Kompetencat e Kuvendit



Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, miraton:


a) pagën e Presidentit;


b) raportet e pagave të funksionarëve të lartë shtetërorë, të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj.


Kompetencat e Këshillit të Ministrave


1. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe të ministrit të Financave, miraton pagën minimale mujore, në shkallë vendi.



2. Këshilli i Ministrave, sipas rastit, miraton:



-Pagat e shpërblimet e drejtuesve të institucioneve qendrore.


-Strukturën e pagës, numrin e klasave, nivelet e pagave, të shtesave mbi pagë dhe të shpërblimeve për nëpunësit/punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore;


-Aktet nënligjore për rregullat dhe kriteret për përcaktimin e masës së shpërblimeve për rezultate të mira në fund të vitit dhe për shpërblimin.


-Klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe të kufijve maksimalë e minimalë të pagave për funksionarët e zgjedhur.



3. Këshilli i Ministrave, sipas rastit, miraton shpërblimin e anëtarëve të këshillave, të bordeve ose të komisioneve të institucioneve qendrore,



4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, miraton kufirin maksimal të pagës dhe të shpërblimit të titullarit të njësive të fondeve speciale, të institucioneve publike, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, si dhe kufirin e shpërblimit të anëtarëve të këshillave a të bordeve drejtuese të tyre.



Kompetencat e pushtetit lokal


Këshilli i qarkut, këshilli bashkiak, këshilli komunal, sipas përkatësisë, miratojnë:


-Pagën për çdo funksion të zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë, brenda kufijve të miratuara nga Këshilli i Ministrave;


-Njehsimin në pagë, në përputhje me klasifikimin e funksioneve të përcaktuara nga qeveria


-Shpërblimin mujor të këshilltarëve dhe të kryetarëve të fshatrave, në masën deri në 10 për qind të pagës mujore të kryetarit.


ç) shpërblime të personave, nga burimet e veta financiare, të cilët caktohen në komitete, borde, këshilla, komisione.


d) pagat e punonjësve të njësive ekonomike dhe të institucioneve të varësisë së tij në përputhje me legjislacionin në fuqi.



Kompetencat e organeve kolegjiale


1. Organet kolegjiale drejtuese, të njësive të fondeve speciale, të institucioneve publike, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, miratojnë:


-Nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda kufirit minimal e maksimal.


-Masën e shpërblimit të punës, por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas daljes së rezultatit financiar vjetor.


-Për ndërmarrjet shtetërore, veprimtaria e të cilave është me humbje, ose që subvencionohen nga shteti, qeveria miraton, me akte të veçanta, nivelin e pagave dhe të shpërblimeve të punonjësve të tyre.