Urdheri i farmacistit ka te drejte vetem te pajise me certifikate per drejtues teknik,te gjithe ata individe qe ushtrojne profesionin e farmacistit, nderkohe qe me licensimin merret Qendra Kombetare e Licensimit. Kjo ka qene deklarata e urdherit te farmacisteve, te cilet kane reaguar pas deklarates se Ministrise se Shendetesise, e cila sipas tyre nuk po zbaton legjistacionin farmaceutik shqiptar.






"Urdhri i farmacisteve pajis brenda dites me certifikate per
anetaresimin pa pagese te gjithe ata farmaciste, apo individe qe duan te
ushtrojne profesionin e farmacistit, ne perputhje me kodin farmaceutik
dhe legjislacionin farmaceutik shqiptar ne fuqi. Nuk e kuptoj si
Ministria e Shendetesise merr ato qe nuk i takon sepse nuk merret me
licensimin po deklaratat e sak krijojne vetem pershpejtime dhe rremuje
dhe ngadalesojne reformen ne fushen e shendetesise", tha Arjan
Jaupllari, urdheri i farmacisteve.



Nderkohe, urdheri i farmacisteve ben publike dhe disa fakte te tjera te
shkeljes se ligjit farmaceutik, si ajo e distances mes farmacive, e cila
ne baze te vendimit te keshillit te ministrave duhet te jete 100 deri
ne 150 metra, nje kriter ky i cili nuk zbatohet, nga farmacite ne vendin
tone, dhe qe institucionet pergjegjese, si qendra e kontrrollit te
barnave nuk merr persiper monitorimet.



Edlira Sulejmani










< I mëparshmi