Autori i Lajmit: Redaksia
Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta si shkaktare të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kane pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas, dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohjnë se kanë të bëjnë me ndonjë ftohje. Po ama, të tjerët nuk vuajnë nga ky problem dhe pse mund të jenë të ftohur dhe çështë më seriozja, kjo gjendje zgjat më shumë sesa një ftohje normale. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta si shkaktarë të të cilave shumë herë meshkujt.



I madh sa një gështenjë





Tumor Prostat: Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë, se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që tu shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostati. Prostati ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gramë. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që trasporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit. Është një tumor që shfaqet së bashku me flokët e bardhë dhe nuk shfaqet kurrë para 40-50 viteve jetë. Por vdekjet e shkaktuara nga ky lloj tumori tashmë kanë rënë në mënyrë të ndjeshme. Në qoftë se në 1985 mbijetesa prej 5 vjetësh pas kurimit të tumorit ishte 50 për qind, tani është rritur në 66 për qind. Kanceri i prostatit godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatit. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori, ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatit. Përqëndrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatit shtohet në raste infeksioni, neoplazish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostifikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5ng/ml. Në qoftë se ky përqëndrim është më i lartë atëherë do të ishte e nevojshmë të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.



Pesë ushqime që i bëjnë mirë prostatit



Pë të parandaluar kancerin, onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina. Sipas disa studimeve, ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.

Po, djathit vegjetarian. Bën mirë për kolesterolin por dhe për prostatin. Djathi vegjetarian mund të eleminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale që kanë një dietë të pasur me sojë janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Seleni. Kryen një funksion dizinfektues pra mbron organizmin nga shumë sëmundje mes këtyre dhe tumorit të prostatit. Aq e ndjeshme është kjo, sa disa qendra amerikane i sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Egzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatit, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E, që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e kancerit të prostatit. Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.





Trajtimet pët të mundur tumorin e prostatit



Brakiterapia: Eshtë impiantim i disa kapsulave të vogla sa kokrra e orizit në prostat që përmbajnë përbërës radioaktiv.

Sa zgjat: Një seancë e vetme operacioni që zgjat rreth një orë e gjysmë.

Për kë është e rekomandueshme: Për pacientët në moshë të madhe që kanë tumor të lokalizuar.

Avantazhet: Kohëzgjatje e kufizuar e ndërhyrjes. Rikthim i shpejtë tek aktivitetet normale. Rrezik shumë minimal i komplikacioneve pas operacionit.

Disavantazhet: Shqetësime urinare dhe irritime të mundshme pranë ones së prostatit.



Radioterapia

Radioterapia është Radioaksion që dëmton qelizat tumorale duke i çuar deri në vdekje.

Sa zgjat: Çdo seancë zgjat nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me rradhë.

Për kë është e këshillueshme: Pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar.

Avantazhet: Eleminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi.

Disavantazhet: Domosdoshmëria për të vazhduar seancat për një kohë të gjatë rreth dy muaj dhe rrezik i komplikacioneve pas kurimit si: shqetësime urinare, impotencë etj.



Krioterapia

Çfarë është Ngrirje e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre.

Sa zgjat Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore.

Për kë është e këshillueshme Për pacientë me tumor të lokalizuar.

Avantazhet: Kohë e shkurtër e ndërhyrjes.

Disavantazhet: Nuk ka akoma të dhëna të mjaftueshme në se mund të konsiderohet nje teknikë e suksesshme.



Ndërhyrja kirurgjikale

Çfarë është: Një ndërhyrje kirurgjikale në prostat.

Sa zgjat: Duke përfshirë dhe kohën e qëndrimit në spital ndërhyrja kërkon rreth 6 ditë.

Për kë është e këshillueshme Pacientëve që parashikohet të kenë të paktën dhe 10 vjet jetë dhe me tumor të lokalizuar.

Avantazhet:Zhdukje e tumorit, shpejtësi e shërimit, rezultat me afat të gjatë (15 vjet).

Disavantazhet: Rrezikohen komplikacione pas operacionit (shqetësime urinare, vështërsi në aktivitetin seksual, impotencë).



Terapia hormonale



Çfarë është:



Ilace fermaceutike që rregullojnë nivelin e testeronit.



Sa zgjat:



Rreth dy vjet.



Për kë është e këshillueshme:



Për pacientët që nuk duan apo nuk munden tu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Pacientët në moshë të avancuar dhe ata në metastazë.



Avantazhet:



I heq ushqimin tumorit dhe ndalon rritjen.

Disavantazhet: Nuk është një trajtim rrënjësor por sipërfaqësor, shkakton shqetësime kardiovaskulare.

Ky lajm është publikuar: 11/12/2009