Shembujt për saktësinë gjuhësore, ligjëratën e drejtë, pjesët e fjalisë, figurat letrare, dhe shkrimin

Për të gjithë nxënësit e shkollave nëntëvjeçare që më datat 7 dhe 19 qershor do të zhvillojnë provimet e lirimit në lëndët Matematikë e Gjuhë Shqipe, gazeta SOT ju vë në dispozicion një model testi i cili do të mund ti ndihmojë ata në zgjidhjen sa më korrekte te testit





të provimit të gjuhës shqipe. Testi ka në përbërjen e tij dy fragmente të shkurtra mbi të cilat janë ndërtuar edhe pyetjet. Gjithashtu testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim. Testi përmban një total prej 50 pikësh. Skema tregon përgjigjet për secilën pyetje dhe për secilën pikë kur ajo vlerësohet me më shumë se 1 pikë. Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. Vlerësimi i pyetjes 25, është specifikuar me kujdes. Vlerësimi i saj do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.



Saktësia gjuhësore
Përsa i përket saktësisë gjuhësore dhe asaj që duhet të dinë të gjithë nxënësit e klasave të nënta të cilët do të japin provimin e parë të gjuhës shqipe më datë, 7 Qershor, ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, përgjigjja e cila jepet kur në të  ka përsëritje të theksuar gabimesh, ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme kuptimin e shprehjes. Më poshtë po japim një shembull, i cila pse jo mund të jetë në testin përfundimtar të gjuhës shqipe. Një ndër pjesët tepër të njohura për nxënësit e titulluar Princi i vogël, i cili sipas mundësisë edhe në testet e dy viteve të fundit ka qenë një ndër alternativat e pyetjeve, mund të jetë një ndër tekstet e cila do të shtjellohet nga nxënësit e do të vlerësohet me 4 pikë. Nxënësit duhet të kenë parasysh dhe duhet të përgjigjen saktësisht për vetitë, karakteristikat, tiparet, dhe karakterin e personazhit. Një përgjigje e saktë për këtë model pyetjeje do të ishte, a- Princi: i zgjuar, përshtatës, i edukuar, bindës, dëgjues i mirë, i çiltër, i thjeshtë, kërkues, kurioz, i çuditur. Pranohen edhe përcaktime të tjera, të cilat të çojnë te natyra e princit të vogël, e djalit që me çiltërsinë e tij shëtit dhe gjen gjëra që si ka parë kurrë. Ai karakterizohet nga kurioziteti, durimi, edukata, çiltërsia, zgjuarsia, etj. Në rastin tjetër një tjetër personazh, i cili është mendjemadhi, do të shtjellohej në mënyrën e duhur në këtë mënyrë, a- Mendjemadhi: mendjemadh,fodull, qesharak, delirant, absurd, etj. Pranohen karakterizime të tjera, që të çojnë te natyra e vërtetë e mendjemadhit. Nxënësi vlerësohet me minimalen e pikëve e cila është vlerësuar deri në 4 pikë. Kur nxënësi thotë dy personazhet dhe nga një tipar për secilin prej tyre. 3 pikë: kur thotë dy personazhet dhe një tipar. 2 pikë: kur thotë njërin nga personazhet dhe një tipar, ose kur thotë vetëm dy personazhet. Nxënësi do të marrë 1 pikë në rastin kur thotë vetëm njërin nga personazhet. Ndërsa 0 pikë, për përgjigje të gabuar, ose kur nuk shkruan asgjë.



Ligjërata e drejtë
Për përgjigjet e sakta përsa i përket ligjëratës së drejtë nxënësit duhet të kenë parasysh disa detaje duke i ndjekur ato konform rregullave të paraqitura edhe në modelet e dhëna të programit orientues. Shembulli 1: dialogu, Shembulli 2: shenjat e pikësimit karakteristike për dialogun. Mund të përmendë edhe vetëm njërën nga këto shenja. P.sh.( -). Nxënësi do të vlerësohet me maksimalen e pikëve e cila për këtë model përgjigjeje do të marrë deri në 4 pikë: kur nxënësi gjen llojin e ligjëratës dominuese dhe jep dy shembuj. 3 pikë: kur nxënësi gjen ligjëratën dhe jep një shembull, 2 pikë: kur nxënësi gjen vetëm ligjëratën, ose jep vetëm një shembull atëherë do të vlerësohet me 1 pikë. Nxënësi do të vlerësohet me 0 pikë: për përgjigje të gabuar ose kur nuk përgjigjet fare. Ndërsa përsa i përket Kundrinorit: kapele qesharake. Shprehet: me grup emëror. 2 pikë: nëse nxënësi gjen kundrinorin dhe tregon me se shprehet. 1 pikë: nëse nxënësi gjen vetëm kundrinorin. nëse nxënësi jep përgjigje të gabuar ose nuk përgjigjet fare do të vlerësohet me 0 pikë. Në pjesën e cila shpreh komunikimin midis dy personazheve ajo do të vlerësohet me 3 pikë nëse nxënësi përgjigjet. Mendjemadhi i shpjegon princit arsyen e përdorimit të kapelës. Arsyet duken qesharake, humoristike, tallëse, për të qeshur. Kështu që toni është tallës, ironik. Ky ton nga vetë rrethanat lind dhe zhvillohet në një mjedis absurd, jo real, kundërshtues me veten etj. Natyrisht ky ton është përdorur për të treguar natyrën fodulle dhe tepër mendjemadhe të mendjemadhit. Mendjemadhësia të çon edhe në veprime qesharake.3 pikë: nëse nxënësi gjen tonin, mjedisin dhe shpjegon rolin e këtij toni. 2 pikë : nëse jep dy prej tyre.1 pikë nëse flet vetëm për njërin. 0 pikë: për përgjigje të gabuara, ose kur nuk përgjigjet fare. 3 pikë koha: e pakryer, Mënyra: dëftore, Veta: e tretë, 3 pikë: kur jep të tre treguesit. 2 pikë: kur jep dy prej tyre.1 pikë: kur jep njërin prej tyre. 0 pikë: për përgjigje të gabuar, ose kur nuk përgjigjet fare. 3 pikë - pjesa kryesore: por mendjemadhi se dëgjoi. - pjesa e varur shkakore: sepse nuk deshi.- pjesa e varur kundrinore: ta dëgjonte. 3 pikë:

Pjesët e fjalisë, sa pikë do të marrin nxënësit në përgjigjet e sakta
Nëse gjen tri pjesët e fjalive nxënësi do të marrë pikët maksimale por edhe në rastin kur nuk thotë shkakore ose kundrinore sërish do të vlerësohet më të njëjtat pikë. Është e mjaftueshme që ai të tregojë faktin që ka tri pjesë dhe të dallojë pjesën kryesore dhe dy pjesët e varura. 2 pikë: nëse gjen vetëm dy pjesë të sakta. 1 pikë: nëse gjen vetëm njërën nga pjesët. 0 pikë: për përgjigje të gabuar ose kur nuk përgjigjet fare. Nxënësi do të përgjigjet me 2 pikë për përgjigje të tillë. Përdhe = për + dhe, fjalë e përngjitur, 2 pikë: kur nxënësi jep që është fjalë e përngjitur dhe formimin, 1 pikë: kur jep vetëm njërën, 0 pikë: për përgjigje të gabuar ose kur nuk përgjigjet fare 0 pikë. Nxënësi do të marrë tre pikë kur jep përgjigjen e saktë në fjalinë - Ky është një reagim i papranueshëm për një njeri normal. Ky tregon që mendjemadhi nuk dëgjonte njeri, sepse së pari nuk e kishte bërë kurrë këtë gjë më parë. Nuk donte ta bënte pasi ishte i tillë. - Kështu që natyrisht ky është një veprim që e nxjerr në pah mendjemadhësinë e tij, si tipar kryesor. - Vetëm një njeri kryeneç, absurd, nuk dëgjon se çfarë thonë të tjerët. Vetëm një njeri i dashuruar pas vetes së tij nuk dëgjon se çfarë thonë të tjerët edhe kur i pyet ata vetë. Vlerësimi me 3 pikë është, kur nxënësi thotë një nga arsyet përse ai nuk dëgjonte, që të çojnë te mendjemadhësia duke e konkretizuar me një shembull, 2 pikë: nëse nxënësi jep dy nga treguesit më lart. 1 pikë: nëse jep vetëm një tregues. 0 pikë: për përgjigje të gabuar ose nuk jep asnjë përgjigje. Për fjalinë më poshtë - I çova sytë te strofa e botuar dhe tek emri i shtypur me germa të zeza. Tamam Foqion Postoli, Eskili, Aleksandër Dyma dhe në çast e harrova tekstin e përgjigjes dhe të dy me Ilirin nisëm të hidheshim përpjetë nga gëzimi. 3 pikë:  kur nxënësi shkruan korrektësisht tekstin si më lart. 2 pikë: kur shkruan me të mëdha emrat e njerëzve, shenjat e pikësimit, por harron ndonjë gjë. 1 pikë: kur shkruan saktë më pak se gjysma e treguesve më lart. 0 pikë: kur nuk vë dorë fare mbi tekst ose kur e rishkruan gabim aq sa të mos kuptohet asgjë. Për pjesën Korbi dhe Dhelpra, 2 pikë  fatmirosh- shihe në fjalor. Fatkeq. Ta përdorë atë në fjali. 2 pikë. Kur nxënësi gjen antonimin dhe e përdor në fjali. Merr dy pikë edhe kur jep direkt fjalinë që e ka përdorimin e antonimit Brenda saj. 1 pikë: kur gjen vetëm antonimin. 0 pikë: për përgjigje të gabuar, ose kur nuk jep asnjë përgjigje. Të shkruarit do të vlerësohet me 6 pikë maksimale për çdo përgjigje pozitive. Për të vlerësuar këtë pyetje, nxënësit duhet të kenë parasysh tabelën në fund të pyetjes. 2 pikë: shtjellimi i temës dhe idesë. Këtu nxënësi duhet të tregojë një ngjarje ose t