TIRANË- Shoqata e taksive “Tirana” ka kërcënuar me protesta masive deri në djegien e makinave të tyre nëse institucionet përgjegjëse nuk largojnë nga qarkullimi taksitë e palicensuara. Sipas kreut të shoqatës Gëzim Bardhi, ky problem ka disa vite që egziston por deri më tani nuk është zgjidhur. Bardhi thotë se policia zhvilloi një fushatë dy javore për bllokimin e taksive pa licensë por e pezulloi atë pa asnjë motiv. Kreu i shoqatës ka bërë me dije se pas një takimi me Drejtorin e policisë së Tiranës Tonin Voci, ky i fundit ka premtuar se do të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi në këmbim të mos zhvillimit të protestave.Prej vitesh shoqatat e taksive ankohen për konkurencën e pandershme dhe jo ligjore që iu bëhet atyre nga taksitë e palicensuara, por asnjë institucion përgjegjës nuk ka vepruar për zhdukjen e këtij fenomeni.(m.a/News24/BalkanWeb)