Autori i Lajmit: Entela Duraj
Studentët e Universitetit të Tiranës që kanë provime të mbartura do t i japin ato në muajin shtator. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe ai i Ekonomikut ka afishuar tashmë datat e provimeve të vjeshtës. Sipas të dhënave nga sekretaritë mësimore, mësohet se datat e provimeve të vjeshtës te Gjuhët e Huaja nisin nga 2 shtatori deri në datën dhjetë (10) të këtij muaji. Por sekretaritë theksojnë se studentët duhet të regjistrohen paraprakisht për provimet që duhet të japin që në muajin gusht. Kjo vetëm për studentët e Gjuhëve të Huaja, të cilët e zgjedhin vetë datën dhe lëndën e provimit që duhet të japin, ndërsa studentët e Ekonomikut e kanë të përcaktuar nga pedagogët. Konkretisht, duke nisur që nga 25 gushti e deri në 29 të po këtij muaji, studentët e Gjuhëve të Huaja duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore për të bërë regjistrimin për provimet e mbartura që kanë planifikuar të japin këtë vjeshtë. Regjistrimi bëhet nga oara 9:00 deri në orën 14:00. Ata kanë mundësi të japin deri në 5 provime të mbartura përkundrejt 5 datave të vendosura nga fakulteti, 2,4,6,8 dhe 10 shtator, në orën 9:00. Për vitin e tretë dhe të katërt te Gjuhët e Huaja, Provimi i Formimit është lënë për në datën 12 shtator pas dhënies së provimeve të mbartura. Ndërsa datat e provimeve të vjeshtës për Fakultetin Ekonomik nisin nga 6 deri më 15 shtator 2008. Sekretaria mësimore ka afishuar datat e provimeve duke saktësuar degën, lëndën, ditën dhe orën e dhënies së provimit. Provimet e vjeshtës për Ekonomikun do të jenë dy deri në tre brenda ditës duke nisur që nga ora 8:00 e mëngjesit e deri në orën 17:00 të pasditës. Krahas provimeve të mbartuara, sekretaria mësimore njofton edhe për provimet që studentët kërkojnë të përmirësojnë. Kërkesa për përmirësim të provimeve duhet të bëhet nga studentët në datën një (1) shtator 2008 pranë sekretarisë mësimore.



Gjuhët e Huaja

Në datat 25-29 gusht bëhet regjistrimi për provimet e mbartuara

Në datat 2,4,6,8,10 shtator jepen provimet

Studentët kanë mundësi të hyjnë deri në 5 provime të mbartuara



Ekonomiku, dega Biznes



6 shtator 2008

Ora 8:00- Menaxhim Projekti, Marketing Shërbimesh, Administrim Publik, Promocion

Ora 11:00- Matematikë e Përgjithshme

Ora 14:00 – Biznes Ndërkombëtar, E drejtë Biznesi

Ora 17:00- Baza Financë, Organizim i Sistem-shpërblimit

7 shtator 2008

Ora 8:00- Etikë dhe Komunikim Shpërndarje; Bazat e Qeverisjes;

0ra 11:00 - Informatikë

Ora 14:00- Marrje Vendimesh

Ora 17:00- Parimet e Kontabilitetit, Marketing Ndërkomëbtar

8 shtator 2008

Ora 8:00- Strategji Marketingu

Ora 11:00- Qeverisje Korporatash

Ora 14:00 Kontabilitet; Kosto Drejtimi

Ora 17:00- Menaxhim Biznesi

9 shtator 2008

Ora 8:00-Makroekonomi

Ora 11:00 -Etikë Biznesi

Ora 14:00- Matematikë e Zbatuar

Ora 17:00 -Tregje Instit. Financiare

10 shtator 2008 -Menaxhim Operacionesh

11 shtator- Menaxhim i Cilësisë

12 shtator- Menaxhim Strategjik

13 shtator- Financë Publike

14 shtator- Mikroekonomi

15 shtator- Gjuhë e Huaj



Universitetet private

Provimet e vjeshtës, Dega Juridik në universitetin “Kristal”



Të gjithë studentët e Fakultetit të Drejtësisë njoftohen se janë shpallur datat e Provimeve të sesionit të vjeshtës për vitin akademik 2007-2008.

1. Studentët kanë të drejtë që të regjistrohen deri në 6 provime të mbartura

2. Studentët kanë të drejtë të përmirësojnë vetëm 1 lëndë.

3. Kërkesa për provimet e mbartura duhet të depozitohet pranë sekretarisë mësimore.

4. Afati perfundimtar i regjistrimit është data 30 gusht 2008.

5. Studenti duhet të paraqitet në provim me librezën e studentit ose mjet tjetër identifikimi.

Ky lajm është publikuar: 26/08/2008