Puna ne te zeze rrezikon qe te prodhoje breza pa pension ne vendin tone, ose pensione te reduktuara ne vendin tone. Per kete arsye, Organizata Nderkombetare e Punes (ILO) ka dhene nje sere sugjerimesh per kompanite private por edhe per Ministrine e Punes, qe te marre masa per reduktimin e ketij fenomeni. Vitin e kaluar ILO, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Federatat e Sindikatave te Ndertimit dhe Shoqaten e Ndertuesve te Shqiperise, ndermori nje studim per te identifikuar burimet dhe shkaqet e punes se padeklaruar ne sektorin e ndertimit dhe bashkerisht u formuluan rekomandime per te luftuar punesimin informal. Sipas ketij studimi, pas identifikimit te problematikave, qeveria shqiptare ka marre masa legjislative dhe rregullatore, te cilat duhet te kontribuojne ne reduktimin e punesimit informale ne te gjithe sektoret e ekonomise kombetare. Midis masave me te rendesishme kane qene; reduktimi i takses per biznesin e vogel, reduktimi i ndjeshem i kontributeve te sigurimeve shoqerore si per punedhenesit ashtu edhe per punemarresit, zbatimi i takses se sheshte, kanalizimi i pageses se rrogave nepermjet sistemit bankar, zbatimi i sistemit te pagave referuese ne sektorin privat si edhe krijimi i kushteve kufizuese per shoqerite, te cilat marrin pjese ne tenderat publike. Nderkaq, studimi ve theksin ne dobesine qe vijojne te kene institucionet qe duhet te parandalojne ekonomine informale. "Dialogu social ne nivel kombetar, rajonal dhe sektorial duhet te iniciohet dhe te promovohet bashkerisht nga partneret e ILO-s", thuhet ne rekomandimet e studimit, te cilat i jane bere publike institucioneve shqiptare.