Të tjera rreth shkrimit Ja lista e fituesve sipas degëve Pikët e fituesit të fundit sipas programeve të studimit Lista e kandidatëve fitues, Raundi I, Faza II, viti akademik 2013-2014
TIRANE- Ministria e Arsimit ka publikuar listën e fazës së dytë të fituesve në Universitete. Kjo është lista përfundimtare e të gjithë atyre kandidatëve që kanë realizuar provimet e Maturës Shtetërore, dhe kanë plotësuar formularin me degët përkatëse në të cilat kanë kandiduar, dhe janë shpallur fitues. Pas publikimit të kësaj liste, fituesit do të ndjekin studimet në degën ku janë shpallur fitues, ndërsa regjistrimi përfundimtar do të realizohet në sekretaritë mësimore, gjatë javës së parë të fillimit të vitit akademik.
 
Ndërsa të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të fitojnë në një nga preferencat e tyre, do të mund të aplikojnë sërish, duke plotësuar formularin A3. Me shpalljen e kuotave të mbetura të lira, këta maturantë mund të listojnë sërish degët në të cilat dëshirojnë të studiojnë.
 
Ja lista e raundit të dytë të fituesve në universitete

Lista e kandidatëve fitues, Raundi I, Faza II, viti akademik 2013-2014




Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)