidrogjenor, pH; Tretësirat tampone; Hidroliza; Bazat e analizës së asnjanësimit.


Fusha : Elektrokimi do të studiohen:


Kapitulli : Elektrokimia (Kimi - 4)


Temat: Numrat e oksidimit; Reaksione oksido-reduktimi; Elektrokimia; Elementi


galvanik. Bateritë; Potencialet elektrodikë; Elektroliza. Radha e shkarkimit të joneve; Shembuj elektrolize me elektroda aktive. .. Fusha : Termokimi Do të studiohen:


Kapitulli : Termodinamika (Kimi - 4) Temat: Energjia dhe reaksionet kimike; Sistemet dhe shndërrimet kimike të tyre; Entalpia. Entalpitë standarde të formimit; Ligji i Hessit.


Fusha : Kimi organike Do të studiohen : 1. Kapitulli : Hidrokarburet e ngopura (Kimi 3, profili natyror) Temat: Alkanet me varg të padegëzuar atomesh karboni; Alkanet me varg të degëzuar atomesh karboni; Cikloalkanet; Vetitë kimike të hidrokarbureve të ngopur; Ushtrime: Emërtimi dhe vetitë e alkaneve, cikloalkaneve dhe rrjedhësve të halogjenuar. Kapitulli : Hidrokarburet e pangopura (Kimi 3, profili natyror)


Temat: Alkenet, Struktura dhe emërtesa; Izometria gjeometrike; Vetitë kimike të


alkeneve, reaksionet e eliminimit dhe të adicionit; Oksidimi dhe polimerizimi I alkeneve,


polimerët; Butadieni…..(vetëm butadieni); Alkinet. 3. Kapitulli : Arenet (Kimi 3, profili natyror) Temat: Struktura elektronike e benzenit. Homologët e tij; Gatitja e benzenit.....(vetëm gatitja); Rrjedhës të benzenit. Reaksionet e zëvendësimit elektrofilik; Ushtrime: Emërtesa dhe vetitë e areneve.


Kapitulli : Alkoolet,…. fenolet, eteret….. (Kimi 3, profili natyror)


Temat: Alkoolet, klasifikimi dhe emërtesa; Vetitë e alkooleve. Reaksionet e zëvendësimit


nukleofilik; Ndërtimi hapësinor I molekulave. Izomeria optike. (Formulat e projeksionit


të Fisherit jo); Fenolet; Eteret dhe tioeteret(Vetëm eteret); Ushtrime: Emërtesa dhe vetitë


e alkooleve, fenoleve dhe etereve. Izomeria optike.


Kapitulli : Aldehidet dhe ketonet (Kimi 3, profili natyror)


Temat: Grupi funksionor dhe emërtesa e aldehideve dhe ketoneve; Përfitimi I aldehideve


dhe ketoneve. Përfaqsues kryesorë; Vetitë e aldehideve dhe ketoneve. Reaksionet redoks;


Ushtrime:Emërtesa dhe vetitë e aldehideve dhe ketoneve.


Kapitulli : Acidet karboksilikë dhe rrjedhësit e tyre (Kimi 3, profili natyror)


Temat: Grupi funksionor. Klasifikimi dhe emërtesa e acideve karboksilikë;


Përfitimi i acideve karboksilikë dhe vetitë.


Kapitulli : Përbërjet organike me azot (Kimi 3, profili natyror)


Tema : Aminat alifatike dhe aromatike; Ushtrime: Emërtesa dhe vetitë e përbërjeve


organike me azot(aminat). 8.Kapitulli : Amonoacidet, peptidet, protetinat (Kimi 3, profili natyror) Temat: Aminoacidet : Struktura, gatitja, përfaqësuesit (përfaqësuesit jo);


Vetitë e amonoacideve; Peptidet dhe lidhja peptidike; Ushtrime: Struktura dhe vetitë e


aminoacideve(jo të proteinave).


Pesha e secilës fushë të përmbajtjes


Fusha e përmbajtjes : Përqindja


Ndërtimi i lëndës, sistemi periodik. 17 %


Kimi sasiore 16 %


Kinetika kimike. 8 %


Ekuilibrat kimikë. 10 %


Elektrokimia. 11 %


Termokimi. 8 %


Kimi organike. 30 %





HISTORI


Udhëzime për zbatimin e programit


Programi orientues për lëndën me zgjedhje histori, përfshin koncepte më të rëndësishme


të historisë, si dhe njohuritë dhe shprehitë themelore që i duhen nxënësit në këtë disiplinë.


Ky program është bazuar në programet ekzistuese të historisë së shkollës së mesme të


përgjithshme. Programi orientues për provimin me zgjedhje të historisë, në kuadrin e


maturës shtetërore për vitin shkollor 2008-2009, përbën një dokument të vlefshëm për


shkollat e mesme të përgjithshme, nxënësit e interesuar dhe specialistët e përfshirë në


procesin e vlerësimit për provimet e maturës shtetërore. Programi përmban dhe siguron informacionin e nevojshëm për mësuesit e historisë të shkollave të mesme të përgjithshme që do të përgatisin maturantët për provimin e historisë si lëndë me zgjedhje në maturën shtetërore. Programi orienton nxënësit për materialet kyç mësimore, njohuritë, konceptet dhe shprehitë kryesore që duhet të zotërojnë për të përballuar me sukses provimin e historisë si lëndë me zgjedhje në maturën shtetërore. Programi përbën një dokument zyrtar që duhet zbatuar me korrektesë nga specialistët e përfshirë në hartimin e bankës së pyetjeve dhe tezës së provimit të historisë si lëndë me zgjedhje për maturën shtetërore. Ky program duhet shqyrtuar me kujdes nga secili prej grupeve të të interesuarve, kujdes i veçantë duhet bërë nga specialistët e përfshirë në hartimin e bankës së pyetjeve dhe tezës së provimit të historisë si lëndë me zgjedhje për maturën shtetërore, të cilët nuk duhet të përfshijnë për vlerësim çështje mësimore që nuk janë parashikuar në këtë program. Banka e pyetjeve dhe teza e provimit duhet të përmbajnë njohuri dhe koncepte të trajtuara në tekstet e historisë së shkollës së mesme. Mësuesit që do përgatitin nxënësit për provimin e historisë duhet ti aftësojnë nxënësit jo vetëm për çështjet mësimore, njohuritë, konceptet dhe shprehitë e përcaktuara në këtë


program, por duhet të trajtojnë dhe çështje që nuk parashikohen në program, por


përmbajnë informacion të rëndësishëm për të përvetësuar materialin e zgjedhur për


provim. Përgatitja e nxënësve për provimin e historisë, duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që nxënësit të sigurojnë cilësinë e nxënies së çështjeve mësimore, koncepteve historike dhe shprehive të përcaktuara në program.


Histori ( 174 orë )


Lista e koncepteve historike që duhet të përmbajë testi


Periudha historike. Konceptet kryesore


Historia 1 Historia e Lashtë Botërore


Kodi i Hamurabit; kuneiform; mbretëria e vjetër egjiptiane; fazat e organizimit


të saj; para lindjes së krishtit; pas lindjes së krishtit; nome; hieroglife; kultura e


Kretës; kultura e Mikenës; demos; aristokraci; polis; bazile; ligje drakoniane;


eklesia; oligarki; aeropag; institucionalizëm i përzier; republika romake; etrusk;


plebe; patrice; konsull; pretor; triumvirat; principat; kolonat; lidhja e


Peloponezit; perandori romake; federatë; krishtërim; falanga maqedonase;


epoka helenike; despotizëm etj.


Historia 1 Historia Botërore e mesjetës


Perandoria Bizantine; periudha e Justinianit; vija e Teodosit; islamizëm; kalifat;


babai i Europës; feudalizëm; vasal; senjor; sistem çifligar; çiflig vetërodhues;


Magna Karta; monarki e kufizuar; monarki absolute; sistem kalorsiak; bujkrob;


sheriat; kanunet; jeniçerë etj.


Historia 2 Historia moderne Botërore


Reformacion; protestianizëm; puritanë; kalvinizëm; kundërreformë; koncili i


Trentos; jezuitë; e drejta hyjnore; merkantilizëm; Elisabeta I; Pjetri i madh;


puritanët; presbiterianët; indipendëntë; parlamenti i gjatë; lord protektor;


revolucion i lavdishëm; revolucion industrial; “laissez-faire”; sipërmarrje e lirë;


iluminizëm; konfederatë; “liri, barazi, vëllazërim”; jakobinë; regjim i terrorit;


direktorat; epoka e Napoleonit; zhirondin; legjitimitet absolutist;


konservatorizëm; liberalizëm; radikale; nacionalizëm modern; Garibaldi;


zollverein; nacionalverein; Bismark; ligji mbi homstedin; demokraci liberale;


imperializëm; nacionalizëm i skajshëm; militarizëm etj.


Historia 3 Profili Shoqëror


Historia Botërore e shekullit të XX


Ultimatum; Plani Shlifen; Antanta; Blloku Qendror; Këshilli i të katërtëve;


Lidhja e Kombeve; sistemi i traktateve të Versajës; gjykata ndërkombëtare e


Hagës; “një klub kapitalist”; “ një klub fitimtarësh”; Kominterni; perandoritë e


mëdha; revolucioni Bolshevik; mrekullia ekonomike; liberalizmi i hershëm;


depresioni i madh; “trusti i trurit”; kursi i ri i Ruzveltit”; Administrata e


Korpusit Civil të Mbrojtjes”; Ligji mbi Standardet e Ndershme të Punës”; Parti


Laburiste Parti Konservatore; Republikë Parlamentare; Senat; Republikë


Presidenciale; Kryqet luftarake; Aksioni Francez; Fronti Popullor; deklarata


Bone -Ribentrop; carizmi; Revolucion Bolshevik; totalitarizëm


komunist/fashist; Pushteti i Sovjetëve; Këshilli i Komisarëve të Popullit; Parti-


shtet; ÇEKA; KGB; Ushtria e Kuqe; Ushtria e Bardhë; Terrori i Kuq; Politika e


Komunizmit të luftës; NEP; Socializimi i njeriut; nacionalizëm i


skajshëm;Republika e Vajmarit; Republika sovjetike e Bavarisë; Partia


Nacional-Socialiste; Mein Kampf(Lufta ime); doktrina naziste; “një shtet, një


popull, një udhëheqës”; kajzer; kancelar; Kolona e Pestë; qeverisje autoritare;


kushtetuta e Vidovdanit; zhupani; banovina; Antanta e Vogël; “regjimi i 4


gushtit”; “Asambleja e Madhe Kombëtare”; Anshlusi; pakti i Mynihut; “Plani i


Bardhë”; luftë e çuditshme; Operacioni Barbarosa; Gjyqi i Nyrembergut;


OKB; UNICEF; UNESKO; UNHCR; NATO; SEATO; SENTO; KEQÇ; KEE;


KE; EKU; BE;SALT 1; SALT 2; KSBE; OSBE; Traktati i Varshavës; Lufta e


Ftohtë; bllokada ekonomike; Muri i Berlinit; Perdja e Hekurt; Plani Marshall;


liberalizmi modern; shteti i mirëqenies; Kejnsianizmi; ekspansionizmi sovjetik;


proteksionizmi; Republika IV/V; Mrekullia ekonomike; Ostpolitika; Kursi i


Trajtimit të Drejtë; makartizmi; ligji Taft Hartli; inflacion; ”Kursi i Kufijve të


rinj”; medicare; mediaid; skandali i uotergeit; Theçerizmi; Reganizmi;


neokonservatorizmi; neoliberalizmi; derregullimi; Akti Unik Evropian; Lufta e


Klasave; udhëheqës totalitar; Destalinizmi; centralizim/decentralizim i


ekonomisë; Gllasnosti; Perestrojka; grusht shteti; “mekanizmi i ri ekonomik”;


komunizmi me fytyrë humane; sovranitet i kufizuar; Solidarnost; Karta 77;


Muri i Berlinit; Presidenca Kolektive; diktatura ushtarake; Pakti i Stabilitetit;


Bipolarizim; multipolarizim; Detanta; Lufta e Yjeve; Rendi i ri Botëror i


Evropës; Doktrina Truman; NATO; etj.


Historia 4 Profili Shoqëror


Historia e popullit shqiptar


Ilir; epir; epirot; dardani; dardan; koloni helene; Urbanizim;


federata fisnore; bazile; shtet skllavopronar; shtet feudal; republika epirote;


lidhja e foinikës; thema; strateg; zhupa; dheu; prevali; epiri i vjetër; albanoi;


kultura e komanit; dinate; megistanes; parikë; stratiotika; pronia; bashtina;


synergasi; vllazni; nafta e mesjetës; patricati; popullorët; konti i qytetit; qyteti


komunë; magistra të betuar; vojvoda; principatë; despotat; despot; sanxhak;


vilajet; ejalet; kaza; nahije; koalicion; lidhja e Lezhës; traktati me Venedikun;


traktati gaetës; shtet i përqendruar; këshilli i lartë; kuvendincave; këshilli i


luftës; sheriat; kanuname; kararname; kodi i Shkodrës; esnafe; llonxha; qytykë;


qytyku i Elbasanit; kodikë; kallfa; çiraku; mjeshtri; timar; ziamet; has; regjim


feudal ushtarak; spahi; raja; çiflig;çifligar; çifçi; xhizja; xhelepi; akçe; krahinë


autonome; venome; bajraktar; pashallëk; politikë autonomiste; vali; konfederata


ilirike; divani; akademia e re; arabeska; tyrbe; mesxhide; mektepe; medrese;


tyrbe; teqe; rilindje; tanzimat; principata autonome e mirditës; lidhja kombëtare


shqiptare; naçertania; megali ide; evëtori; kriza lindore; traktati i Budapestit;


traktati i Shën Stefanit; kongresi i Berlinit; rumeli; komiteti i Stambollit; lidhja


e Prizrenit; “kushtetuta e lidhjes“; kararname; talimati; punë botore; komiteti


kombëtar i lidhjes së Prizrenit; memorandum; alfabeti i Stambollit; shoqëria e


të shtypurit shkronja shqip; shoqëria e mësimit shqip; mësonjëtorja kombëtare;


lidhja e Pejës; normale; klube; xhonturk; përkujtesa e greçës; kuvendi i junikut;


itilafistë; status-quo; lufta ballkanike; kanuni i përtashëm; kanuni i jurisë;


principatë sovrane- autonome; KNK; lëvizje vorio-epirote; qeveri vorio-epirote;


shovinizëm; statut organik; asambleja kombëtare; kapitulacione; krahina


autonome e Korçës; traktati i fshehtë i Londrës; statuti i Lushnjes; këshilli


kombëtar; këshilli i lartë; senati(si pleqësi dhe dhomë parlamenti); lëvizje


esatiste; lufta e Vlorës; vija strategjike; republika e Mirditës; statuti i zgjeruar i


Lushnjes; asamble kushtetuese; revolucioni i qershorit; legalitet; regjim legal;


triumfi i legalitetit; SVEA; AIPA; pakti i 1-2 i Tiranës; këshilli i shtetit;


reforma agrare; moratorium; kontrata tip; agresion fashist; regjimi i pushtimit;


fronti Nacinal-Çlirimtar; balli kombëtar; dekalogu; çeta partizane; këshilla


antifashiste; shtabi i përgjithshëm; komiteti për shpëtimin e Shqipërisë;


mbledhja e Mukjes; misione aleate; KANÇ; lidhja e dytë e Prizrenit;


konferenca e Bujanit; pluralizmi pronësor; sistem monopartiak; sistem totalitar;


incidenti i Korfuzit; lufta e klasave; tufëzat; arëzat; emancipimi i gruas;


integrim euroatlantik; genocid; UDB; shkombëtarizim.


Lista e objektivave të njohurive që do të përmbajë testi


Të hartojë linjën e kohës ku ngjarjet, figurat, ndryshimet dhe zhvillimet historike të


studiuara të vendosen brenda kufijve të caktuar kronologjikë.


Të dallojë kohën dhe vend-formimin e mbretërisë së Egjiptit, fazat e organizimit të


saj, Babiloninë, ligjet e Hamurapit, kulturën e vendeve të lindjes së Lashtë.


Të identifikojë Greqinë e Lashtë, funksionet e këshillit të pleqve, kuvendit të


qytetarëve, shkaqet e luftës së demosit me aristokracinë dhe rrjedhimet e saj.


Të shpjegojë rolin e figurave historike si Soloni, Klisteni, Perikliu, dhe përmbajtjen e


reformave të tyre.


Të identifikojë kufizimet e demokracisë në Athinë, karakteristikat e çdo shtrese të


popullsisë në Spartë, institucionet dhe qeverisjen e saj.


Të evidentojë reformat demokratizuese të Perikliut.


Të identifikojë kohën e formimit, figurat historike, fazat e organizimit të mbretërisë


së Maqedonisë si dhe rrjedhimet e fushatave të Aleksandrit.


Të dallojë kohën e formimit, shtrirjen dhe fazat e organizimit të Romës.


Të tregojë reformat që janë kryer në Romën e Vjetër, shkaqet dhe rrjedhimet e luftës


së plebejve me patricët.


Të vlerësojë dhe analizojë tiparet kryesore të periudhës republikane duke evidentuar


rolin e organeve qeverisëse dhe shkallën e të drejtave të popullsisë.


Të identifikojë shkaqet e krizës së republikës romake.


Të tregojë shkaqet e rënies së perandorisë romake, si dhe rrjedhimet ekonomike,


shoqërore dhe politike.


Të tregojë rrethanat e lindjes së Krishterimit dhe Islamizmit.


Të dallojë kohën e formimit, shtrirjen dhe fazat e organizimit të perandorisë osmane.


Të përshkruajë përmbajtjen e Kodit të Justinianit, kohën vendin dhe figurat historike


të shtetit të Frankëve.


Të tregojë shkaqet, kohën, shtrirjen dhe formimin e shtetit të Francës dhe Anglisë.


Të përshkruajë përmbajtjen e “Kartës së Madhe të Lirive” dhe rëndësinë e saj.


Të tregojë shkaqet e zbulimeve të mëdha gjeografike, si dhe rrjedhimet ekonomike,


shoqërore dhe politike.


Të analizojë parimet e doktrinës së Martin Luterit, Kalvinit dhe shkaqet e përhapjes


në Gjermani.


Të tregojë organizimin e shtetit anglez në kohën e mbretëreshës Elisabetë I Tudor,


shkaqet dhe rrjedhojat e procesit të gardhimit si dhe krizës së regjimit të vjetër në


Angli.


Të tregojë shkaqet dhe rrjedhojat e luftës civile në Angli, Revolucionin e lavdishëm,


si dhe përmbajtjen e “Deklaratës së të drejtave” e nënshkruar nga Vilhelmi.


Të shpengojë përpjekjet e Pjetrit të Madh për Evropianizimin e Rusisë.


Të identifikojë zbulimet teknike dhe rrjedhojat e revolucionit industrial.


Të analizojë iluministët francezë, si dhe konceptin e tyre për shtetin.


Të tregojë politikën e organizimit të shtetit në Francë në kohën e Luigjit XIV dhe


Luigjit XV, të perandorisë Gjermane dhe rrjedhojat e Luftës për pavarësi në


Amerikën e Veriut. Të evidentojë rolin e Napoleon Bonapartit si figurë historike, reformat e ndërmarra prej tij. Të analizojë organizimin politik të Anglisë në kohën e mbretëreshës Viktoria, të Gjermanisë në kohën e Bismarkut, e të Italisë së bashkuar.


Të identifikojë parimet bazë të demokracisë liberale dhe përpjekjeve të nacionalizmit


të skajshëm për tju kundërvënë këtyre lëvizjeve.


Të përshkruajë ngjarjet kryesore botërore si luftën I, II Botërore, Konferencat dhe


traktatet që sollën ndryshime të rëndësishme në hartën politike te botës dhe në


marrëdhëniet ndërkombëtare, orientimet ekonomike dhe politike të shteteve, reformat


e rëndësishme në Itali, Francë, Angli,Gjermani, SHBA, Spanjë, Jugosllavi në kohë të


ndryshme, krijimin dhe misionin e organizmave botërore si Lidhja e kombeve, OKB,


KE, BE, OSBE, NATO, Traktati i Varshavës, figurat dhe personalitetet kyçe te


historisë botërore dhe të shteteve te veçanta që shënuan kthese ne zhvillimet e


vendeve përkatëse apo rrjedhat botërore si Ëilson, Klemanso, Çurçill, Ruzvelt, Leon


Blumi, Lenin, Stalin, Tito, Milosheviç, Musolin, Hitler, Franko, Huan Karlos, Hebert,


Karagjeorgjeviç, Metaksa, Sharl De Gol, Zhan Mone, Etli, Adenauer, Regan, Kenedi,


Klinton, Theçer etj.


Të tregojë jetën politike, ekonomike dhe shoqërore në Angli, Gjermani Francë, Itali,


SHBA në vitet 1919-1939 dhe pas Luftës II Botërore


Të analizojë dhe konkludojë vendimet e Konferencës së Versajës, organizimin e


Lidhjes së Kombeve , Konferencën e Munihut, e Teheranit/ Jaltës/ Potsdamit, Planin


Marshall, Paktin e Stabilitetit dhe impaktin e tyre në zhvillimet rajonale apo botërore.


Të identifikojë, krahasoje dhe analizoje lindjen, organizimin, reformat e shtetit fashist


Në Itali dhe atij nazist në Gjermani.


Të përcaktojnë, krahasojnë dhe analizojnë shkaqet e brendshme e të jashtme që e


çuan Botën në 2 Luftëra Botërore.


Të analizojë, krahasojë politikat e jashtme e të brendshme, aleancat dhe marrëveshjet


shteteve shkaktare dhe pjesëmarrëse ne Luftën e Dytë Botërore, rrugën ekonomike


politike të ndjekur nga Musolini , Hitleri për të sunduar botën dhe impaktet e


luftërave mbi jetën ekonomike politike sociale të shteteve dhe botës në tërësi.


Të krahasojë dhe të përcaktojë pikat e takimit dhe ndryshimet midis personazheve


historike si Lenin, Musolini, Hitleri, Franko, Stalini, Metaksai, Milosheviç.


Të krahasojnë regjimet totalitare të majta dhe të djathta dhe të nxjerrin përfundime.


Të formulojë tendencat e reja të Botës pas Luftës Parë dhe të Dytë Botërore.


Të identifikojë partitë politike dhe figurat politike më të suksesshme në Britani,


Francë, Gjermani, Itali, SHBA


Të flasin për rrugën e zhvillimeve ekonomike dhe politike në BS që nga Stalini,


Hrushovi e deri tek Gorbaçovi.


Te analizojnë impaktin e reformave Gorbaçov dhe zhvillimeve demokratike në


Gjermani në jetën politike të Evropës Lindore.


Të identifikojnë raste konkrete te pasojave të traktateve dhe veprimeve apo


mosveprimeve të individëve apo qeverive në zhvillimet botërore .


Të identifikojë tiparet e jetës ekonomike-politike ballkanike pas Luftës së Dytë


Botërore dhe sfidat ballkanike në kuadrin shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe Paktit


të Stabilitetit.Të krahasojë, analizojë, interpretojë tiparet e qeverisjes demokratike duke e krahasuar me atë totalitare. Të listojë në linjë kronologjike ngjarjet historike që sollën regres apo progres në zhvillimet botërore.


Të ndërtojë kronologjinë e proceseve demokratike në botën e pas Luftës II Botërore.


Të listojë tendencat e reja të botës së pas luftës II - të në krahasim me tendencat botës


së pas Luftës - I .


Të listojë etapat e shtetit në historinë e popullit shqiptar


Te përcaktojë format e qeverisjes në shtetet Ilire dhe të selektojë si të veçantë formën


republikane në Epir.


Të dallojë dhe përcaktojë formën e qeverisjes në etapa të ndryshme të shtetit shqiptar.


Të përcaktojë kohën e formimit, tiparet dhe raportet midis tyre tek institucionet në


Shqipëri.


Të vendosi raportet shkak pasojë për të gjitha ngjarjet historike.


Të zotërojë datat më të rëndësishme historike si: kohën e formimit të shteteve, Lidhja


e Lezhës, principatat, Pashallëqet, Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës, libri i parë


Shqip, Shkolla e Pare Shqipe, Normalja e Pare, Alfabeti i Parë Shqip, Universiteti i


Parë, Dokumenti i Parë Diplomatik për Shtetin Shqiptar, Shpallja e Pavarësisë,


Konferenca e ambasadorëve Londër, Koha e Vidit, Revolucioni i Qershorit,


Republika e Zogut, monarkia zogiste, lufta antifashiste, çlirimi i Shqipërisë, periudha


komuniste, vendosja e pluralizmit etj.


Të tregojë dhe interpretojë përmbajtjen e të gjitha traktateve që lidhen me historinë e


Shqipërisë.


Të shpjegojë konceptet baze, duke vendosur ngjarjen dhe kohën dhe vendin e duhur.


Të lidhi datat, personazhet me ngjarjen dhe vendet përkatëse.


Të përzgjedhë, përdori dhe të analizojë burimet alternative mbi origjinën dhe


vazhdimësinë iliri-arbërore-shqiptare.


Te përshkruajë dhe analizojë veprimtarinë dhe rolin e figurave dhe personazheve


historike në zhvillimin e ngjarjeve historike, si Bardhyli, Agroni, Teuta, Dhimitër


Fari, Genti, Pirro, Dhimitri i Arbërit, Teodor Ëngjëllori, Karl Topija, Balshajt,


Muzakajt, Skënderbeut, Kara Mahmut Pashës, Ali Pashë Tepelenës, Zef Jubanit,


Sami Frashërit, Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës, Gjergj Fishtës, Luigj


Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Isuf dhe Hodo Sokolit,


Dedë Gjo Lulit, Ismail Qemalit, Vidit, Esat Pashë Toptanit, Turhan Pashë Përmetit,


Sulejman Delvinëns, Nolit, Zogut, Enver Hoxhës, Ibrahim Rugova etj.


Të dallojë pushtuesit e trevave shqiptare, kohën e pushtimeve dhe rrjedhojat e tyre në


jetën ekonomike dhe politike të vendit..


Të tregojnë tiparet e artit dhe kulturës shqiptare në periudha të ndryshme të historisë.


Te përshkruajë arritjet e shqiptareve në epokën e Skënderbeun, duke evidentuar


rëndësinë e kësaj epoke për Shqipërinë.


Të dallojë elementet shtetërore ne principata, pashallëqe duke i krahasuar ato.


Të tregojë e krahasojë simbolet, titujt e princave e pashallarëve në principata e


pashallëqe të ndryshme.


Të përcaktojë kufijtë e disa principatave më të rëndësishme dhe pashallëqeve duke


përdorur hartat përkatëse.


Të analizojë programin e Rilindjes Kombëtare dhe të përcaktojë oshilacionet e tij


drejt autonomisë dhe pavarësisë .


Të listojë arritjet e lidhjes se Prizrenit për autonomi dhe për tërësinë e trojeve


Shqiptare.


Të përcaktojë formën e qeverisjes në etapa të ndryshme të shtetit Shqiptar.


Të përcaktojë dhe analizoje kuadrin historik të ngjarjeve më të rëndësishme, si lidhja


e Lezhës, lidhja e Prizrenit, traktati i Budapestit, kongresi i Berlinit, shpallja e


Pavarsisë, konferenca e Londrës, qeverisja e Vidit, kongresi i Lushnjes, Lufta e


Vlorës, Protokolli i Korfuzit, Protokolli i Kapshticës, Protokolli i Tiranës, vendosja e


Republikës, monarkisë së Zogut, formimi i frontit, krijimi i partive dhe Ballit gjatë


luftës, konferenca e Mukjes, kongresi i Përmetit, vendosja e regjimit komunist,


rrëzimi i diktaturës.


Të analizojë përmbajtjen e traktateve, memorandumeve, programeve të dala gjatë


lëvizjes Kombëtare në Shqipëri.


Të analizojë faktorët që sollën pushtimin fashist dhe tiparet e organizimin të


rezistencës antifashiste të popullit shqiptar.


Të dallojë reformat komuniste nga reformat kapitaliste.


Të rendisë kronologjikisht protokollet, kushtetutat, parlamentet, në Shqipëri.


Të krahasojë kushtetutat në Shqipëri duke argumentuar ndryshimet midis tyre.


Të selektojë elementët progresive dhe regresive të kushtetutave në Shqipëri.


Të identifikojë shkaqet, pasojat e vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.


Të analizojë dhe listojë faktorët që sollën ndarjen e Kosovës dhe Çamërisë nga


Shqipëria. Të përshkruajë, analizojë dhe inkuadroje ngjarjet në Shqipëri, zhvillimet ekonomike, politike, arsimore në Kosovë e Çamëri në periudha të ndryshme.


Të tregojë politikat e ndjekura nga sërbët, malazezët dhe grekët ndaj shqiptarëve që


banojnë në trojet e tyre, Kosovë, Mal të Zi dhe Çamëri duke analizuar impaktin e


tyre mbi popullsinë. Të rendisë kronologjikisht përpjekjet e shqiptarëve në Kosovë për ti shpëtuar procesit të shkombtarizimit dhe krijimit të institucioneve të tyre.


Të identifikojë përkatësinë e elementeve kulturore të vendeve të Lindjes, Greqisë dhe


Romës. Të përcaktojë kohën dhe kushtet e formimit të shteteve të Egjiptit, Babilonisë,


Greqisë, Romës. Të krahasojë ligjet drakoniane, të Solonit, Klistenit dhe Perikliut.


Të krahasojë funksionet e institucioneve shtetërore të kohës së Perikliut.


Të identifikojë elementët e veçantë dhe të përbashkët të fesë së krishterë dhe islame.


Të krahasojë shtetin e frankëve të Karlit të Madh me të Merovingëve dhe


Karolingëve. Të krahasojë monarkitë Franceze me monarkitë Angleze.


Të dallojë politikën e zhvilluar nga udhëheqës të shteteve të ndryshme.


Të vlerësojë pikëpamjet fetare të puritanëve dhe katolikëve.


Të vlerësojë pikëpamjet e Luterit, Cvinglit dhe Kalvinit.


Të identifikojë mendimet e iluministëve francezë për organizimin e shtetit.


Të krahasojë politikat e Luigjit XIV dhe Luigjit XV për organizimin e shtetit në


Francë. Të interpretojë të dhënat e paraqitura në linjën kohore, me qëllim që të dallojë dhe të përcaktojë zhvillimet më të rëndësishme historike nga ato më pak të rëndësishme, që kanë ndodhur në një vend apo grup vendesh brenda të njëjtës periudhë historike.


Të dallojë vendin përkatës duke analizuar politikën e zhvilluar nga udhëheqës të


shteteve të ndryshme. Të identifikojë partitë politike dhe rolin e tyre në Francë, Angli, Gjermani, Itali dhe SHBA duke u nisur nga programi i tyre..


Të dallojë të përbashkëtat dhe ndryshimet në mes sistemeve totalitare të majta dhe të


djathta. Të argumentojë rrjedhojat e ngjarjeve historike në plan pozitiv apo negativ


Të bëjë dallimin e sistemit totalitar komunist nga ai demokratik..


Të identifikojë personalitete historike dhe politike në kohë dhe shtete të ndryshme.


Të përcaktojnë sfidat Botërore, Evropiane, Ballkanike, Shqiptare sot.


Të përdori njohuritë historike për të krahasuar shtetet që u formuan në Shqipëri sipas


periudhave . Të evidentojnë figurën e shtetit ne etapa te ndryshme te historisë se Shqipërisë duke përdorur njohuritë mbi modelet e mëparshme shtetërore.


Të përcaktojnë formën e qeverisjes së shtetit në etapa të ndryshme të historisë së


Shqipërisë. Të argumentojnë shkaqet dhe pasojat e një fenomeni historik.


Të vendosin ngjarjen historike ose personazhin historik në kohën dhe vendin e duhur.


Të ndërtojnë shkallën e kohës në një etapë të caktuar historike.


Ti inkuadrojnë ngjarjet kombëtare me ato rajonale dhe evropiane.


Të përcaktojnë konceptin e shtetit, monarkisë, republikës, kushtetutës, parlamentit në


ngjarje të caktuara të historisë së Shqipërisë.


Të përdori njohuritë e fituara e të krahasojë shtetin shqiptar si dhe shtetet evropiane


para dhe pas Luftës së Dytë Botërore Të aftësohen që për aspekte të ndryshme të periudhave historike të përfshira në studim të përdorin në mënyrë të pavarur burime të ndryshme informacioni, si dokumente historike, foto, harta historike etj. Të gjejnë dhe të hulumtojnë burimet kryesore historike të informacionit për ngjarje të ndryshme duke dalluar burimet primare nga ato dytësore. Të vlerësojnë në mënyrë kritike burimet e ndryshme të informacionit në kontekstin e tyre historik, të mbledhin të dhëna për një çështje të caktuar dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse. Të formulojnë pyetje historike të bazuara mbi burime dokumentare primare dhe dytësore si foto, kujtime, ditare etj, për një problem të caktuar dhe ti përgjigjen atyre. Te listojnë ne linje kronologjike ngjarjet me te rëndësishme të historisë si në tema, kapituj, lëndë. Të ndërtojnë shkallen e kohës për etapa, figura historike ose koncepte historike. Të përdorin hartën historike për ndërtimin e ngjarjeve historike dhe anasjelltas. Të bëjnë punë me projekte, të përdorin historinë gojore, historinë lokale për thellimin e njohurive historike. Të ndërtojnë opinionet individuale mbi perspektivat e botës, rajonit, apo vendeve të veçanta.


Të përgatisin ese, debate mediatike, video, kronika historike etj.


SHPERNDARJA E PESHAVE SIPAS FUSHAVE


1. Historia e Lashtë Botërore 13 orë 7.5 %


2. Historia Botërore e Mesjetës 8 orë 4.5 %


3. Historia Moderne Botërore 22 orë 13 %


4. Historia Botërore e Shekullit të XX 44 orë 25 %


5. Historia e Popullit Shqiptar 87 orë 50 %


SHPERNDARJA E PESHAVE SIPAS LINJAVE


Historia e Lashtë Botërore ( Historia 1 )


1. Lindja e Mesme e Lashtë. 2orë 15 %


2. Greqia e Lashtë e Maqedonia. 6 orë 46 %


3. Roma e Lashtë 5 orë 39 %


Historia Botërore e Mesjetës ( Historia 1 )


1. Bota mesjetare 4orë 50%


2. Zhvillimi i monarkive në Evropë 3orë 38 %


3. Perandoria osmane 1 ore 12 %


Historia Moderne Botërore ( Historia 2 )


1. Shoqëria në fillimet e kohës moderne. 4 orë 18 %


2. Konsolidimi i monarkive absolutiste. Fillimet e


krizës në qeverisje. Vitet 1500 – 1789. 4orë 18 %


3. Ndryshime në jetën ekonomike dhe sociale në


shek. XVII – XVIII. 1 orë 5 %


4. Idetë e reja dhe kombet e reja. 5 orë 23 %


5. Reaksioni dhe progresi në vitet 1815 – 1850. 2 orë 9 %


6. Nacionalizmi dhe konsolidimi i komb - shteteve.


Epoka e nacionalizmit 1850 – 1871. 3 orë 13 %


7. Fillimet e qeverisjes së demokracisë liberale.


ne vitet 1871 – 1900. 2 orë 9 %


8. Qytetërimi në pragun e shekullit të XX. 1 orë 5 %


Historia Botërore e Shekullit të XX ( Historia 3. Profili Shoqëror )


Thellimi i krizës së shek. XX. Lufta e Parë Botërore. 1 orë 2 %


Traktatet e Paqes. Problemet e pazgjidhura. Prirjet e zhvillimit. 3 orë 7 %


Demokracitë Perëndimore në vitet 1918 – 1938. 4 orë 9 %


Totalitarizmi komunist e fashist. 8 orë 18 %


Vendet e Ballkanit. 3 orë 7 %


Marrëdhëniet Ndërkombëtare. 1 orë 2 %


Lufta e Dytë Botërore. 3 orë 7 %


Marrëdhëniet ndërkombëtare. Riorganizimet politike pas luftës. 2 orë 5 %


Demokracitë Perëndimore. Konsolidimi i demokracisë dhe lulëzimi ekonomik


në vitet 1945 – 1974. 9 orë 20 %


Kriza e mesit të viteve 1970. Neoliberalizimi e Neokonservatorizmi. 4 orë 9 %


Blloku komunist, dështimi i komunizmit. 3 orë 7 %


12. Vendet Ballkanike. 2 orë 5 %


13. Mbarimi i Luftës së Ftohtë. Problemet e sotme globale. 1 orë 2 %


Përmbajtja e listuar sipas teksteve të Historisë :


Nr. Kapitulli. Tema


Teksti 1 . Lindja e Mesme e Lashtë


Qytetërimi në Mesopotami.


Qytetërimi Egjiptian.


Historia 1 Historia e Lashtë Botërore


Greqia e Lashtë Maqedonia


Fillimet e qytetërimit grek. (Mjedisi gjeografik në qytetërimin grek)


Athina. Sparta. (Sparta, lokalizimi, veçoritë e zhvillimit ekonomik e shoqëor;


Organizimi i qeverisjes. Ligjet e Likurgut) Epoka e ndritur e demokracisë


Athinase. (Reformat e Perikl;iut; Kufizimet e demokracisë). Mbretëria e Maqedonisë (Filipi II i Maqedonisë; Aleksandri dhe fushatat e tij në lindje). Trashëgimia e Greqisë së Lashtë. Kulltur