12/10/2009  Kallëzimet, detyrojnë akuzën të hetojë. 7 zyrtarë të lartë nën hetim


TIRANE- Kallëzimet e shumta të fshatarëve, pakënaqësitë e tyre ndaj drejtuesve vendorë si dhe shkeljet e konstatuara nga inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), kanë bërë që njësia hetimore Task-Forcë, të verë nën hetim 15 komuna të Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës kryeqytetase të cilët pohuan se prej disa kohësh prokurorët e Task-Forcës, janë duke hetuar aktivitetin e 15 komunave, në të cilat dyshohet se me anën e falsifikimit të dokumentave dhe formave të tjera kriminale, kanë tjetërsuar sipërfaqe të konsiderueshme toke për qëllime përfitimi. Mësohet se deri në këtë shkallë ku janë hetimet, aktualisht janë venë nën akuzë, kryekomunarë, topogravë, punonjës Hipoteke, biznesmenë, drejtues të Zyrave të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, sekserë e persona të ndryshëm, që duke bashkëpunuar me individët e sipërcituar kanë mundur që të tjetërsojnë dhe të zhvendosin sipërfaqe të mëdha tokë, në dëm të shtetit dhe personave në ndryshëm. Hetimet për pjesën më të madhe të këtyre çëshjeve, kanë ardhur nga kallëzimest e qytetarëve si dhe nga raportet me shkelje që ka nxjerrë KLSH-ja. Mirëpo mësohet se disa çështje që qëndronin të pluhurosura në prokurori, siç është ajo e komunës Ndroq, Kashar, Vaqar, janë rihapur me urdhër të kryeprokurores Ina Rama. Ndërkohë që veprimet e parë të procesit hetimor, kanë nxjerë në dritë se komunat me problematike të Tiranës, janë Kashari, Dajti, Farka, Vaqari, Paskuqani, Peza, Bërzhita e të tjera. Këto komuna janë shumë afër kryeqytetit dhe sipas organit të akuzës vëmëndja e biznesmenëve apo personave të ndryshëm është më e madhe për të ndërtuar pallate, qëndra tregtare apo vila luksoze. Duke qënë në këtë pozicion të favorshëm, kryetarët e komunave, nënpunësit e tyre si dhe persona të tjerë, kanë abuzuar për të aneksuar sipërfaqet e tokave, të cilat në komunat e sipërcituara kapin vlerën financiare prej redh 100 mijë lekë të vjetra për m2. Nga veprimet hetimore që janë kryer lidhur me faktimin e abuzimeve në këto çëshje, janë marrë nën hetim gjithsej 7 kryekomunarë dhe ish- kryekomunarë. Ndërkohë pritët që në kohët në vazhdim, nën akuzë të vihen edhe nënpunës të tjerë të këtyre komunave, të cilët duke shpërdoruar detyrën dhe falcifikuar dokumentat e pronësisë, arrijnë të “përlajnë” sipërfaqet tokësore. Veç komunave të përmenduara nën hetim ndodhet edhe komuna e Prezës, ku dyshohet se ish-drejtuesi i kësaj komune, Ramazan Garipi me anën e falcifikikimit të dokumentave ka tjetërsuar 1 ha tokë, që me dokumenta i përket një shtetasi, banues në fshatin Prezë. Në këtë drejtim nuk mbetet prapa edhe komuna e Ndroqit, ku dyshohet se kryekomunarja Fatime Goga së bashku me tre persona të tjerë, kanë abuzuar me detyrën duke përvetësuar rreth 8 mijë m2 tokë. Shkeljet më të mëdha të hasura nga prokuroria e Tiranës por edhe nga KLSH-ja, janë kryer në dy komunat Dajt dhe Farkë, ku mendohet se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit është me miliona euro. Mësohet se dy nga zyrtarët e komunës Dajt kanë regjistruar vendime të ish-Komisionit të Kthimit të Pronave Tiranë, në të cilat vërtetësia e pronës së pretenduar nga subjekti i shpronësuar nuk është mbështetur në dokumentin kadastral, i cili vërteton pronësinë para reformës agrare të vitit 1946. Ndërkohë për sa i përket komunës Farkë, dy punonjës kanë përdorur një pikë karburanti pa leje ndërtimi, duke krijuar mbivendosje pronash. Po kështu ka rezultuar se pikërisht në fshatin Frakë janë regjistruar kalime të pronës nga një person në një tjetër.


Dosjet e abuzimeve depozitohen në njësinë Task-Forcë


Kontrrolli i KLSH-së në 15 komunat me shkeljes


TIRANE- Zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të 15 komunave të Tiranës janë kapur me shkelje të rënda dhe abuzime me dhënien e titujve të pronësisë. Këto shkelje janë vënë re nga Inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit të cilët si çdo vit kanë “zbarkuan” në këto komuna për të kontrolluar të gjitha dosjet ku dyshohet se janë bërë abuzime me pronat. Ekipi i KLSH-së ka verifikuar të gjitha procedurat e ndjekura nga punonjësit e komunave, si dhe zyrtarët për regjistrimin e pronave dhe kanë shqyrtuar të gjithë dokumentacionin për të konstatuar ndonjë shkelje të mundshme. Grupi i inspektimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar shkelje të shumta, si dhe parregullsi në procedurat e dhënies së titujve të pronësisë. Shkeljet e kryera nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të komunave si dhe punonjës të tjerë të administratës, janë konstatuar gjatë kontrollit të ushtruar së fundmi nga inspektorët e KLSH-së. Këta të fundit kanë sekuestruar të gjithë dosjet ku janë gjetur shkelje, ku siç mësohet, nuk janë të përjashtuar as zyrtarë dhe ish-zyrtarë të 15 komunave periferike të Tiranës. Aktualisht për këto abuzime prokuroria ka rregjistruar procedime penale të reja, dhe pritet që në ditët në vashdim të hedhë dritë mbi këto shkelje.


Nën hetim


1. Ramazan Garipi


2. Fatime Goga


3. Skender Drita


4. Fatbardh Plaku


5. Kujtim Qefalia


6. Fatos Rexha


7. Drejtuesi i kumunes petrele


Komunat I


1. Baldushk


2. Berxulle


3. Berzhite


4. Dajt


5. Farke


6. Zall Bastar


7. Kashar


Komunat II


1. Ndroq


2. Paskuqan


3. Petrele


4. Peze


5. Preze


6. Vaqarr


7. Zall-Herr


8. Shergjergj