Provimet e lirimit qe prej dy vjetesh, ne te gjitha shkollat e sistemit 9-vjecar zbatohen nepermjet nje procedure te vecante monitorimi, e cila eshte e ngjashme me ate te matures shteterore. Rreth 55 mije nxenes ne mbare vendin, mengjesin e se henes nen mbikqyrjen e rrepte te administratoreve, jane futur ne klasa dhe per dy ore e gjysem i jane neshtruar tezes se pare, qe ka qene ajo e letersise.






Ashtu si ndodh edhe ne mature, edhe per nxenesit e klasave te 9 do te
ngrihen grupe vleresimi, per korrigjimin e tezave te tyre. Pas dy
javesh, nxenesit e klasave te 9-ta do ti neshtrohen provimit tjeter atij
te matematikes, duke i dhene fund keshtu 9 viteve, e per te nisur
pjesen tjeter te sistemit paraunivertar, ate te shkolles se mesme.



Edlira Sulejmani










< I mëparshmi