Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve publikoi dje përgjigjet e sakta dhe skemën e vlerësimit të testit për provimin e parë të Lirimit, Gjuhë shqipe dhe Lexim letrar. Skema tregon përgjigjet për secilën pyetje dhe për secilën pikë kur ajo vlerësohet me më shumë se 1 pikë. Provimi i parë i Lirimit për sezonin e dytë është zhvilluar në datën 1 shtator. Këtij provimi i janë rinënshtuar të gjithë nxënësit e klasave të nënta, të cilët nuk mundën të marrin notë kaluese gjatë zhvillimit të tij në sezonin e parë. Për rrjedhojë, nxënësit që do të kalojnë me sukses Provimet e Lirimit në sezonin e vjeshtës kanë të drejtë të regjistrohen në gjimnaz. Pikërisht për t’u dhënë edhe një shans të fundit të rinjve, për të mos humbur një vit shkollën e mesme, Ministria e Arsimit ka vendosur që Provimet e Lirimit të zhvillohen para datës 15 shtator. Ditën e shtunë, në datën 5 shtator do të zhvillohet provimi i dytë i Lirimit, që është ai i Matematikës. Sipas afateve të vendosura nga MASH-i në rregulloren e zhvillimit të Provimeve të Lirimit, nxënësit do të njihen me rezultatet e fituara 15 ditë pas mbajtjes së çdo provimi.



AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT

(SKEMA E VLERËSIMIT)



Sesioni II

(I DETYRUAR)

E martë, 1 shtator 2009



Lënda: Gjuhë shqipe





Udhëzime të përgjithshme:



• Testi ka në përbërjen e tij dy fragmente të shkurtra mbi të cilat janë ndërtuar edhe pyetjet.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Skema tregon përgjigjet për secilën pyetje dhe për secilën pikë kur ajo vlerësohet me më shumë se 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. Për rastet kur përgjigja e nxënësit nuk përshtatet plotësisht me përgjigjen në skemë, por afron me logjikën e pyetjes, komisioni i vlerësimit është i detyruar të këshillohet me drejtuesin teknik dhe me specialistët e AVA, për të bërë vlerësimin përfundimtar.

• Vlerësimi i pyetjes 25, është specifikuar me kujdes. Vlerësimi i saj do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka përsëritje të theksuar gabimesh, ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme kuptimin e shprehjes.



Skema e përgjigjeve:





Pjesa e I Princi i vogël



Pyetja 1: D 1 pikë

Pyetja 2: A 1 pikë

Pyetja 3: C 1 pikë

Pyetja 4: B 1 pikë

Pyetja 5: A 1 pikë

Pyetja 6: C 1 pikë

Pyetja 7: B 1 pikë

Pyetja 8: D 1 pikë





Pyetja 9 4 pikë



a- Princi: i zgjuar, përshtatës, i edukuar, bindës, dëgjues i mirë, i çiltër, i thjeshtë, kërkues, kurioz, i çuditur. Pranohen edhe përcaktime të tjera, të cilat të çojnë te natyra e princit të vogël, e djalit që me çiltërsinë e tij shëtit dhe gjen gjëra që si ka parë kurrë. Ai karakterizohet nga kurioziteti, durimi, edukata, çiltërsia, zgjuarsia, etj.

b- Mendjemadhi: mendjemadh, fodull, qesharak, delirant, absurd, etj. Pranohen karakterizime të tjera, që të çojnë te natyra e vërtetë e mendjemadhit.



4 pikë: kur nxënësi thotë dy personazhet dhe nga një tipar për secilin prej tyre.

3 pikë: kur thotë dy personazhet dhe një tipar.

2 pikë: kur thotë njërin nga personazhet dhe një tipar, ose kur thotë vetëm dy personazhet.

1 pikë: kur thotë vetëm njërin nga personazhet.

0 pikë: për përgjigje të gabuar, ose kur nuk shkruan asgjë.





Pyetja 10 3 pikë



Ligjërata: e drejtë

Shembulli 1: dialogu

Shembulli 2: shenjat e pikësimit karakteristike për dialogun. Mund të përmendë edhe vetëm njërën nga këto shenja. P.sh.( -).



3 pikë: kur nxënësi gjen llojin e ligjëratës dominuese dhe jep dy shembuj.

2 pikë: kur nxënësi gjen ligjeratën dhe jep një shembull

1 pikë: kur nxënësi gjen vetëm ligjëratën, ose jep vetëm një shembull.

0 pikë: për përgjigje të gabuar ose kur nuk përgjigjet fare.





Pyetja 11 2 pikë



Kundrinori: kapele qesharake.

Shprehet: me grup emëror.



2 pikë: nëse nxënësi gjen kundrinorin dhe tregon me se shprehet.

1 pikë: nëse nxënësi gjen vetëm kundrinorin.

0 pikë: nëse nxënësi jep përgjigje të gabuar ose nuk përgjigjet fare.





Pyetja 12 3 pikë



- Mendjemadhi i shpjegon princit arsyen e përdorimit të kapelës. Arsyet duken qesharake, humoristike, tallëse, për të qeshur. Kështu që toni është tallës, ironik.

- Ky ton nga vetë rrethanat lind dhe zhvillohet në një mjedis absurd, jo real, kundërshtues me veten etj.



- Natyrisht ky ton është përdorur për të treguar natyrën fodulle dhe tepër mendjemadhe të mendjemadhit. Mendjemadhësia të çon edhe në veprime qesharake.



3 pikë: nëse nxënësi gjen tonin, mjedisin dhe shpjegon rolin e këtij toni.

2 pikë : nëse jep dy prej tyre.

1 pikë : nëse flet vetëm për njërin.

0 pikë: për përgjigje të gabuara, ose kur nuk përgjigjet fare.





Pyetja 13 3 pikë



Koha: e pakryer

Mënyra: dëftore

Veta: e tretë



3 pikë: kur jep të tre treguesit.

2 pikë: kur jep dy prej tyre.

1 pikë: kur jep njërin prej tyre.

0 pikë: për përgjigje të gabuar, ose kur nuk përgjigjet fare.





Pyetja 14 3 pikë



- pjesa kryesore: por mendjemadhi s’e dëgjoi.

- pjesa e varur shkakore: sepse nuk deshi.

- pjesa e varur kundrinore: ta dëgjonte.



3 pikë: nëse gjen tri pjesët e fjalive. Nxënësi do të marrë pikët edhe në rastin kur nuk thotë shkakore ose kundrinore. Është e mjaftueshme që ai të tregojë faktin që ka tri pjesë dhe të dallojë pjesën kryesore dhe dy pjesët e varura.

2 pikë: nëse gjen vetëm dy pjesë të sakta.

1 pikë: nëse gjen vetëm njërën nga pjesët.

0 pikë: për përgjigje të gabuar ose kur nuk përgjigjet fare.





Pyetja 15 2 pikë



Përdhe = për + dhe, fjalë e përngjitur



2 pikë: kur nxënësi jep që është fjalë e përngjitur dhe formimin.

1 pikë: kur jep vetëm njërën.

0 pikë: për përgjigje të gabuar ose kur nuk përgjigjet fare.







Pyetja 16 3 pikë



- Ky është një reagim i papranueshëm për një njeri normal. Ky tregon që mendjemadhi nuk dëgjonte njeri, sepse së pari nuk e kishte bërë kurrë këtë gjë më parë. Nuk donte ta bënte pasi ishte i tillë.



- Kështu që natyrisht ky është një veprim që e nxjerr në pah mendjemadhësinë e tij, si tipar kryesor.



- Vetëm një njeri kryeneç, absurd, nuk dëgjon se çfarë thonë të tjerët. Vetëm një njeri i dashuruar pas vetes së tij nuk dëgjon se çfarë thonë të tjerët edhe kur i pyet ata vetë.



3 pikë: kur nxënësi thotë një nga arsyet përse ai nuk dëgjonte, që të çojnë te mendjemadhësia duke e konkretizuar me një shembull.

2 pikë: nëse nxënësi jep dy nga treguesit më lart.

1 pikë: nëse jep vetëm një tregues.

0 pikë: për përgjigje të gabuar ose nuk jep asnjë përgjigje.





Pyetja 17 3 pikë



- Nuk ka kë të përshëndesë në planetin e tij askënd.

- Ai është banori i tij i vetëm. Aty nuk kalon kurrë askush.

- Tregon mendjemadhësinë e tij, absurditetin e veprimeve të tij.



3 pikë: kur jep vetëm njërin nga tre treguesit më lart

2 pikë kur jep vetëm dy nga treguesit më lart

1 pikë: kur jep vetëm një nga treguesit më lart

0 pikë: për përgjigje të gabuar ose nuk jep asnjë përgjigje.





Pyetja 18 3 pikë



I çova sytë te strofa e botuar dhe tek emri i shtypur me germa të zeza. Tamam Foqion Postoli, Eskili, Aleksandër Dyma dhe në çast e harrova tekstin e përgjigjes dhe të dy me Ilirin nisëm të hidheshim përpjetë nga gëzimi.



3 pikë: kur nxënësi shkruan korrektësisht tekstin si më lart.

2 pikë: kur shkruan me të mëdha emrat e njerëzve, shenjat e pikësimit, por harron ndonjë gjë.

1 pikë: kur shkruan saktë më pak se gjysma e treguesve më lart.

0 pikë: kur nuk vë dorë fare mbi tekst ose kur e rishkruan gabim aq sa të mos kuptohet asgjë.







PJESA E II



Korbi dhe Dhelpra



Pyetja 19. A 1 pikë

Pyetja 20. B 1 pikë

Pyetja 21. D 1 pikë

Pyetja 22. C 1 pikë

Pyetja 23. A 1 pikë





Pyetja 24 2 pikë





fatmirosh- shihe në fjalor. Fatkeq. Ta përdorë atë në fjali.



2 pikë: kur nxënësi gjen antonimin dhe e përdor në fjali. Merr dy pikë edhe kur jep direkt fjalinë që e ka përdorimin e antonimit brenda saj.

1 pikë: kur gjen vetëm antonimin.

o pikë: për përgjigje të gabuar, ose kur nuk jep asnjë përgjigje.







Pyetja 25 Të shkruajmë 6 pikë



Për të vlerësuar këtë pyetje, do të kihet parasysh tabela në fund të pyetjes.



2 pikë: shtjellimi i temës dhe idesë.



Këtu nxënësi duhet të tregojë një ngjarje ose të konstatojë një ndodhi gjatë një udhëtimi, prezantimi, njohjeje të rastësishme ose jo. Rëndësi ka që ai të flasë rreth njohjes me një person dhe të shtjellojë përshtypjen që i ka lënë ai.



1 pikë nëse nxënësi flet për një person, por pa shtjelluar përshtypjen.

0 pikë: kur nuk flet për një person, por për diçka tjetër, që nuk ka lidhje me temën, kur shkruan gjëra të pakuptueshme, ose nuk shkruan fare.









1 pikë; organizimi.



Nxënësi duhet të ketë në trajtimin e tij një strukturë të njohur shkrimi, ku të kuptohet një hyrje e thjeshtë, një vazhdim ideje dhe një konkluzion mbi ato që ai thotë, pra të fillojë të tregojë mbi një njeri, të thotë kur dhe ku e ka njohur, pse i ka bërë përshtypje, pse e mban mend dhe në fund të japë një përmbledhje mbi njohjen me këtë njeri.

o pikë; kur ajo që shkruan nxënësi nuk demonstron kronologji, kuptueshmëri, strukturë mendimi, aq sa pengohet kuptimi i asaj që ka shkruar.





1 pikë: stili dhe veçantitë individuale.



1 pikë: kur nxënësi tregon një ngjarje të këndshme me stil të vetin, ku ka brenda rastësi, rrjedhshmëri, kuptueshmëri, ndonjë figurë letrare,etj.

0 pikë. Për pakuptueshmëri dhe shprehësi shumë të dobët.





2 pikë: saktësia gjuhësore.



2 pikë: kur nxënësi zbaton rregullat e drejta të gjuhës shqipe. Shkruan fjali të plota dhe të sakta. Përdor mirë shenjat e pikësimit. Përdor mirë shkronjën e madhe dhe format e fjalëve.



1 pikë: kur zbaton pothuaj një pjesë të tyre.

0 pikë: për pakuptueshmëri në të shprehur dhe në të shkruar.



















3 Shtator 2009